Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Ukrainës, ndërsa ushtarët rusë vrisnin këdo që u dilte përballë. CNN ka sjellë rrëfimin e pazakontë të Nikolla Kulichenko, i cili u varros nga rusët pasi u mendua se kishte vdekur. Historia e plotë: Deri më 18 mars, jeta e familjes Kulichenko nuk kishte ndryshuar shumë, edhe pse rusët kishin pushtuar fshatin Dovzhyk. Vetëm kur një nga kolonat e tyre u bombardua, ushtarët rusë u nisën në kërkim të atyre që ishin përgjegjës. Mbërritën në shtëpinë e drurit ku jetonte Nikolla me dy vëllezërit e tij, Jevhen dhe Dmitro, së…
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas tij merrte telefonate dhe mesazhe në mënyrë që mos i përmendte emrin kundërshtarit. Gjatë takimit elektoral në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së, Berisha u shpreh se Lulzim Basha u angazhua për llogari të qeverisë në veprime antiligjore dhe anti demokratike në PD. “Ish kryetarit i binte telefonin ose i vinte mesazhi dhe nuk guxonte të përmende emrin e kundërshtarit para jush. Në të gjithë këtë dëshpërim, ne nuk ishim në lartësinë e idealeve tuaja, por përsëri ju qëndruat. Me të gjitha këto ne më 25…
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratik, Gazment Bardhi, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Twitter’, pas akuzave të Berishës se janë marrë peng nga Taulant Balla lidhur me çështjen e presidentit.about:blank Bardhi e ka sulmuar ashpër duke thënë se ish-kryeministri po poshtëron veten, në qëllimin e tij për t’u pasuruar ende ndonëse është shpallur Non Grata nga SHBA si një njeri që ka përdorur pushtetin për të rritur zerot në llogarinë e tij personale dhe të familjarëve të tij. “Poshtërimi i vetvetes dmth të jesh damkosur ndërkombëtarisht se ke përdorur pushtetin për të pasuruar familjarët, dhe të mos…
Një super vëmendje të madhe ka marrë takimi Bora-Donald në Afterparty-n që zhvilloi stilisti i mirënjohur, Valdrin Sahiti. Mirëpo, së fundmi, ish-konkurrentja e Për’Puthen, Sindi Loci ka bërë një reagim në rrjetin social “Instagram” duke thumbuar dyshen Bora-Donald. Sindi u ndal edhe të bullizmi që iu bë Beatrix, duke shkruar: “E bëtë gocën e shkretë horre përpara të gjithëve vetëm sepse u dashurua (me pastërtinë dhe sinqeritetin më të madh) dhe ra pre e dy lojtarëve më të mëdhenj”.Mos vallë, këta ish-konkurrentë të Për’Puthen kërkojnë sërish të jenë në qendër të vëmendjes, teksa kërkojnë që të komentojnë ç’do gjë që…
Dashamir Shehi është emri që dy nga deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Agron Duka kanë diskutuar si një propozim të mundshëm për President të Republikës së Shqipërisë. I kontaktuar nga Abcnews.al, Shehi u shpreh falënderues ndaj kolegëve të tij për propozimin, por shtoi se kjo mbetet një hipotezë, pasi janë dhe grupet e tjera në parlament që përfaqësojnë dhe ato opozitën që do të paraqesin emrat e tyre. Shehi theksoi se nëse palët do të propozonin emrin e tij, ai do e mirëpriste, por në fund do të jetë Rama dhe mazhoranca ata që do të vendosin për zgjedhjen…
“Kjo finale, për mua do të jetë më e rëndësishmja. Sepse duhet ta luaj akoma dhe ndoshta ta fitoj. E para, megjithatë, është ndeshja në Torino”. José Mourinho, fillimisht në “Sky” dhe më pas në konferencë, në ditën e medias të organizuar nga UEFA në “Trigoria”, foli për ndeshjen që të gjithë presin në Romë: finalen e “Conference League” kundër Feyenoord, më 25 maj në “Arena Kombëtare”, Tiranë: “Ne do ta luajmë finalen pas një jave, por para asaj, të premten, Torino do të shërbejë për të siguruar Kupat e Evropës në sezonin e ardhshëm përmes kampionatit. Për mua, të…
Shkrimtarja dhe deputetja e PD-së Flutura Açka ka shprehur indinjatën e saj për lajmet në media. Teksa shprehet e revoltuar për lajmin ku ajo shfaqet duke ecur me bastun, deputetja demokrate thekson se në media nevojitet një raport më i drejtë mes lajmin dhe anës njerëzore. “E di, media ka gjithë të drejtën ta bëjë bastunin tim njerëzor lajm parlamentar, por në respekt edhe të thelbit të jetës sime, duhet të kishte bërë lajm që këtë javë publikova edhe librin tim më të ri “Tulipanë të vonuar”, të cilin lexuesi im do ta marrë pa patur nevojë për shumë zhurmë.…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë sot për të përditshmen sportive italiane “TuttoSport”, ku ka folur për përgatitjet e Shqipërisë për të pritur finalen e Ligës së Konferencës. Numri një i qeverisë ka folur edhe për faktin se si shqiptarët janë ndjekës të futbollit italian dhe ndonëse nuk e ka fshehur që është një juventin, ka pranuar se në finale do të bëjë tifo për skuadrën e Romës së Murinjos. Fjalë të cilat janë pasqyruar gjerësisht në mediat italiane, duke cituar edhe frazat e tij rreth Kielinit, Dibala e Alegrit. Megjithatë, mediave pranë klubit të Lacios, rivalëve të përhershëm…
Dikur simbol i regjimit totalitar, sot Piramida e Tiranës po merr formën e një qendre të jashtëzakonshme, që do të shërbejë si pika më e madhe e teknologjisë kreative në Ballkan.Gjatë inspektimit të punimeve me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tregoi disa detajet e projektit, që po merr jetë çdo ditë. “Kemi 16 kuba individuale, të cilat duken sikur janë të “hedhura” nga dora e një fëmije, që ngjasojnë me lojën e njohur LEGO. Ideja është që këto hapësira do të jenë për përdorime të ndryshme,…
Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet. Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet duke nisur nga dita e sotme, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. VENDIMI ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 234lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222lekë/litër.✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 237 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 225 lekë/litër.✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.(…
Pretendimet se presidenti i Ukrainës Zelensky është shtetas rus janë hedhur poshtë duke u cilësuar si të rreme. Gjatë muajit prill, një foto e pasaportës së Zelensky që shfaqej si rus e tregonte atë të ri Volodymyr Zelensky. Fotoja bëri xhiron e rrjetit kryesisht në Telegram, ku theksohej se Zelensky ishte rus dhe nuk ishte i përshtatshëm për presidencën ukrainase. Këtë rast e transmetuan mediat ruse. Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Fotoja e pasaportës është e rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar. BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk…
Shqipëria do të investojë për hekurudha në të ardhmen. Një e tillë do të ndërtohet për të lidhur Durrësin me Prishtinën. Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka një marrëveshje me qeverinë e Kosovës për të hapur këtë projekt. “Kjo hekurudhë ka një rëndësi të veçantë për Kosovën dhe Shqipërinë që do të mundësojë transportin e shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave, së pari mes Shqipërisë dhe Kosovës e më tej për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Balluku.