Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në konferencën ndërkombëtare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike, me temë “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”, ku gjatë fjalës së tij ka deklaruar se është koha që të mbështeten një apo dy kompani, me qëllim për në vitet në vijim të jenë gati për t’u hedhur në tregjet e kapitalit. “Sfida më e madhe është të vazhdojmë me reformat, një vend si i yni ka nevojë të panegociueshme për reforma të vazhdueshme. Besoj se nuk duhet…
Author: tirana
Policia e Pogradecit ka arritur të vejë në pranga 33-vjeçarin B. B., i cili ishte shpallur në kërkim prej disa javësh. Ky person akuzohet se nuk ka kallëzuar tentativën e vrasjes së 22-vjeçarit Johan Muçollari, nga Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari. Ndërkohë, më herët janë arrestuar për mos kallëzim krimi, Fatjon Bono, Kristian Kreston, Hekuran Gjonan, Ledion Shkullakun dhe Rudi Shaho. Në pamjet e publikuara nga policia, shihet se si shoqërohet 33-vjeçari në Komisariat. Kujtojmë se në ngjarjen e ndodhur më 25 prill të këtij viti, mbeti i plagosur Johan Muçollari, por për fat të mirë, ndodhet jashtë rrezikut për…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet këtë të enjte në Berlin në kuadër të një vizite zyrtare. Kreu i qeverisë shqiptare është ftuar nga fondacioni Körber-Stiftung, ku do të marrë pjesë në një bashkëbisedim me parlamentarë të të gjitha forcave politike në Bundestag.
Aktorja e njohur e serialit televiziv “As The World Turns”, Marnie Schulenburg, ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare. Ajo nuk ia doli dot të fitonte betejën me sëmundjen e kancerit të gjirit prej së cilës vuante prej kohësh, ndërsa vetëm disa ditë më pas do të mbushte 38 vjeç. Schulenburg u bë e njohur përmes rolit të Alison Stewart nga 2007 deri në 2010. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në shumë seriale si Blue Bloods, The Good Fight, Elementary dhe Divorce.
Mëngjesin e kësaj të enjteje, punonjësit e inceneratorit të Fierit janë ngritur sërish në protestë pasi siç shprehen vetë ata, janë bërë katër muaj pa marrë pagat. Ndërkohë, inceneratori është sekuestruar nga SPAK për shkak të hetimeve dhe është vendosur një administrator nga shteti. Ky ndryshim i ka lënë ata katër muaj pa paga. Punonjësit deklarojnë se janë gënjyer përsëri, pasi dje ishte afati i fundit që i’u ishte premtuar se do të likuidoheshin. Punonjësit kanë bllokuar hyrjen e inceneratorit dhe nuk lejojnë që të futen mjetet me mbetje, ndërsa thonë se protesta do të vazhdojë. “Protesta do të vazhdojë…
Pas nënshkrimit të kontratave të reja me Rudolf Turkajn dhe Mario Dajsinanin, skuadra e Laçit ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm për sezonin e ardhshëm futbollistik 2022/2023. Përmes një postimi në rrjete sociale, Laçi ka njoftuar se drejtuesit e klubit kanë nënshkruar një marrëveshje të re me trajnerin Shpëtim Duro, i cili u rikthye para pak javësh në krye të skuadrës. Duro do të ketë të gjitha mundësitë për të ndërtuar Laçin e sezonit të ardhshëm ashtu siç do ai dhe të tentojë vitin tjetër, pse jo, titullin kampion. Sigurisht objektiv është edhe kalimi i sa më shumë tureve…
Një bombol gazi ka shpërthyer dje rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në qytetin e Fierit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e Y.M i cili ka marrë dëmtime të lehta. Informacion paraprak: Sot rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M. ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit. Shtetasi Y. M ka marrë dëmtime të lehta në duar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Mëngjesin e sotëm është shënuar një tjetër ngjarje e rëndë e cila ka ndodhur këtë herë në fshatin Boçovë të Fierit. Mësohet se një 43-vjeçar i quajtur Eduart Metushi, ndërsa punonte me zetor në tokat e fshatit Boçovë ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë në kanal. Sipas informacioneve, mjeti e ka zënë Metushin poshtë dhe për pasojë ai ka humbur jetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Njoftimi i policisë: “Fier/Informacion paraprak Sot rreth orës 08:00, në fshatin Boçovë, Fier, shtetasi E. M., 43 vjeç, duke punuar me zetor në tokat e…
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, António Guterres ka ngritur alarmin se mungesat ushqimore të nxitura nga lufta në Ukrainë mund të shkaktojnë “kequshqyerje dhe uri në një krizë që mund të zgjasë me vite në të gjithë botën, shkruan The Guardian. Teksa ishte prezent në një samit në Nju Jork, Guterres mbajti fjalën e tij ku i bëri thirrje Rusisë që të heqë bllokadën e saj në Detin e Zi, e cila po pengon dërgesat e drithit ukrainas në tregjet jashtë vendit. “Le të jemi të qartë: nuk ka zgjidhje efektive për krizën ushqimore pa riintegrimin e…
Mësohet se SPAK ka lëshuar disa urdhër arreste për krime të rënda dhe krim të organizuar. Për rrjedhojë, me urdhër të saj, Policia e Shtetit ka nisur një aksion në disa qytete të vendit. Burime bëjnë me dije se në total Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 32 urdhër-arreste dhe policia po bën ekzekutimin e tyre. Operacioni është në vijim e sipër dhe priten detaja të reja në vijim. Ndërkaq, 10 persona pritet që të vihen në pranga vetëm në qytetin e Elbasanit. Pas dëshmisë së dhënë nga Nuredin Dumani që pas arrestimit nga ana e forcave RENEA në qytetin e…
Një aksident tragjik ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit ku për pasojë një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër është i plagosur rëndë dhe ndodhet në gjëndje kritike në spital. Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Kolsh në Kukës. Makina tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka përfunduar në 100 metra thellësi në një humnerë. Sipas informacioneve, dy të rinjtë nga Tropoja po udhëtonin nga Tirana drejt Kukësit. Shkak i aksidentit deri më tani dyshohet se ka qenë pakujdesia dhe manovrimi i gabuar…
Një aksident ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës së kaluar ku një autobus nga Kosova është përplasur në Austri. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Salburg. Për pasojë mësohet se janë lënduar 20 pasagjerë. Tre prej tyre raportohen se janë në gjendje më të rëndë. Sakaq, brenda autobusit ishin rreth 25 udhëtarë.