Author: tirana

Ish-lojtari i njohur brazilian i Milanit dhe Real Madridit, Rikardo Kaka ka dhënë një njoftim të madh në profilin e tij zyrtar në “Instagram.” Kujtojmë që fituesi i Topit të Artë në vitin 2007 hoqi takat e futbollit para 5 vjetësh dhe së shpejti pritet të veshë këpucë serioze, kostum dhe kollare. Fantazisti brazilian pritet të vazhdojë karrierën e tij si trajner futbolli. Përmes një postimi në rrjete sociale, Kaka ka publikuar një foto ku duket qartë ai dhe licensa e trajnerit dhe më poshtë shkruan: “ Një tjetër kurs i kompletuar. Trajner me diplomë, tani më mungon vetëm skuadra!”…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës tha se tetë persona kanë marrë ndihmë mjekësore në Salzburg të Austrisë, pas aksidentimit të një autobusi me targa të Kosovës. Në njoftim thuhet se shtatë persona janë liruar nga spitali, ndërkaq një po vazhdon trajtimin mjekësor. “Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”, thuhet në njoftim. MPJD tha po ashtu se ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim…

Read More

Një 40-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për plagosje është arrestuar sot nga Policia e Tiranës. Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Koçi, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi ka plagosur me mjete prerëse 2 shtetas. Njoftimi i policisë: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Piaza”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. I shpallur në kërkim për plagosjen e 2 shtetasve, kapet dhe vihet në pranga 40-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

Read More

Kanë dalë në dritë disa nga emrat që mund të propozohen nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj si kandidatë potencialë për kreun e ri të shtetit. Mes emrave që qarkullojnë brenda demokratëve janë Ina Rama, Visar Zhiti, Dritan Demiraj, Dashamir Shehi, Neritan Ceka apo Arben Cejku. Ndërkohë Majlinda Bregu dhe Dashamir Shehi pritet të jenë propozime të aleatëve të PD-së. Vlen të theksohet se një nga emrat më të rëndësishëm është ish-kryeprokurorja e Përgjithshme Ina Rama, e cila spikat për përplasjet e ashpra me Sali Berishën disa vjet më parë. Siç duket, këto emra vijnë si një…

Read More

Sulmuesi i Liverpoolit, Divock Origi do të largohet nga Liverpool dhe do të probvojë një eksperiencë të re në Serie A, ku t’i bashkohet skuadrës së Milanit. Gazetari Daniele Longo shkruan se marrëveshja mes Milanit dhe Origit është arritur dhe tani ka mbetur vetëm firma mbi kontratë. Pas finales së Champions League, që Liverpool e luan ndaj Real Madrid më 28 maj, sulmuesi do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijojë me formalitetet e tjera, si firma dhe prezantimi.

Read More

Me anë të një deklarate për mediat, deputeti Oerd Bylykbashi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Komisionit të Rithemelimit lidhur me mbledhjen e të mërkurës të katër Grupeve Parlamentare në Kryesinë e Kuvendit. Siç shprehet Bylykbashi, ditën e djeshme u shpall një “marrëveshje e re” me anë të të cilës Taulant Balla i dha të drejtën Enkelejd Alibeajt që të propozojë kandidatë në tre raundet e para. Pra, vijon Bylykbashi, kandidatët do t’i sigurojë ajo që ai e cilësoi se “opozita e zgjedhur prej Ramës” dhe kështu kreu i i ri i shtetit do të “shitet” si konsensual. “Alibeaj…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Grupit të Rithemelimit, Tritan Shehu u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të grupit parlamentar të PD-së që të mos shkojnë në mbledhjen e sotme të thirrur në mesditë nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e Presidentit. Sipas Shehut, Alibeaj në fund të “takimit” të djeshëm, dekonspiroi thelbin e tij kur foli për një “opozite për të arritur 84 votat”. Ai iu bën apel deputetëve të mos bëhen pjesë e asaj që do t’i ndante përfundimisht me elektoratin e tyre demokrat. Postimi i deputetit Tritan Shehu: Nje pseudo e mini opozite per te arritur…

Read More

Showbizzit shqiptar mesa duket i është shtuar një çift i ri. Fjala ësbtë për moderatoren bukuroshe Evi Reçi dhe ish-banorin e “Big Brother VIP”, Kledi Hysa. Lajmi bëhet me dije nga burime për Kryefjala.com. Sakaq, po të dallosh fotot e dyshes në rrjetet sociale vihet re që kanë qenë në disa vende njëkohësisht. Për shembull, së fundmi janë të dy në Vlorë. Të gjithë fansat kuriozë presin me padurim një reagim nga Evi dhe Kledi.

Read More

Moisi Habilaj është dënuar përfundimisht me 15 vjet e 5 muaj burg nga drejtësia italiane. Sipas mediave italiane, Gjykata e Lartë atje ka rrëzuar kërkesën, duke lënë në fuqi dënimin ekzistues për të. Habilaj akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grupit të strukturuar kriminal. Ai u vu në pranga nga policia italiane në vitin 2017 së bashku me 11 persona të tjerë, të cilët kryenin transportin e drogës nga Shqipëria në Siçili. Moisi Habilaj kaloi mbi 3 vjet në paraburgim në pritje të gjyqit, por pas kërkesës së avokatit të tij, masa e sigurisë u lehtësua në “arrest shtëpie”. Së…

Read More

Siç duket, Kylian Mbappe e sheh të ardhmen e tij larg Parsi Saint-Germain duke u afruar gjithnjë edhe më pranë transferimit të tij te Real Madrid. Për shkak të boshllëkut të madh që do të krijojë ylli francez tek parizienët, PSG është duke lëvizur “tullat” dhe po shikon përreth për një zëvendësues të duhur. Zëra të shumtë thonë se emri kryesor që është futur në kllapa është ai i sulmuesin anësor senegalez të Liverpoolit, Sadio Mane.

Read More

Mbrojtësi italian Francesco Acerbi do të jetë zëvendësuesi i Giorgio Chiellinit te skuadra e Juventusit. Mësohet se bardhezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Lazion për një shkëmbim me Daniele Ruganin. Marrëveshje e lindur që në sfidën mes tyre e cila përfundoi 2-2, ku Allegri dhe Sarri kanë dhënë dritën jeshile për këtë shkëmbim. 34-vjeçari do të bëhet plotësisht një lojtar i Juventusit, ndërsa Rugani me shumë gjasa do të mbërrijë në Romë në formë huazimi me detyrim për t’u shlyer.

Read More

Ditën e sotme, SPAK firmosi një sërë urdhër arrestesh për disa personazhe të njohur të botës së krimit. Mësohet se në shënjestrën e SPAK janë Ervis Martinaj, Suel Çela, Sokol Sanxhaktari (dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit), Talo Çela dhe Kamber Mehja. Ndër këta personazhe theksojmë se Sokol Sanxhaktari është në burg për vrasje ndërsa Talo Çela është në kërkim, i akuzuar për disa krime. Pasi SPAK ka kërkuar arrestimin e personave të sipër përmendur, Gjykata e Posaçme i ka miratuar urdhrat e arrestit për ta. Sipas informacioneve, janë firmosur gjithashtu mbi 55 urdhër kontrolle në ambiente të ndryshme si shtëpi,…

Read More