Gjatë vizitës zyrtare në Berlin kryeministri Edi Rama është takuar dhe me kreun e grupit parlamentar të socialdemokratëve dhe drejtues të tjerë të kësaj force. Rama ka publikuar foto nga vizita dhe takimet, ku shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe zv.ministrja e Brendshme Romina Kuko. “Me Rolf Mützenich, kryetar i grupit parlamentar dhe drejtues të tjerë të SPD 🇦🇱🤝🇩🇪”, shkruan Rama.
Author: tirana
Christie Smythe, ish-gazetarja 39-vjeçare që u dashura dhe krijoi një romancë platonike me shqiptarin më të urryer në SHBA, Martin Shkrelin, ka deklaruar se tashmë që ai është jashtë burgut, pasi është liruar para kohe duke e përfunduar dënimin me 5 vite në vend të 7, mezi pret ta përqafojë. Ajo ka deklaruar u njohën në vitin 2015, kur ishte duke mbuluar rastin e tij për revistën Bloomberg News, por gjatë vitit 2020, i shkëputën marrëdhëniet. “Kam folur me të disa ditë më parë,” tha Smythe për The Post, vetëm disa orë pas lirimit të Shkrelit nga burgu federal Allenwood. “Shpresoj…
Ditën e sotme, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u takua në ambientet e kryesisë së Kuvendit me drejtuesit e dy partive aleate, PDIU-në dhe PAA-në. Sipas informacioneve, gjatë këtij takimi Agron Duka ka deklaruar se ai dhe kreu I PR-së, Fatmir Mediu do të propozojnë emrin e Dashamir Shehit për President, ndërkohë që Mesila Doda e PDIU-së ka kërkuar më shumë kohë. Mësohet se ky takim është zhvilluar një orë përpara se Alibeaj të zhvillonte një takim me grupin parlamentar demokrat, ndërkohë që gjatë pasdites mund të ketë një tjetër takim me aleatët për të hartuar…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku janë regjistruar të shtëna me armë zjarri brenda një shkolle. Për pasojë, raportohet se një grua ka përfunduar në spital. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në Bremerhavem 90 km në Perëndim të Hamburgut. Policia ka njoftuar se ka arrestuar autorin, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas së plagosur. “Nxënësit janë në klasat e tyre me mësuesit e tyre”, tha policia në një deklaratë. “Policia ka nën kontroll situatën në vendngjarje. Masat e policisë po vazhdojnë”, shtuan më tej ata.
Gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar të Partisë Demokratike të thirrur nga kreu i tij, Enkelejd Alibeaj po diskutohen për herë të parë për emrat e kandidatëve për President që do t’i shkojnë maxhorancës për votim në Parlament. Mësohet se janë një numër i madh kandidatësh të propozuar nga deputetët demokratë. Kujtojmë se në këtë mbledhje marrin pjesë vetëm 26 deputetë pasi Komisioni i Rithemelimit e ka bojkotuar atë. Kandidatët e propozuar: Ferdinand Xhaferri propozon Leonard Demit Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika propozojnë Arben Çejkun Bledjon Nallbati propozon Dritan Demirajn Kreshnik Çollaku propozon Dashamir Shehin dhe Jorida Tabakun Sajmir Koreshi propozon Visar Zhitin Xhelal Mziu…
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK dhe Policisë së Shtetit për arrestimin e disa emrave, pjesë e 8 grupeve kriminale në disa qarqe. Pasi përgëzon Policinë dhe SPAK, Çuçi deklaron se asnjë kompromis me krimin e organizuar, asnjë kompromis as me punonjësit e policisë që nuk kryejnë detyrën dhe se do t’i presim rrugën së keqes kudo ajo shfaqet e në çdo kohë. “8 grupe kriminale të goditura në disa qarqe të vendit dhe 18 të arrestuar. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe SPAK për punën hetimore dhe operacionale, e cila vijon për ekzekutimin…
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit “Niko Peleshi” është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja që ajo ka pasur me aktorin, Romeo Veshaj. Pavarësisht ndarjes, Aleksia vazhdon të zgjojë kuriozitet te publiku për jetën e saj private dhe kjo vihet re nga ndjekësit e shumtë që ajo ka në Instagram.Së fundmi, e pyetur se çfarë thotë babai i saj kur ajo del nëpër portale, Aleksia u shpreh: “Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta e…
Ndërkohë që Ervis Martinaj dhe Suel Çela nuk u arrestuan dot nga policia pavarësisht lëshimit të urdhrit nga SPAK, një ndër emrat VIP të listës së 18 personave që u goditën sot nga FNSH dhe RENEA është ai i Leonard Palushit. Ky i fundit është një funksionar i lartë i Policisë së Shtetit dhe shërben pikërisht në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Lezhë me detyrë Shef i Krimeve. Palushi akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa as Arben Kraja dhe as Gledis Nano nuk dhanë detaje të tjera në lidhje me formën se si ka bashkëpunuar ai me grupet kriminale për të…
Paris Saint-Germain po luan të gjitha kartat për të mbajtur Kylian Mbappe në “Parkun e Princave”. Madje, oferta e fundit e parizienëve për yllin francez është vërtet e çmendur. Mediat e huaja bëjnë me dije se klubi i ka ofruar sulmuesit një kontroll total në operacionet sportive. Kampionit të botës me Francën i është dhënë e drejta të emërojë dhe të shkarkojë trajnerët, por edhe të vendosë se cilët lojtarë të vijnë në Paris e cilët të largohen prej aty. Por si duket Mbappe është i vendosur të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet Real Madrid. Atij i skadon…
Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që të gjithë deputetët demokratë, të jetë bashkë, ndërkohë që po diskutohet për presidentin e ri. Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj mungojnë deputetët e “Rithemelimit”, ndërsa Bardhi ka kërkuar “armëpushim” mes tyre. Ai ka propozuar që për t’u bërë të gjithë bashkë të mandatohet një grup me deputetë nga të gjitha palët në negociatat për kreun e ri të shtetit. Sakaq, Bardhi nuk ka dhënë një emër për presidentin e ri. “Të mblidhemi të gjithë deputetët e opozitës bashkë, minimalisht të gjithë deputetët e dalë nga lista e…
Një shtetas 54-vjeçar nga Devolli është arrestuar pasi akuzohet për ngacmim seksual. Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll. Dyshohet se ky shtetas ka ngacmuar seksualisht një 12-vjeçare. Kanë qenë familjarët e vajzës që kanë denoncuar 54-vjeçarin në polici pas dyshimeve të tyre.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte i pranishëm gjatë konferencës për operacionin “Golden bullet” të mbajtur në SPAK ku dha detaje të rëndësishme rreth këtij operacioni. Sipas Nanos, deri më tani janë ekzekutuar 18 masa sigurie si dhe janë sekuestruar armë zjarri, 2 antiplumb si ato që përdor Policia e Shtetit, municion luftarak, rreth 17 mijë euro, aparate celulare, fatura bankare, automjete dhe sende të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale. Konkretisht, masat e sigurisë janë lëshuar për: Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Ardian Uzuni, Altin Ndoci, Skerdi Tasi, Leonard Palushi, Fatos Gosa, Erion Alibej, Gentajan Sharra, Florenc…