Një 34-vjeçare greke ka zbuluar rastësisht në Bashki se është martuar me një emigrant shqiptar pa dijeninë e saj. Mediet greke raportojnë se shqiptari kishte dorëzuar në gjendjet civile në Athinë një certifikatë martese false nga Shqipëria, për t’u regjistruar në sistem si bashkëshort i shtetases greke për të përfituar në këtë mënyrë leje qëndrimi në Greqi. Me certifikatën false dhe me autorizimin fals të 34-vjeçares greke, shqiptari ka aplikuar pranë organeve kompetente për të përfituar lejen e qëndrimit në shtetin helen. Mësohet se ndaj 46-vjeçarit është ngritur padi për falsifikim dhe vjedhje e certifikatës false, e cila do t’i kalojë…
Author: tirana
Bordi i Transparencës vendosi të barazojë çmimin e naftës dhe benzinës në 229 lekë për litër duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme deri në mbledhjen e ardhshme të tij. Ndërsa çmimi i gazit është ulur në 90 lekë për litër. Çmimet janë ulur disi krahasuar me një ditë më parë, ku një litër naftë shitej me 234 lekë dhe një litër benzinë me 237 lekë. Njoftimi i Bordit Bordi i Transparencës në datë 19 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi: ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 229ekë/litri,…
Sistemet anti-tank “Javelin” që po përdoren me sukses në Ukrainë, priten t’i shtohet edhe Shqipërisë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kompania prodhuese e këtyre sistemeve Lockheed-Raytheon JV ku krahas Norvegjisë, Letonisë dhe Tajlandës do të prodhojnë “Javelin” edhe për Shqipërinë. Ndërkohë që situata është tensionuar në Europë me Rusinë që kërcënon me luftë Perëndimin si edhe Serbinë si mbështetëse të politikave të Putinit në rajon, kjo nismë e Shqipërisë duke të jëtë një lëvizje e fortë në drejtim të rritjes së kapaciteteve mbrojtëse të vendit.
Një tjetër i arrestuar që mbahet në paraburgim për vrasje është Ardian Uzuni, që përgatiti planin për të vrarë Filip Gjeloshin, një eskponent i krimit. Ardian (Isuf) Uzuni, 56 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, është dënuar më parë si i dyshuar për “Vrasje me paramendim” të shtetasit Edmond Cakmashi e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentative. Uzuni është arrestuar edhe në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian. Emri i Ardian Uzunit është një ndër emrat për të cilët është ekzektuar urdhri i GJKKO-së. Prokuroria e Posaçme, SPAK ndërmori aksion në disa qytete…
Dashi Partneri/ja do t’ju kërkojë ti tregoni të vërtetën dhe është gati të falë çdo gabim tuajin. Zbrazni thesin dhe mos fshihni asnjë detaj të asaj që ju ka ndodhur. Beqarët do jenë të gatshëm për çdolloj çmendurie vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar bëni kujdes me llogaritë. Demi Përdoreni kohën tuaj për të vënë pak rregull në marrëdhënien tuaj në çift. Çdo gjë tjetër do e keni nën kontroll. Beqarët do kenë takime pafund nga të cilët do argëtohen tej mase, por nuk do jenë ende gati për ndryshime. Financat parashikohen të jenë të mira dhe nuk…
Hetimet e SPAK, në kuadër të operacionit “Golden bullet”, në kuadër të të cilët janë lëshuar 32 urdhërarreste, kanë hedhur dritë edhe mbi vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit Talo Çela, Bujar Çela. Referuar burimeve nga SPAK, gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel, se vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe një tjetër i shpallur në kërkim. Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara…
Aleksia Peleshi, vajza e ministrit “Niko Peleshi” është një nga personazhet më të komentuar në mediat rozë. Shkak për këtë është bërë lidhja që ajo ka pasur me aktorin, Romeo Veshaj. Pavarësisht ndarjes, Aleksia vazhdon të zgjojë kuriozitet te publiku për jetën e saj private dhe kjo vihet re nga ndjekësit e shumtë që ajo ka në Instagram. Së fundmi, e pyetur se çfarë thotë babai i saj kur ajo del nëpër portale, Aleksia u shpreh: “Nuk është se ma shpreh shumë. Por unë e njoh dhe e di se nuk i pëlqen. Atij vetë nuk i pëlqen që jeta…
Prokuroria Speciale (SPAK) lëshoi sot 32 urdhër-arreste për kapjen e personave të botës së krimit. Mes tyre ishte edhe Suel Çela, një emër i njohur për Policinë dhe për disa ngjarje kriminale. Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë disa detaje në lidhje me krimet e porositura nga ai. Sipas burimeve të Hoxhës, bëhet me dije se një tjetër krim i porositur nga Suel Çela, është ajo e tentativës për të vrarë administratorin e shkollës private në Tiranë, Lulzim Masha. Lidhur me këtë atentat, Policia e kryeqytetit arrestoi në muajin janar shtetasin Skerdi Tasi, i cili dyshohej si vrasës me pagesë në…
Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj nuk pranoi të komentojë se cilat janë emrat që janë artikuluar si propozime për President të vendit në mbledhjen e sotme me deputetët pasi ato nuk janë përfundimtarë. Ndërkohë Alibeaj ka vënë theksin se në mbledhje janë të ftuar të gjithë anëtarët e grupit parlamentar demokrat, duke iu bërë ftesë kështu edhe mbështetësve të Rithemelimit. Por ai përjashtoi Sali Berishën. “Ne nuk kemi asgjë për të fshehur mes nesh për ti konsultuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar, të shprehin opinione e tyre, vullnetin për procesin dhe sigurisht për emra eventualë. Kjo…
Komisioni i Rithemelimit ka dorëzuar një kallëzim për kryetarin e Gjykatës së Tiranës, Flamur Kapllani, për shpërdorim detyre. Po ashtu, është kallëzuar penalisht për veprën e pretenduar shpërdorim detyre edhe kancelari i gjykatës, Donald Xhelili. Njoftimi: Në vijim të qendrimit të bërë publik nëpërmjet deklaratës së ditës së diel, dhe në mungesë të reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Partia Demokratike e Shqipërisë ka paraqitur sot kallëzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit të gjykatës së Tiranës, të cilët në mënyrë të qëllimshme ende nuk i komunikojnë zyrtarisht Partisë Demokratike vendimet gjyqësore të cilat cenojnë interesa të…
Pas kritikave të një jave më parë, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për operacionin e SPAK. “Operacioni i sotëm i SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund”, shkruan Rama.
Policia në Kavajë ka vënë në pranga një 27-vjeçar, banues në Tiranë, i cili është administrator i një firme private. Bëhet e ditur se i riu është arrestuar pasi ditën e djeshme, ka rënë nga kati i pestë i një pallati ku po punonjës një punonjës 45-vjeçar dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Objekti po ndërtohej nga firma në administrim të 27-vjeçarit A. K. I riu akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. NJOFTIMI “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Tiranë, administrator…