Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme, për fat të mirë pa persona të lënduar. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal. Aksidenti ndodhi në aksin e vjetër Fier-Vlorë, pranë fshatit Cerkovine. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet.
Author: tirana
“Bashkimi bën fuqi”. Ky ishte mesazhi i fortë që dha sot ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në kulmin e debateve politike në vend, ku kryefjalë diskutimi është zgjedhja e presidentit të ri. Duke zgjedhur që ta thotë në shqip, ambasadorja kujtoi fjalinë e njohur të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, ndërsa kujtoi edhe një element tjetër që bënë krenar popullin shqiptar, duke pohuar se jemi; popull i shqiponjave. “Kemi kaluar shumë gjëra bashkë. Nga të gjitha veprimtaritë që kemi organizuar përgjatë kësaj jave, qofshin këto koncerte, kjo e sotmja është më e parapëlqyera për mua. Nuk ka lidhje me muzikë,…
Në 1-vjetorin e shpalljes së Sali Berishës si person “non grata”, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj kritikoi ata që sulmojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga sheshi “Skënderbej” ku bashkë me ambasadoren Yuri Kim ndoqi koncertin e bandës frymore të ushtrisë amerikane, Veliaj tha është e turpshme që ende në 2022 ka nga ata që flasin me gjuhën e Enver Hoxhës duke dalë kundër SHBA-ve. Ai theksoi se shqiptarët janë shumë herë më të mirë sesa një pakicë e zhurmshme që mundohet të zgjidhë hallet e veta duke krijuar debate të pavlefshme me Amerikën. “Është bërë pak modë,…
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. Në axhendë parashikohen që zyrtari i lartë i BE do të pritet nga kreu i qeverisë në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes. Në orën 10.30, do të ketë një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11.15 do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Vizita e zyrtarit të lartë vjen ne një kohë kur pritet që Shqipëria të marrë një…
Policia italiane ka goditur një grup që akuzohen për një sërë vjedhjesh. Mediat italaine bëjnë me dije se në pranga kanë rënë reperët Baby Gang, Zaccaria Mouhib, Neima Ezza, ose Amine Ez Zaaraoui, Samy Dhahri, 19-vjeçari i njohur si Samy Free dhe një 31-vjeçar shqiptar, të gjithë të akuzuar për një sërë grabitjesh në kryeqytetin Lombard. Në hetimin e mbyllur në prill, të kryer nga Karabinierët e Pioltello-s dhe nga agjentët e Zyrës së Parandalimit të Përgjithshëm të Komisariatit të Policisë Milaneze dhe të koordinuar nga prokurori Leonardo Lesti, rezultoi se grabitjet ishin kryesisht në zonën ku zhvillohet jeta e…
Gjatë takimit të Berishës me demokratët e Korçës, një prej folëseve e vendosi në pozita të vështira ish-kryeministrin. Ajo u shpreh se koha kur ishte Berisha në pushtet, ka qenë një ndër më të mirat. Zonja kritikoi edhe qeverinë aktuale për të cilën tha se janë të gjithë për në burg dhe se kanë nga 100 dashnore.“Mirëseerdhe në Korçë, të lumshin duart, goja këmbët dhe mendja jote. Jam lindur dhe rritur në Fier. Origjina ime është korçare. Fierakët kanë një shprehje, “o Balo të hëngërt tënja, se e ke të ligur brenda’. Koha jote doktor ka qenë koha më e…
Gjithçka e ezauruar për finalen e Conference League, por shitja e 8500 biletave të vëna në dispozicion nuk shkoi siç prisnin tifozët. Asgjë nuk shkoi mirë, pak arritën ta blinin biletën për shkak të prishjeve të vazhdueshme të sistemit dhe problemeve që lidhen me ndërhyrjet e shumta në të njëjtën kohë për të rrëmbyer një biletë për stadiumin me 19 mijë vende që do të presë finalen. Vetëm 4 mijë bileta janë në dispozicion për mbështetësit e dy skuadrave. Në total rreth 8 mijë tifozë nga Holanda pritet të zbarkojnë në Tiranë. Kees Lau, kryetari i shoqatës së tifozëve të…
Një 16-vjeçar është rrahur nga xhaxhai i tij në Itali për shkak të orientimit të tij seksual. Silvio Cilento, president i Arci Cosenza, ka treguar historinë e cila ndodhi në Cozenza më 17 maj, ditën ndërkombëtare kundër homofobisë, përmes një postimi në Facebook. Xhaxhai kishte thirrur tre burra të tjerë për ta ndihmuar. Pas sulmit, xhaxhi e shoqëroi në banesë nipin dhe i tha “tani vdis në shtëpi.” Djali kishte 4 brinjë të thyera dhe lëndime të shumta. Ngjarja është raportuar në polici.
Ish-deputeti Myslim Murrizi e cilëson si një karrem procesin e ndjekur nga kryeministri Edi Rama për zgjedhjen e presidentit të ri, të cilën opozita e ka ngrënë. Në emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Murrizi u shpreh se mazhoranca po tallet me këtë proces, sidomos kur fton opozitën në tryezë për negociata. “Opozita ka ngrënë atë karrem të cilin qëllimisht e ka hedhur si lajm të madh se do të bëjë konsultim të madh. Një tallje e gjitha. Aq më shumë kur shoh që këtë tallje kërkojnë ta instituciolizojnë si tavolinë pune, bisedime apo mbledhje të një grupi të deputetëve opozitarë…
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me demokratët në Korçë, në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD-së. Gjatë takimit Berisha ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po i grabit pasuritë shqiptarëve. Berisha shtoi se sot vendi ka një opozitë të vërtetë që do të përballet me regjimin e Ramës. Gjithashtu ish-kryeministri nuk la pa shigjetuar edhe komunikimi mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit Rama për të cilën tha: Vuçiç dhe Rama i bëjnë like njëri-tjetrit si adoleshentë në Facebook, pëlqehen. Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit Sali Berisha: “Sot ne jemi opozitë e…
Zjarr në katin e tretë të një godine në Fier. Mësohet se në këtë godinë kanë qenë më parë zyrat e PD, ndërsa aktualisht ky kat është i pashfrytëzuar. Burimet bëjnë me dije se në katin e parë të godinës ndodhet edhe çerdhja nr. 1 e qytetit. Zjarrfikësit janë duke punuar, por është e vështirë shuarja e flakëve. Zjarrfikësit janë lajmëruar nga banorë të zonës të cilët kanë parë të dalë tym nga dritaret.
Të ziera apo të skuqura, gjithashtu edhe në shumë mënyra të tjera, vezët janë një ushqim i përsosur. ”Ato përmbajnë proteina të shoqëruara me yndyra (45% të ngopura, pjesa tjetër të pangopura), kripëra minerale dhe vitamina, veçanërisht vitaminë A”, shkruan focus.it. Megjithatë, në të verdhën e saj ka shumë kolesterol (rreth 300 miligramë). Dy studime kanë krijuar gjithashtu konfuzion të mëtejshëm midis konsumatorëve. Në vitin 2018, një studim i botuar në ”American Journal of Clinical Nutrition” duke argumentuar se konsumimi i 12 vezëve në javë për një vit të plotë nuk shkaktonte rritje të rrezikut kardiovaskular. Më pas, në vitin…