Author: tirana

Ronela Hajati është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh në turne për shkak të Eurovision 2022 dhe së fundmi në Torino të Italisë. Ajo ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti, por nuk ka arritur të kaloj në finale. Ronela ka bërë një postim në Instastory, ku ka zbuluar se ka shumë projekte për të përfunduar dhe nuk ka kohë për pushim. “Nuk e keni idenë sa kam qarë kur mbërrita në Tiranë sot… gjithsesi kam tre javë që qaj nga emocionet dhe tani gjithçka ka mbaruar. Kam marrë shumë dashuri nga shumë shtete dhe njerëz. Tani… po rikthehem…

Read More

Stadiumi Santiago Bernabeu i ri tashmë po gjeneron të ardhura të larta për Real Madridin dhe të mërkurën, klubi zyrtarizoi një marrëveshje me grupin investues “Sixth Street” dhe grupin amerikan të argëtimit sportiv “Legends” për funksionimin e ambientit, i cili do t’i sjellë klubit të ardhura prej 360 milionë euro, shifër e konfirmuar zyrtarisht nga “Los Blancos”. Marrëveshja u ratifikua zyrtarisht të mërkurën nga bordi i drejtorëve të Real Madridit, edhe pse vetëm të enjten u zyrtarizua. “Transformimi i Estadio Santiago Bernabeu do të jetë një pikë kthese në historinë e Real Madridit”, tha Florentino Perez. “Kjo aleancë do të…

Read More

Çfarë historie me protagonist ish-futbollistin dhe biznesmenin David Beckham, i cili së bashku me familjen e tij po ngacmohet nga një grua që pretendon se është nëna biologjike e vajzës së tij, Harper Seven, dhe akuzon legjendën e Manchester United se i ka vjedhur vezët. Për shkak të këtij incidenti, Beckham ndihet i “kërcënuar” dhe “i frikësuar për sigurinë e familjes së tij”, pasi gruaja është paraqitur në më shumë se një rast në shkollën e vajzës së tij për t’u përpjekur të flasë me të dhe i ka dërguar letra ish-futbollistit, sipas “BBC”. Përveç kësaj, Sharon Bell, 58 vjeç,…

Read More

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka mbërritur në Tiranë në kuadër të një vizitë zyrtare ku është pritur nga kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ka dalë disa minuta para mbërritjes së Michel për ta pritur në Bulevard. Ndërkohë, pas takimit të 2 liderëve dhe takimit të dy delegacioneve, në orën 11:15 do të mbahet dhe një konferencë e përbashkët mes Michel dhe Ramës.

Read More

“Në fillim, nuk mund ta shihja dëmin e shkaktuar në shtëpinë e Ivan Simorovit, e cila ndodhet në qytetin ukrainas të Borodyanka afër Kievit. Pastaj e kuptova arsyen që nuk pashë ndonjë gjë, pasi aty nuk kishte mbetur ndonjë shenjë që mund t’i ngjasonte ndonjë shtëpie”, pohon gazetari James Waterhouse, i cili e intervistoi Ivanin. “Ishte 26 shkurti, ishim duke biseduar në stacionin policor, kur papritmas dëgjuam një shpërthim të fuqishëm”, shton ai duke e rikujtuar momentin kritik. Agresioni rus në Ukrainë kishte vetëm dy ditë që kishte filluar gjersa rusët kishin nën shënjestra të gjitha qytetet dhe fshatrat që…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja ka paraqitur raportin vjetor për vitin 2021 të institucionit që ai drejton në Komisionin e Ligjeve. Ndër të tjera, Kraja theksoi se janë marrë masa për pavarësinë e prokurorëve. Ai beri të ditur gjithashtu se gjatë vitit 2021 ka një rritje të personave nën hetim dhe atyre të dënuar. “Kemi pasur një rritje të kërkesave për ndihmë juridike nga autoritet e huaja. Janë hetuar në 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Një nga skuadrat me ato të Barit është cilësuar nga Eurojust si më e suksesshme. Kemi bërë…

Read More

“Rusia po kryen gjenocid në Ukrainë dhe për këtë pushtuesit patjetër do të sillen para drejtësisë”, kjo është ajo çka ka deklaruar Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy i cili ka përsëritur sërish pretendimin e tij. Mbrëmjen e djeshme, Zelensky u shpreh në një fjalim video se sulmet ndaj infrastrukturës civile ishin një “përpjekje e qëllimshme dhe kriminale për të vrarë sa më shumë ukrainas të jetë e mundur”. Rusia më parë ka mohuar ashpër sulme të tilla. Zelensky tha se jeta ishte bërë “ferr” në rajonin lindor të Donbasit – i cili ishte “shkatërruar plotësisht”. Ai gjithashtu përshëndeti gjyqin e…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur e plagosur një 60-vjeçare. PSipas policisë, gruaja ishte duke kaluar rrugën në këmbë në momentin që ka ndodhur përplasja e dy makinave, e si pasojë është plagosur. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 20.05.2022, në rrugën “Thoma Koxhaj”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. I., me automjetin me drejtuese shtetasen A. S. Për pasojë është dëmtuar shtetasja L. H., 60 vjeçe, që po kalonte rrugën në këmbë, në momentin e përplasjes së automjeteve, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në…

Read More

Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK dhe të Policisë, i koduar “Golden Bullet”. Mes shumë dëshmish të siguruara në dosjen hetimore vihet re edhe ajo e Skerdi Tasit, të riut që i bëri atentat pronarit të një shkolle private të quajtur, Lulzim Masha. Në dëshminë e tij, Taski ka treguar me detaje se çfarë ka bërë ditët që po organizonte të kryente krimin. “Në muajin Janar kisha ardhur disa ditë në Tiranë dhe kam qëndruar në banesën e vëllait, Nikolin Tasi në lagjen “Ali Demi”. Kam qëndruar edhe në shtëpinë e Arjan Hoxhës nga Tepelena që…

Read More

Një shpërthim tritoli u regjistrua gjatë orëve të mbrëmjes në Shkodër. Një person i pa identifikuar i ka vendosur lëndë plasëse në lokalin e një efektivi policie, Ndrek Rrasa në Grudë të Re. Në kamerat e sigurisë shfaqet autori i cili ka përdorur një mënyrë mjaft të pazakontë për t’u mos u identifikuar. Ai është maskuar si grua, i veshur me fustan, ndërsa në koka mban një paruke me flokë të gjata. Në pak sekonda ai i vendos tritolin lokalit të efektivit, ndërsa i vendos flakën edhe furgonit të tij të parkuar para biznesit. Sakaq, policia ka nisur hetimet për…

Read More

Drejtuesit e klubit napoletan janë duke përgatitur një revolucion të pjesshëm, ku priten ndryshime të ndjeshme që do të sjellin një skuadër tjetër në sezonin e ardhshëm. Për momentin, Napoli ka një çështje të rëndësishme të cilës duhet t’ japë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe ajo lidhet me fatin e Osimhen, një lojtar për të cilin pretendojnë afro 100 milionë euro dhe shitja ose jo e tij pritet të ketë një efekt domino të madh në klub. Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla, vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me Osimhem por mbi të gjitha me zëvendësuesin…

Read More

Ministria e Financave po përgatit një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat, ku një pjesë e rëndësishme e tij lidhet me tatimin e të vetëpunësuarve në sektorin e shërbimit. Në draftin, që është ende në formë paraprake, parashikohet që “Të ardhurat e realizuara nga profesionet e lira dhe të pavarura konsiderohen të ardhura nga punësimi”. Më herët, Drejtori i përgjithshëm i politikave fiskale, Niko Lera ka pohuar për “Monitor” se të vetëpunësuarit që ofrojnë shërbime, (që nuk shesin mallra, por ofrojnë shërbime) pasi t’u zbriten të gjitha shpenzimet dhe pasi t’u njihen të gjitha lehtësitë fiskale në fuqi…

Read More