Policia Kufitare ka goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në Rinas me dokumente të falsifikuara. Për rredhojë, janë vënë në pranga në flagrancë 2 të rinj. Policia njofton: Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, shtetasit:K. K., 21 vjeç…
Author: tirana
Pasditen e sotme, Enkelejd Alibeaj ka thirrur një mbledhje tjetër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e cila do të mbahet në selinë blu dhe pritet të nisë në orën 16.00. Mësohet se do të fokusohen sërish në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Ndërkohë, në mbledhjen e së enjtes e cila zgjati për tre orë dhe ku nuk mori pjesë “Rithemelimi”, u propozuan një sërë kandidatësh për President. Pasi u shqyrtua moria e kandidatëve të propozuar nga deputetët e pranishëm, u zgjodh që të vijohet më tej vetëm me tetë prej tyre. Lista e kandidatëve: 1.Leonard Demi 2.Arben…
Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të cilët akuzohen për grabitjen e noterit Thoma Kaci, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2021. Në pranga janë vënë shtetasit Samet Brahimi dhe Ilia Mata. Sipas policisë këta persona ishin organizatorët e grabitjes. Më herët për grabitjen u arrestuan Oltjon Pula, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli. Njoftimi i policisë: Vijon operacioni policor i koduar “Butrinti”, shkon në 5 numri i personave të ndaluar. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me DVP Vlorë, Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH dhe Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë, nën drejtimin e…
Nisur nga një sërë parregullsish të shfaqura gjatë ndeshjeve të fundit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF ka dalë me një listë vendimesh si më poshtë: “FK Tërbuni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%. Lojtari i FK Tërbuni, Vilson Lila, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. KF Pogradeci,…
Gjykata e Apelit në Greqi, ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për shqiptarin dhe grekun të cilët akuzohen se vranë studenten greke, Eleni Topaloudi, duke rrëzuar kërkesën e tyre për lehtësim të masës së sigurisë. Krimi monstruoz ndodhi në nëntor të vitit 2018 në ishullin Rodos të Greqi ku e reja, Eleni Topaloudi u gjet e vdekur në ujërat e Rodosit. Dosja që tashmë është gjykuar sërish në Apel dhe ka pasur si të pandehur 21-vjeçarin grek Manolis Koukouras dhe shqiptarin Aleksandër Luca 20 vjeç. Gjatë hetimit janë mbledhur prova dhe materiale, sipas të cilave, dy të…
Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do vizitojë sot Tiranën, ku do të pritet nga Kryeministri i vendit, Edi Rama. Referuar axhendës, zyrtari i lartë europian do të pritet nga kreu i qeverisë Rama në orën 10:15. Më pas në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel dhe Kryeministrit Rama. Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur…
Një ngjarje shumë e rëndë u regjistrua të enjten jashtë Elassonës në Greqi, ku një djalë 10 muajsh humbi jetën pas një aksidenti rrugor. Mediat greke njoftojnë se ngjarja ka ndodhur vonë pasditen e së enjtes, në rrugën provinciale Elassona – Kefalovrysos , kur makina që drejtohej nga 38-vjeçarja nëna e foshnjës, në rrethana të paqarta ka dalë nga rruga dhe për pasojë djali u plagos rëndë. Fëmija u dërgua në spital me urgjencë, ku për disa orë iu nënshtrua reanimacionit kardiopulmonar, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Nga ana tjetër, nëna nuk u lëndua. Ironia tragjike është se nesër…
Një një shpërthim tritoli është regjistruar në Grudë të Re, Shkodër. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në biznesin e efektivit të policisë në komisariatin e Shkodrës, Ndrek Rrasa, ndërsa më pas atij i kanë djegur dhe mjetin tip furgon të parkuar aty pranë. Në dëshminë e tij para grupit hetimor, ky i fundit ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori i vendosjes së lëndës shpërthyese në lokalin e tij. “Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vene tritolin apo se…
Gjatë natës së kaluar është regjistruar një shpërthim tritoli në Grudë të Re, Shkodër. Mësohet se lënda plasëse është vendosur në biznesin e një efektivi policie. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 02:20, ku persona ende të pa identifikuar i kanë vënë tritol lokalit në pronësi të Ndrek Rrasës. Po ashtu policit i kanë djegur edhe makinën tip Furgon. Policia njofton: Shkodër/Informacion Paraprak Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë…
Territori shqiptar mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe kalime të lehta vranësirash ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Ndërsa vetëm me kthjellime do të paraqiten zonat bregdetare. Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat të jenë më tepër prezente në vend por mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30. Era do të fryjë mesatare ne tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 –…
Policia ka identifikuar shoferin, i cili duke ecur prapa ka aksidentuar një grua të moshuar. “Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e mjetit dhe kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit S. Ll., 60 vjeç, banues në Tiranë” thuhet në njoftimin e policisë. Ky shtetas, ditën e djeshme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, shtetasi S. Ll., duke lëvizur prapa me mjetin e tij, për të parkuar, ka aksidentuar shtetasen K. H., 78 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së testit të alkoolit…
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes skemën e futjes së parave false në Shqipëri, ku grupet kriminale përdorin rrjete sociale për reklamim. Por, nëse deri dje këto grupe përdornin transferta në pikat e këmbimit valutor, sot ata përdorin pagesa në monedha virtuale, të cilat janë shumë të vështira për t’u gjurmuar nga organet ligjzbatuese. Gazetarët e emisionit investigativ faktuan me zë dhe figurë disa grupe dhe individë, të cilët “shisnin” para false. Por, këto grupe tashmë bashkëpunojnë me disa pika të këmbimit valutor, ku pagesa ndaj trafikantëve dhe falsifikatorëve bëhet me kriptovalutë. Rrjetet sociale, “reklamë” për para false; Bëj…