Ish-kompleksi sportiv “Dajti” do të kalojë sërish në administrim të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj siguroi se krahas pishinave te Liqeni, transformimit do t’i nënshtrohet edhe ish-kompleksi sportiv Dajti. “Fillimisht u lirua hapësira te “7 Xhuxhat” – edhe aty thanë se do të bëhej pallat – por jo, bashkia bëri dy kate parking poshtë. Edhe këtu duhet të mendojmë për parkingun sepse ka një pafundësi kërkese për ata që frekuentojnë Parkun e Liqenit. Të njëjtën gjë do të bëjmë te Kompleksi Dajti, pasi ka mbaruar kontrata e qirave dhe atë kompleks duam ta transformojmë, për ta kthyer…
Author: tirana
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në debatin e hapur në Këshillin e Sigurimit të OKB, mbi “Konfliktin e Sigurisë Ushqimore dhe Urinë”. Ministrja Xhaçka u shpreh se konflikti mbetet shtytësi kryesor që çon drejt pasigurisë ushqimore, teksa nënvizoi se agresioni rus ndaj Ukrainës po e përkeqëson më tej këtë situatë. “Ndërprerja e madhe e prodhimit, tregtisë dhe rritja e çmimeve globale të karburantit, ushqimit dhe energjisë si pasojë e luftës, po përkeqësojnë pabarazitë ekzistuese në rajonet e prekura, duke rrezikuar sigurinë ushqimore, përkeqësuar krizat ekzistuese humanitare dhe duke shtyrë më shumë njerëz në varfëri”,…
Ministrja e Punëve të Jashtem, Olta Xhaçka ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian për rezolutën për Shqipërinë. PE, me votimin historik të ditës së sotme me 519 vota pro vlerësoi orientimin strategjik dhe angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin europian. “Mirënjohje Parlamentit Evropian për Rezolutën për Shqipërinë 🇦🇱, të miratuar sot me shumicë votash me vlerësim të lartë të orientimit strategjik të Shqipërisë dhe angazhimit të palëkundur ndaj Bashkimit Evropian 🇪🇺. Përshëndes thirrjen e qartë për hapjen e vonuar të negociatave. 🇦🇱🇪🇺 Koha për të treguar vizionin strategjik dhe njohjen e meritës është tani! 🇦🇱🇪🇺”- shkruan Xhaçka.
Zakonisht kur gatuani oriz në shtëpi, ju ndiqni udhëzimet në paketimin e tij, por përseri shija në fund nuk është siç e prisnit. Orizi i gatuar në mënyrë perfekte, është një ëndërr që shumë nuk e kanë realizuar ende. Për të gatuar një oriz të shijshëm ndiqni disa nga këto hapa: Shpëlarja e orizit Fillimisht shpëlajeni orizin me ujë në mënyrë që të largoni niseshtenë e tepërt, e cila mund të shkaktojë ngjitjen e orizit. Lënia e orizit brenda natës ndihmon që ai të bëhet më i tretshëm, përshpejton gatimin dhe ul nivelet e arsenikut dhe acidit fitik në të.…
Talibanët kanë urdhëruar që të gjitha gratë prezantuese në kanalet televizive të vendit të mbulojnë fytyrën e tyre gjatë transmetimit. Lajmin e bëri të ditur mediumi më i madh në Afganistan duke cituar një deklaratë të Ministrisë Së Virtyteve dhe Veseve, e cila ka për detyrë të implementojë rregullat e grupit që qeveris Afganistanin që nga tërheqja e trupave amerikane më gusht të vitit 2021. Në deklaratë shkruhej se urdhri ishte “përfundimtar dhe i panegociueshëm”. Deklarata iu dërgua “Moby Group”, që janë në pronësi të “TOLOnews dhe rrjeteve të tjera televizive dhe radiofonike, dhe në mesazhin e postuar në Twitter…
Nuredin Dumani ka dëshmuar së fundmi në SPAK se i shumëkërkuari Talo Çela ka eleminuar Fatmira Dedën, një vit pasi viktima kërkonte drejtësi për djalin e saj Elvis Deda të cilin ia vranë. Duke mos gjetur autorët Fatmira kërkonte që drejtësia të vihej në vend, por pasi nisi betejën e saj në rrugë ligjore, ajo u gjet e vdekur më 14 shtator 2013. Fatmira Deda, një vit, pasi i ekzekutuan djali, u qëllua me mjete metalike, teksa po futej në garazhin e një pallati pranë banesës saj në lagjen “Skëndërbej” në zonën e Fermentimit për të marrë makinën e saj.…
Kur kanë mbetur vetëm 7 ditë e pak orë nga finalja e parë dhe historike e UEFA Conference League, që do të zhvillohet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, përgatitjet duket se janë drejt fundit, teksa po kontrollohen të gjitha punët e bëra deri më tani. Natyrisht do të jetë një event shumë impenjativ, duke filluar nga menaxhimi i tifozëve, te mbërritja e zyrtarëve të UEFA-s në Tiranë, akomodimi i tyre dhe emrave të njohur të futbollit që do të zbarkojnë në Tiranë për të ndjekur ndeshjen. Fondamentale do të jetë siguria dhe menaxhimi i aktivitetit, si dhe ceremonia me…
Ndërkohë që sot u votua në PE me 519 vota Pro Shqipërisë kërkesa për Këshillin që t’i hapë rrugë nisjes së bisedimeve mes BE dhe Shqipërisë e RMV, kryeministri Rama është shprehur se nëse kjo nuk ndodh deri në qershor, atëherë Shqipëria do të ndryshojë kurs. ”Në rast se do të mbetemi peng i një situate që s’ka lidhje fare me ne, me punën tonë, me asgjë që ka të bëj më Shqipërinë atëherë ne do të ndryshojmë kurs dhe do të kërkojmë me insistim që Shqipëria të trajtohet veç.’‘, thekson kryeministri Rama. Intervistë e kryeministrit Edi Rama pas vizitës…
Makina inteligjente është vendosur për disa orë ditën e djeshme në aksin Kavajë-Lushnje, ku janë evidentuar 495 mjete, të cilat ecnin me shpejtësi skëterrë. Sipas policisë disa nga mjetet arrinin shpejtësi deri në 211 km/h. Si rezultat i skanimit të mjeteve, në akset rrugore Kavajë – Lushnjë – Kavajë, me makinën inteligjente dhe radarët automatikë: janë pezulluar 84 leje drejtimi, për mjete që qarkullonin me shpejtësi nga 125 km/h deri në 211 km/h, për periudha që variojnë nga 2 deri në 12 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 7000 deri në 21.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 9…
Nga Agron Gjekmarkaj Një sqarim per grupet në PD dhe mardhenjen time me to ! Herë pas here e gjej veten në lajme, komente , analiza e muhabete pjestar i një prej tre grupeve në PD. Unë jam vetem në PD. Paradoksi është se dy grupet e tjera i kuptoj por këtë timin as e kam parë ndonjeherë e as takuar! Grupi i parë është ai i “revolucionit që marshon” trokun zhurmëmadh të të cilit drejt pushtetit e ndien çdo shqiptar madje po ju fut dridhmen edhe një palo superfuqie matanë atlantikut! Grupi i dytë është ai “zot bëje mirë”…
Nga incidenti i ndodhur në “Rrugën e Kombit” fillimisht u raportua se ka humbur jetën Andi Rrustaj. Ndërsa tani bëhet e ditur se ka ndërruar jetë edhe nipi i tij Xheku Logu, 20 vjeç. Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç. Ata po udhëtonin në drejtim të Kukësit, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
E stampuar me numrin 105, “Stuhia” është nëndetësja e fundit e mbijetuar nga “Projekti 6032” i Bashkimit Sovjetik, i cili u braktis nga Moska në ujërat shqiptare, pasi diktatori komunist, Enver Hoxha, shkëputi marrëdhëniet me rusët. Një ish-marinar që e ka mirëmbajtur këtë nëndetëse, duke kryer renovime në brendësinë e saj, tha se nëndetësja ishte plaçkitur në revoltën e vitit 1997. Por, se çfarë do të ndodhë me fatin e nëndetëses, është ende e paqartë.