Author: tirana

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama, ku pas takimit mes tyre dhe dy delegacioneve përkatëse, 2 liderët po mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat. Kryeministri Edi Rama:  Folëm me Presidentin Michel për situatën e përgjithshme dhe për angazhimet, por edhe për sfidat në raport me luftën në Ukrainë. Folëm patjetër dhe besoj se ai do të komunikojë vetë në detaje për procesin në vigjilje të Këshillit Europian kur dihet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë në axhendë për çështjen e hapjes së bisedimeve.…

Read More

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel e cila është duke u zhvilluar aktualisht, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij dhe të vendit tonë për Bashkimin Evropian. Po ashtu, kreu i qeverisë deklaroi se Shqipëria është krenare që është pjesë e frontit kundër së keqes, teksa iu referua luftës në Ukrainë. “Përtej vështirësive të procesit, përtej aspekteve të moralizimit të hapave jemi në një nivel krejt tjetër të bashkëjetesës në suazën politike evropiane. Si rezultat edhe i një vullneti të shprehur nga ana e BE për ta afruar më shumë Ballkanin Perëndimor drejt…

Read More

Një shkrim nga “The Economist” Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putin do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushës së betejës dhe në një shkallë që edhe ai mund të pendohet. Lufta po godet një sistem global ushqimor të dobësuar nga Covid-19, ndryshimet klimatike dhe kriza energjetike. Eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës janë pezulluar. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12% të mallrave të tregtuara. Çmimet e grurit, deri në 53% që nga fillimi i vitit, u rritën me 6% më 16 maj, pasi India tha se do të pezullonte eksportet për shkak të një vale alarmante të…

Read More

Teksa të gjithë po mendojnë se Real Madrid dhe Kylian Mbappe e kanë firmosur marrëveshjen e tyre dhe pritet vetëm zyrtarizimi, zhvillimet e fundit ngrenë shumë dyshime për këtë. Situata është aq e ndërlikuar dhe e paqartë, duke sjell pështjellim rreth të ardhmes së tij, informacionet janë të ndryshme, nga media të ndryshme, shpesh edhe shumë kontradiktore. Ky diskutim nisi verën e shkuar, vijoj në janar dhe tashmë është në hapat e fundit, ka dhe media të cilat flasin se zyrtarizimi pritet të vijë këtë të diel, ose në ditën e para të muajit qershor, pa nisur grumbullimin me përfaqësuesen…

Read More

Operacioni i SPAK dhe Policisë së Shtetit i koduar “Golden Bullet” ka nxjerrë në dritë ngjarje të “errëta” të botës së krimit, kryesisht të realizuara në dekadën e fundit. Mes të cilave, bie në sy ekzekutimi i Elvis Dedjet, nga ortaku i tij në biznese, e një vit më pas, edhe masakrimi që iu bë të ëmës së tij. Ishte 14 shtatori i vitit 2013, ku rreth orës 13:00 në vendin e quajtur lagja nr. 3 Durrës, në pallatin e një ndërtese është gjetur e vrarë Fatmira, e ëma e Elvisit. Trupi i pajetë i saj është gjetur pranë automjetit…

Read More

Ditën e djeshme, SPAK zhvilloi një operacion të gjerë në kuadër të të cilit u lëshuan 32 urdhër arreste për persona të ndryshëm, ku disa prej tyre ishin persona me emër në botën e krimit dhe mjaft të njohur për policinë. Mes tyre bënte pjesë dhe emri i Talo Çelës, mbi të cilin rëndojnë jo pak, por plot 9 akuza. BalkanWeb ka mundur të zbardhë dosjen e Prokurorisë për Talo Çelën në të cilën rezulton se: Talo Çela, i datëlindjes 07.11.1971, i biri i Jonuz dhe i Bajame, lindur dhe banues në Elbasan, me nr. personal H11107011R, person në kërkim,…

Read More

Ndarja e reperit, Don Xhoni nga modelja ruse, Ariana Lirey, u kthye në një ndër lajmet më të komentuar në mediat rozë. Së fundmi, ka reaguar sërish përmes një postimi në Instastory Ariana, e cila e pyetur nga fansat e ka konsideruar artistin një djalë të mirë dhe që gëzon respekt. “A mendon ndonjëherë për Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu bë në gjuhën angleze nga një ndjekës. Ai është Xhonatan, jo Don. Nuk mund të them asgjë të keqe për dikë që kam qenë në lidhje për rreth një vit. Ai është djalë i mirë, është një artist.…

Read More

Të paktën katër persona u goditën me thikë dhe u plagosën në një sulm në juglindje të Norvegjisë të premten. Një prej të plagosurve është në gjendje kritike, tha policia. Një i dyshuar është arrestuar, tha policia në Twitter, pa specifikuar motivin e sulmit dhe duke thënë se njerëzit duket se janë sulmuar “rastësisht”. Në tetorin e kaluar, në të njëjtin vend, Numedal, një person sulmoi dhe vrau pesë persona duke përdorur thika dhe shigjeta. Policia kishte thënë sulmuesi ishte me shtetësi daneze dhe kishte probleme mendore.

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Himarë, ku një grua 62 vjeçe është sulmuar nga dy qen dhe ka përfunduar në spital si pasojë e plagëve të marra. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Himarë, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja D. Ç., 62 vjeçe, banuese në Himarë, se e kanë sulmuar dy qentë e 46-vjeçarit dhe si pasojë ka pësuar dëmtime.

Read More

Gjatë seancës dëgjimore për Raportin Vjetor të veprimtarisë së Prokuroria e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar  gjatë vitit 2021, deputeti socialist Pandeli Majko i ka drejtuar disa pyetje kreut të SPAK, Arben Kraja. Në fjalën e tij, Majko është ndalur tek shpallja non-grata e zyrtarëve të lartë në vend, duke e pyetur kreun e SPAK sesi është çmuar kjo nga kompetencat ligjore. “Si e ka çmuar SPAK nga kompetencat e ligjore, vendimet për shpalljen non-grata ndaj një zyrtari të lartë  në kuadër të nenit 24/6 të kodit të procedurës penale. E vlerësoni këtë si një indicie apo shkak…

Read More

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga qeveria që të zëvendësojë Bordin e Transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë me mbështetje për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara. Në deklaratën e djeshme FMN theksoi se përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë. “Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirëorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së ҫmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet…

Read More

Një rast grabitjeje është regjistruar gjatë natës në fshatin Gjashtë të Sarandës, ndërsa njoftohet se policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen. Njoftimi i policisë: Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pasi më datë 19.05.2022, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, Sarandë, në biznesin e shtetasit P. D., 62 vjeç, banues në Sarandë, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një kasafortë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Read More