Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga momentet kur u prezanton zyrën e tij në Kryeministri Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel. “Këtu ndodh gjithçka? Jam xheloz”- shprehet Michel teksa sheh tavolinën e punës së Ramës. “Aty është Abraham Lincoln që lexon tëeetet e Donald Trump”- i thotë Rama dhe Presidenti i KiE qesh. Ndërkohë, zyrtari i BE sheh dhe topin e basketbollit dhe kërkon koshin. Por Rama i hap një derë tjetër dhe i tregon dhe koshin e basketbollit. “S’ka mundësi”- thotë Michel teksa qesh dhe arrin të realizojë një kosh që me hedhjen e parë.

Read More

Një 27-vjeçar shqiptar në Itali është vënë në pranga për një sërë veprash penale. Ai u kap nga karabinierët pasi qëlloi disa herë në ajër dhe më pas iu gjet edhe një sasi kokaine. Mediat në vend raportojnë se i riu u arrestuar rreth orës 05.00 të mëngjesit në Romë pas denoncimeve se një makinë ishte parë duke ecur me dyert hapur. Më përpara ai kishte qëlluar edhe në ajër me armë zjarri. Pas kontrolleve, i riu u gjet pranë makinës ndërsa në rripin e pantallonave mbante armën e zjarrit. Sipas të dhënave paraprake, rezulton se 27-vjeçari, i cili nuk…

Read More

WhatsApp po prezanton shërbime falas API të bazuara në renë kompjuterike – CLOUD – në përpjekje për të tërhequr sa më shumë biznese. Lajmi u konfirmua nga kreu i platformës META, Mark Zukerberg. Shërbimi i mesazheve, i cili ka tërhequr gjithnjë e më shumë përdoruesit nga bota e biznesit, është një nga disa platforma ku pronari i Facebook – Meta ka lançuar më shumë funksione të fokusuara në blerje dhe biznes. Zuckerberg, duke folur në eventin “Bisedat” e Meta-s, tha se oferta në fjalë nënkupton se “çdo biznes apo zhvillues mund të hyjë lehtësisht në këtë shërbim, të ndërtuar drejtpërdrejt…

Read More

Blerta Bengasi është ish-gruaja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit, e kishte paguar këtë të fundit që ta rrihte, pasi e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë. Fillimisht i ka kërkuar t’i thyente ndonjë këmbë ose dorë dhe më pas ta vriste kundrejt 120 mijë eurove. Por Dumani tregoi se nuk pranoi që ta vriste. “Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia…

Read More

Apple ka një opsion të fshehur i cili rregullon menjëherë cilësinë e zërit në telefonatat audio e video. Sipas “The Verge”, disa aplikacione si FaceTime Audio apo WhatsApp përcjellin zërin më qartë se sa telefonatat e zakonshme por ka një opsion në Control Centre që ju ndihmon të keni cilëinë më të lartë. Voice Isolation funksionon në iPhone, iPad dhe Mac, por mund ta aktivizoni vetëm nëse jeni në një telefonatë. Shtypni Control Centre dhe në opsionin Mic Mode do ju shfaqen tre alternativa: Standard, e cila është e vendosur automatikisht në çdo kohë, Voice Isolation dhe Wide Spectrum. Wide…

Read More

Vendet e industrializuara të G7 kanë premtuar 19.8 miliardë dollarë për të forcuar financat publike të Ukrainës, ndërsa Kievi lufton pushtimin rus, thuhet në një deklaratë të ministrave të financave të grupit. Udhëheqësit financiarë të G7 që përfaqësojnë SHBA-në, Japoninë, Kanadanë, Britaninë, Gjermaninë, Francën dhe Italinë, premtuan mjaft para për të mbajtur në këmbë ekonominë e shkatërruar të Ukrainës për sa kohë që lufta vazhdon. Ministri i Financave i Gjermanisë, Christian Lindner, u tha gazetarëve se 9.5 miliardë dollarë nga totali u mobilizuan në takimet e ministrave të financave të G7 në Koenigsëinter, Gjermani, këtë javë. “Ne ramë dakord për…

Read More

11 ditët e fundit të majit do të jenë shumë përcaktuese për shitjen e Milanit. Gjatë kësaj periudhe kohore mbetet të kuptohet se kujt do t’ia shesë Elliott klubin kuqezi. Oferta e re e RedBird është reale dhe konkrete dhe e bazuar në shifra që Investcorp vështirë se do t’i arrijë (Reuters tashmë njofton se ka pezulluar negociatat me Elliott, për momentin nuk ka asnjë konfirmim), madje duke supozuar një rritje të mëtejshme: 1.3 miliardë euro që mund të bëhet 1.8 miliardë. Përbërja e investimit që fondi amerikan është gati të bëjë ndjek shifrat e raportuara nga Il Sole 24…

Read More

Bashkimi Europian ka miratuar 600 milionë euro për Ukrainën si pjesë e një programi të ndihmës financiare, sipas një deklaratë të kryeministrit ukrainas, shkruan skynews. Denis Shmyhal shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj Komisionit Europian dhe Presidentes së tij Ursula von der Leyen. Today, #EU disbursed a new tranche of €600 million under the emergency Macro-Financial Assistance Program to #Ukraine. Grateful to @vonderleyen and @EU_Commission for standing with us. We will win and rebuild Ukraine together 🇺🇦🇪🇺!— Denys Shmyhal (@Denys_Shmyhal) May 20, 2022

Read More

Ish-kryeministri Fatos Nano ka pasur këto ditë probleme me mushkëritë. Mësohet se ai nuk ndodhet në gjendje të rëndë, por në disa momente i është dashur dhe ndihma e pajisjeve oksigjenuese. Ish-kryeministri socialist ndodhet në shtëpinë e tij ku po vijon të marrë mjekimet e nevojshme.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka shpërndarë një status në rrjetin social “Facebook” me anë të të cilit i është përgjigjur deklaratave të sotshme të ish-kryeministrit Sali Berisha, lidhur me qëndrim e BE-së për shpalljen non-grata. Bardhi shkruan në postimin e tij se Berisha “duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndalë pengmarrjen e PD për interesa të tij”. Gjithashtu, Bardhi shton se pas SHBA-ve, tani edhe partnerët evropianë po flasin me zë të lartë për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me “projektin për marrjen peng të PD”. “Sali Berisha nuk mund të…

Read More

Më datë 18 maj 2022, efektivë të Sektorit të Policisë Kufitare Domodossola në Itali, në kryerjen e kontrolleve të zakonshme të kryera në tren, arrestuan një shtetas shqiptar 38-vjeçar, i cili po udhëtonte në trenin EC 57. Arrestimi u krye në ekzekutim të urdhrit të kujdestarisë në burg për krime të keqtrajtimit në familje, plagosje të rëndë personale si dhe për shfrytëzim prostitucioni në dëm të ish-bashkëshortes, lëshuar nga Gip i Foggia. Me kalimin e kohës, burri kishte kryer akte dhe sjellje të përsëritura të dhunshme ndaj gruas, duke e shtyrë atë të prostituohej, edhe nëpërmjet organizimit të takimeve me…

Read More

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka mbyllur hetimet dhe për ngjarjen e ndodhur më datë 02 Tetor 2021 në një lokal të Elbasanit ku si pasojë e një sherri mbeti viktimë kryekamarieri Gazment Kurmaku dhe ka dërguar dosjen për gjykim. Lidhur me këtë ngjarje, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur: -Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal -Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1…

Read More