Author: tirana

Lajmi se këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika mund t’i kenë dhënë fund martesës së tyre 30-vjeçare, u përhap me shpejtësi në rrjet.Ajo që ngriti dyshime se dyshja janë ndarë është fakti se ata kanë fshirë të gjitha fotot që kanë publikuar më herët me njëri-tjetrin në Instagram. Me sa duket Blero dhe Afrona po kalojnë kohë me familjarët e tyre, duke e bërë të ditur këtë gjë përmes postimeve në rrjetet sociale. Por përsëri ajo që bëri përshtypje është fakti që ata nuk u shfaqën nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Këngëtari publikoi një foto në Instastory ku…

Read More

Ka qenë i drejtpërdrejtë në mesazhin e përcjellë gjatë një fjalimi para deputetëve në Parlamentin Eropian, kryeministri malazez Dritan Abazovic, të mbajtur pas një numri të madh të takimeve. “Rajoni ka nevojë të shohë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet që meritojnë të jenë pjesë e bllokut. Ne nuk duhet ta shikojmë Ballkanin Perëndimor si një vrimë të zezë në Europë. Duhet ta dini se nëse qëndrojmë jashtë Europës, Ballkani do të bëhet Ukraina e re pas disa vitesh, dhe nuk besoj se dikush në Bashkimin Europian mund ta dëshirojë një gjë të tillë”, është shprehur ai.

Read More

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka bërë thirrje Enkelejd Alibeajt që të ulen dhe të vazhdojnë negociatat. Në një komunikim me gazetarët, Balla u shpreh se do t’i qëndrojnë marrëveshjes, duke mos bërë asnjë propozim deri në tre raundet e para. “Kushtetuta është mbi çdo marrëveshje, këtë nuk e shkel dot askush. Dini gjë si mund të quhet njëri kandidat nëse nuk është depozituar me 20 firma? Kohen e kemi për të mos humbur edhe raundin e dytë. Kandidati që në raundin e dytë apo të tretë duhet të ketë vetëm firmat mbështetëse të opozitës. Këtë…

Read More

Bota rrezikohet nga një krizë ushqimore për shkak të krizës në Ukrainë, siç paralajmërohet në një analizë të revistës prestigjioze The Economist. Rritja e çmimit të ushqimeve për shkak të reduktimit të prodhimit në një prej vendeve kryesore eksportuese të ushqimeve si Ukraina ka shtuar me ritme të shpejta numrin e njerëzve që nuk përballojnë dot të blejnë mjaftueshëm ushqime. 1.6 miliardë njerëz nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve të mjaftueshme për shkak të rritjes së çmimeve, katërfishi i atyre që hynin në këtë kategori para destabilizimit të tregjeve që shkaktoi lufta. Të paktën 300 milionë njerëz mund të vuajnë…

Read More

Një tragjedi e rëndë ndodhur më 13 shkurt të 2020 në Ostren të Bulqizës u mori jetën 3 pjesëtarëve të familjes Tolaj, nënës Rajmonda, vajzës Rudina 18, vjeçe dhe djalit Fajtoni, 16 vjeç, ndërsa vajza tjetër, Merita 14 vjeçare, u transportua në spital e për fat të mirë arriti të mbijetojë. Policia deklaroi në atë kohë se shkak për vdekjen e tyre ishte bërë rrjedhja e gazit. Por ndërsa kanë kaluar rreth dy vite, kryefamiljari Ylber Tolaj zbulon detaje të reja dhe hedh akuza të rënda nga një 30-vjeçareje, që sipas tij ka qenë ajo që i ka helmuar bashkëshorten dhe…

Read More

Krahas shkollave, edhe kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit ditën e mërkurë do të jenë të mbyllura. Finalja e Conference League është menduar nga autoritetet që të jetë edhe një ditë feste për të mikpritur miqtë që do të vijë nga Italia dhe nga Holanda. Kryeministri Edi Rama mori vendimin që dhe administrate shtetërore, por dhe shkollat në 25 maj të jenë pushim, për të shijuar finalen e parë europiane që vendi ynë pret.

Read More

Ish-ministri i Bujqësisë i Partisë Demokratike, Rexhep Uka, refuzon të bëhet pjesë e garës për President të Shqipërisë, që do të zëvendësojë Ilir Metën. Në një intervistë “Panorama” pasi u propozua si një nga kandidaturat e PD-së për kryetar shteti, Uka tha se nuk ishte pyetur më parë nga deputeti Mziu. Por teksa shprehu mirënjohjen për vlerësimin, ai refuzoi të rikthehej në jetën aktive politike. Në vijim të reagimit të tij, ish-deputeti i PD-së la të kuptohej se është i zhgënjyer nga politika dhe nuk mbështet formulën aktuale të zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, Presidenti duhet të zgjidhet nga populli…

Read More

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në Berat. I riu dyshohet se ka vjedhur një derë alumini në lagjen e tij dhe ka tentuar edhe grabitjen e dy automjeteve të cilave iu ka thyer xhamat. “Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. L., 21 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Ky shtetas dyshohet si autor i 3 ngjarjeve, konkretisht: në datën 18.05.2022, ka vjedhur një derë alumini, në banesën e shtetases F.A.,…

Read More

Kreu i Grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj foli jashtë selisë së Kuvendit për anulimin e marrëveshjes me socialistët në procesin e zgjedhjes së presidentit të republikës. Ai u shpreh se kryeministri Edi Rama u tërhoq në momentin që pa kandidatët e PD pasi nuk mund të joshte asnjërin prej tyre që ta përdorte për interesat e tij. “Gërma e dokumentit thotë që një komision i përbërë nga gjashtë anëtarë shqyrtojnë kandidatët dhe bien dakord për propozimin e përbashkët të njërit prej tyre. Ajo kandidaturë që do të identifikohej si konsesuale do të kishte nënshkrimet tona dhe të maxhorancës si…

Read More

Një spiun i Inteligjencës Ushtarake Britanike, (MI5) ka përdorur statusin e tij për të terrorizuar partneren. Kjo, përpara se të udhëtonte jashtë shtetit për arsye pune, ndërkohë që po investigohej. Kështu shkruan e përditshmja britanike ‘BBC’, në hulumtimin e saj të gjatë në lidhje me këtë çështje. Prestigjiozja britanike përfundoi në gjykatë pikërisht për ‘gërmimin’ e së vërtetës në lidhje me këtë denoncim. Ajo u ndalua që të bënte publik imazhin dhe emrin e vërtetë të personit në fjalë. Historia e vajzës e cila e identifikon veten me pseudonimin Beth, nisi kur u njoh me agjentin britanik në një aplikacion. Fillimisht,…

Read More

Pa u bërë 48 orë nga arritja e një marrëveshje publike mes PS-së dhe Opozitës për mënyrën se si duhet zgjedhur Presidenti, pakti mes tyre duket se po shkon drejt dështimit. Teksa sot ishte caktuar që të mbahej mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku do të diskutohej mbi zhvillimet për zgjedhjen e presidentit, gjithçka duket se është anuluar. Sekretari i grupit parlamentar, Arbi Agalliu u ka dërguar një mesazh deputetëve të PD-së, ku i njoftonte për anulimin e mbledhjes, e cila ishte thirrur me kërkesë të Enkelejd Alibeajt. Anulimi i kësaj mbledhje, sipas PD-së është bërë për faktin se…

Read More

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski me nëntë vite burg për shpërdorim të detyrës dhe të autoritetit zyrtar, në vitin 2011 dhe 2012. Gruevski, i cili është arratisur në Hungari, së bashku me disa ish-zyrtarë maqedonas janë dënuar për rastin e njohur si “Kosmos”, rrënimin e një objekti të një biznesmeni që kundërshtonte politikën e partisë asokohe në pushtet VMRO-DPMNE, që drejtohej nga Nikolla Gruevski. Nga trupi gjykues, vepra ekryer është vlerësuar si e motivuar për hakmarrje politike. Për veprën e njëjtë, ish-ministri i Transportit, Mile Jakanievski është dënuar me tre vjet burg,…

Read More