Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit. Mësohet se 6 automjete janë përfshirë në aksident, ndërsa raportohet për disa të lënduar. Burime bëjnë me dije se një nga të plagosurit është transportuar në Spitalin e Tramës për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe Policia e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Author: tirana
Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar turin e takimeve elektorale, ku ditën e sotme ndodhet në Vlorë. Në fjalën e tij, Berisha sulmoi qeverinë duke u shprehur se ajo e përdori mandatin e parë për të shndërruar vendin në një narkoshtet, ndërsa në mandatin e dytë, për të shkatërruar opozitën. “Shpëtuat pluralizmin politik në Shqipëri, demokracinë në këtë vend dhe të ardhmen. Ky udhëtim i juaj, ishte më i pazakonti në historinë e Europës, por edhe i vështirë, me pengesa serioze të mëdha. Në këtë udhëtim u përballëm me një qeveri e cila nëse në mandatin e parë e përdori për…
Vrasja e trefishtë e ndodhur në vendin e quajtur Bradashesh-Elbasan tronditi jo pak vendin. Kujtojmë se në një automjet ‘LandRover’ me ngjyrë të zezë me targa AG-71EYP u gjetën kufomat e tre shtetasve. Në sediljen e pasagjerit përpara u gjet kufoma e shtetasit turk Erdal Duranay. Gjithashtu nga u gjet edhe kufoma e shtetasit Arben Dylgjeri dhe nga këqyrja u evidentuan dy vrima nga faqja e djathtë me dalje në faqen e majtë., po ashtu edhe dëmtim në kofshë në bark dhe shputat e këmbës. Kufoma tjetër e gjetur ishte ajo e shtetasit Endrit Alibej, ku nga këqyrja janë evidentuar…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka folur sot për figurën e presidentit të Republikës së Shqipërisë, teksa ka treguar që propozimet e tij kanë qenë dy, nga tre emra që mund të paraqiste. I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Veliaj tha se ai personalisht ka propozuar një burrë dhe një grua si kandidat të mundshëm për kreun e shtetit. “Unë kur kam pasur mundësinë të bëj propozimet e mia, kam bërë propozim për një burrë dhe për një grua, si secili që ka pasur mundësinë të bëjë 3, unë bëra vetëm 2 propozime. Kështu që besoj që njeri…
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku kanë diskutuar për mbështetjen e NATO-s ndaj popullit të Ukrainës në këtë kohë lufte. “Ne mund ta fitojmë këtë luftë”, shkroi Stoltenberg në postimin e tij në Twitter të premten. Gjithashtu, Stoltenberg dhe Rama kanë diskutuar se si futja e Finlandës dhe Suedisë në NATO do e forconte aleancën.
Dhoma e Lartë legjislative e Gjermanisë miratoi të premten një plan prej 2.5 miliardë eurosh për të ofruar një biletë kombëtare të transportit publik prej 9 eurosh për verën. Miratimi i Bundesratit do të thotë se plani tre-mujor i subvencionuar i kalimit do të hyjë në fuqi nga 1 qershori. Çdo biletë mujore do të lejojë përdorimin e të gjithë autobusëve, tramvajeve, metrove dhe mjeteve të tjera të transportit, duke përfshirë trenat rajonalë që qarkullojnë në rrugët ndërqytetëse. Kjo e bën teorikisht të mundur udhëtimin nëpër Gjermani me një zbritje masive duke përdorur biletën e re. Për krahasim, tani për…
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka qenë i ftuar në “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku, për të prezantuar librin e tij të ri “Përplasja e Madhe”, ku flet për ndikimin rus në Ballkan. Hoxhaj tha se Kosova është shembulli më i mirë për të kuptuar ideologjinë fashiste të Putinit dhe Rusisë. Ai tha se e ka vënë re këtë sjellje që në momentet e para kur ishte pjesë e palës Kosovare në Vjenë kur flitej për pavarësi. Hoxhaj tha se aty kuptoi për herë të parë se qëndrimi i Rusisë ndaj Ballkanit nuk ka vetëm problemet…
Brisida Shehaj rrëfeu se pavarësisht moshës, ajo vazhdon të jetojë me prindërit. E rritur në një familje që i ka dhuruar shumë dashuri, ajo nuk e anashkalon aspak dëshirën për t’u bërë nënë në të ardhmen duke lënë të kuptohet kështu, vijimësinë e ndjenjës që e ka shoqëruar. Shehaj shprehej se mëmësia është dëshira e saj e vetme, edhe nëse nuk do të ketë një bashkëshort në krah. Brisida Shehaj: Është e vetmja dëshirë që kam patur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë…
Ish-anëtari i Këshillit Kommbëtar të PD, Roland Bejko beson se Partia Demokratike do të futet në izolim total nëse Sali Berisha do të vijë në krye të saj. Ai shpjegoi se një “non grata” nuk do të mund të pranohet kurrsesi nga ndërkombëtarët si kryetari i një partie dhe për rrjedhojë do të dëmtohet PD. “PD nuk ka një bari, nuk ka një grup të unifikuar, të kryejë detyrat e tyre. PD e pengon Berisha të unifikohet, sepse i bën hezitues deputetët. Deputetët nuk mund të jetë pjesë e Berishës, sepse nëse do të jetë zyrtarisht kreu i PD, ne…
Një 43-vjeçare shqiptare ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Santa Maria dell Focallo, Itali. Burri dhe gruaja po udhëtonin me një Fiat Multipla kur u përplasën me murin e një vile. Sipas asaj që u konstatua, dy bashkëshortët që udhëtonin me mjetin Multipla të drejtuar nga bashkëshorti i viktimës, janë përplasur me forcë me murin e shtëpisë. Duket se çifti po ktheheshin në shtëpi pas ditës së punës. Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca, por gruaja kishte humbur jetën në vendngjarje.
Zbulohen detaje në lidhje me një vrasje të mbetur në tentativë që ka ndodhur më datën 14 nëntor të vitit 2013, në fshatin Labinot Fushë, Elbasan, ku është qëlluar me armë zjarri dhe është plagosur Arben Çeta. Edhe për këtë tentativë vrasje, të dhënat i ka dhënë Nuredin Dumani, i kthyer në diamantin në duart e prokurorisë së posaçme, SPAK, në lidhje me shumë ngjarje kriminale të 11 viteve të fundit. Në lidhje me këtë ngjarje kriminale, SPAK, në bazë të dëshmisë së Nuredin Dumanit, ka zbuluar porositësit dhe personat që kanë marrë pjesë në tentativën e vrasjes. Kështu, në…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka urdhëruar vendosjen në regjimin e posaçëm 41 bis për një afat 1 vjeçar të shtetasve Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala. Vendimi i Ministrit të Drejtësisë vjen pas një bashkëpunimi dhe bashkëveprimi të ngushtë me agjensitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB. Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar Klement Çalën me 25 vite burg më 14 nentor 2017, si një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit. Ai ka qenë i akuzuar nga Greqia për grabitjen e 1…