Author: tirana

Kreu i shtetit Ilir Meta foli sot dhe mbi procesin e zgjedhjes së kandidaturës për President të ri. Në komunikimin me mediat, Meta tha se opozita ka bërë gabime fatale. Pyetje: Ju keni pasur një rol proaktiv ndaj opozitës, në kushtet e negociatave për presidentin e ri çfarë këshillash keni për opozitën? Presidenti Ilir Meta: Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit si ishte djegia e mandateve bojkotoi i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi. Këto nuk janë gabime, por…

Read More

Finalizohet operacioni i koduar “Dealers 2”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë. Goditen 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza. Vihen në pranga 2 shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike. Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë dhe cannabis sativa. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe…

Read More

Aktori i njohur Agron Llakaj ishte sot i ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku Romeo dhe Donaldi e lanë të fliste për shumë gjëra. Rajmonda Bulku cilësohet si një nga aktorët më të mira dhe të bukura shqiptare. Dhe një nga shumë personat që e kanë patur qejf atë është edhe Agroni. Ai zbuloi se e ka patur shumë qejf kur ajo sapo kishte nisur karrierën si aktore dhe një nga filmat e saj tha se e ka parë 12 herë në një javë. “Filmi që ka bërë çudi ka qenë “Zonja nga qyteti”. Isha fiksuar me Rajmonda…

Read More

Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” Nuredin Dumanit në ambientet e spitalit. Masa i është dhënë në ambientet e spitalit për arsye sigurie. Sakaq, seanca për të arrestuarit e tjerë do të nisë në orën 11:00. Dumani u arrestua disa javë më parë, pasi i shpëtoi një atentati në Elbasan. Ai u prangos në një banesë në Fier, ku strehohej, ndërkohë që ishte i plagosur. Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit dhe është autor i disa vrasjeve. Pas arrestimit ai ka treguar gjithçka për prokurorët e…

Read More

Kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që janë drejt përfundimit për Urën e Darzezës. “Me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht”. Rama u takua me kryeplakun e zonës, me të cilin shkëmbeu dhe batuta. “Ky është kryeplak pasionant”, i tha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi. “Krye je, por plak ende”, tha Rama.

Read More

Një 20-vjeçar shqiptar grabiti tre ditë më parë makinën Ferrari të parkuar në Piazza Vittorio Veneto. I riu është vënë në pranga nga autoritetet italiane e më pas është shoqëruar për në burgun e Florence Sollicciano. Mediat italiane raportojnë se i riu, pa banesë fikse, u njoh si autori i vjedhjes falë pamjeve të kamerave të sigurisë pasi njihej tashmë në polici për krime të ngjashme. Ai u vu në pranga në një park.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona, që dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve të automjeteve. Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Cloned key” u arrestuan shtetasit; E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim; E. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”; L. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë…

Read More

Finlanda dhe Suedia, të shtyra nga ndryshimi dramatik në qëndrimet e opinionit publik si pasojë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, kanë dorëzuar edhe formalisht kërkesën për t’u bërë anëtare të NATO-s dhe aleanca planifikon që me procedurë të shpejtë këto shtete t’i bëjë anëtare të plotfuqishme. Ndonëse Turqia më 18 maj bllokoi futjen në procedurë të kërkesave të këtyre dy shteteve – e vendimet miratohen me pajtimin e të 30 shteteve anëtare – në NATO besojnë se të gjitha pengesat do të tejkalohen dhe Stokholmi dhe Helsinki do të bëjnë që aleanca shumë shpejt t’i ketë 32 anëtarë. Kjo…

Read More

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli dhe Bashkia e Tiranës është përgatitur me të gjitha detajet që kërkon në ngjarje e tillë. Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj dha disa porosi të fundit për grupin koordinues, që po merret me organizimin, si dhe disa këshilla për qytetarët e Tiranës, duke qenë se ajo ditë do të jetë pa makina. Veliaj e cilësoi finalen e Conference League si një mundësi fantastike për të prodhuar kartolinën më të bukur të qytetit dhe vendit tonë në arenën…

Read More

Janë gjetur eshtrat e një njeriu në Lushnje. Burime nga policia bëjnë me dije se A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, në fshatin Ardenicë ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike. “Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme…

Read More

Nëntë persona janë arrestuar gjatë orëve të fundit në Fier. Burime nga policia bëjnë me dije se të arrestuarit akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim. Sipas “bluve” është prangosur M. B., 57 vjeç, banues në Kash, Mallakastër, pasi gjatë kontrollit përreth banesës së tij, janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Ndërkaq, S. M., 43 vjeç, banues në Levan dhe S. H., 38 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër janë arrestuar pasi ishin në kërkim. Njoftimi i plotë: Vihen në pranga 9 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në…

Read More