Ndërsa të gjithë mendonin se Kylian Mbappe t’i bashkohej Real Madridid, duket se kjo pistë ka shumë mundësi të ketë rënë tashmë dhe francezi do të qëndrijë tek Paris Saint-Germain. Ylli 23-vjeçar nuk ka folur akoma personalisht në mënyrë zyrtare për këtë gjë por, dy gazetarët më të njohur të sportit, Gianluca Di Marzio dhe Fabrizio Romano, konfirmojnë me bindje të plotë se Mbappe do të rinovojë kontratën me PSG. Klubi francez bëri maksimumin që Kylian Mbappe të qëndronte me ta, duke i ofruar shuma marramendëse dhe çelësat e klubit parisien.
Author: tirana
Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një ndër çiftet e momentit dhe që qëndrojnë në qëndër të vëmendjes së mediave rozë. Ata e nisën lidjen e tyre gjatë kohës që ishin në shtëpinë e Big Brother VIP, ndërsa shpesh tregojnë se ndihen shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Dysha ka zgjedhur që të mbajnë lidhjen e tyre sa më larg vëmendjes së publikut. Dhe postimet krah njëri-tjetrit janë shumë të rralla për shkak të angazhimeve të punës. Së fundmi, blogerja dhe moderatorja e “Kosherja” ka ndarë një video me Dj në Instastory. Duket se Sarah është bërë “xheloze” sepse…
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim dhe Zëvendës Ambasadori Demian Smith i’u bashkuan sot Marshimit të Krenarisë LGBTI+ i cili po mbahet në bulevardin e Tiranës. Siç deklaruan dy diplomatët amerikanë, ata dolën në marshim për të treguar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë në Shqipëri për të përkrahur të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë njerëzve për të jetuar me dinjitet. Ndërkohë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” të ambasadës amerikane thuhet se Shtetet e Bashkuara mbeten të…
Më datë 25 maj do të luhet në Tiranë finalja e madhe e UEFA Conference League e cila pritet të dhurojë momente të bukura dhe spektakël! Të gjitha përgatitjet po shkojnë tashmë drejt fundit, teksa para rënies së bilbilit, është planifikuar edhe një ceremoni hapëse, ashtu sikurse çdo finale tjetër madhore europiane. Niki Edipidi, një nga zyrtaret e UEFA-s, përgjegjëse për pjesën e ceremonisë tregon për fshf.org se si po shkojnë provat me vullnetarët e siguruar nga FSHF për këtë finale, ku vetëm për këtë pjesë, do të angazhohen rreth 100 deri në 150 persona. “I kemi nisur dje provat,…
2 grupe adoleshentësh u përfshinë në një sherr mes tyre gjaë ditës së djeshme në qytetin e Kamzës, duke bërë që dy prej tyre të mbesin të lënduar duke përfunduar në spital. Sipas policisë, dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy 16-vjeçare të tjerë kanë përfunduar në prangat e policië. Mësohet se sherri mes tyre ka lindur për motive të dobta sipas bluve të Kamzës dhe gjatë goditjeve kanë përdorur edhe sende të forta duke u shkaktuar dëmtime personave me të cilët u konfliktuan. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…
Skuadra e Milanit e drejtuar nga tekniku Stefano Pioli ndodhen shumë pranë titullit kampion dhe në hapin e fundit të kampionatit, kuqezinjtë duhet thjesht që të mos humbasin ndaj Sassuolos. “Kemi qenë më të mirët deri më tani, por duhet të jemi edhe nesër. E kemi përgatitur mirë ndeshjen, ashtu siç kemi bërë gjithnjë. Nuk ka më asnjë rëndësi se çfarë kemi bërë deri dje, ka rëndësi vetëm ajo që të jemi të aftë të bëjmë nesër. Jemi përpara një okazioni të mirë dhe duhet ta përmbyllim. Dua të jem i përqendruar vetëm te sfida kundër Sassuolo-s. Do të jetë…
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku sipas burimeve Policia e Shtetit ka ngatërruar një prej të arrestuarve, i cili është Ilirjan Feçi. Mësohet se policia ka çuar në gjykatë dikë tjetër në vend të Feçit. Më herët, GJKKO caktoi masën “arrest në burg” për Nuredin Dumanin. Masa i është komunikuar në ambientet e spitalit të burgut.Ndërsa, Florian Çekrezi dhe Asllan Plaku dy prej të arrestuarve nga operacioni ‘Plumbi i artë’, nuk kanë marrë avokat pasi pretendojnë se nuk kanë para. Kujtojmë se dy ditë më parë Prokuroria…
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur një grua hedh në pishinën e hotelit të gjitha veshjet e të dashurit të saj pas kishte mësuar se ai e tradhtoi një natë më parë. Ngjarja ka ndodhur në Ibiza dhe është filmuar nga të pranishmit.“Shpresoj që të të përzenë tani nga hoteli me veprimin që bërë”, reagon i dashuri i saj, kurse ajo tha se “kjo ishte minimumi i asaj që meritonte”. @chelsc123 This is what happens when you get caught out for cheating in ibiza 🤣 #foryoupage #cheat #ibiza #cunt #fyp ♬ Oh no, oh no, oh…
Thomas Strakosha do të vazhdojë karrierën në Premier League. Portieri i kombëtares shqiptare do të largohet në fund të sezonit nga Lazio si lojtar i lirë. Akordi i rinovimit nuk u arrit dhe më 30 qershor merr fund aventura 9-vjeçare e “gardianit” 27-vjeçar me klubin bardhekaltër, me të cilin ka fituar 2 Kupa Italie dhe po kaq Superkupa. Strakosha ka gjetur marrëveshjen me Fulham, ekip që siguroi rikthimin në elitën e futbollit anglez. Katër vite do të firmosë portieri shqiptar me klubin londinez. Tani kanë mbetur për t’u zgjidhur detajet e fundit, dhe më pas do të vijë zyrtarizimi i…
Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet federale të Australisë. Laburistët janë në gjendje të formojnë qeverinë e pakicës ose të shumicës, që do të thotë se zoti Albanese do të jetë kryeministri i 31-të i Australisë. Rezultati është një goditje e ashpër për Scott Morrison. Anthony Albanese shpallet kryeministri i parë i vendit nga një prejardhje jo anglo-kelte. Ai tha se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë në banesat publike.
Teksa dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, i çoi në pranga, dy prej të arrestuarve kanë thënë para Gjykatës së nuk kanë para për të marrë avokat. Bëhet fjalë për Florian Çekrezin dhe Asllan Plakun, të prangosur nga operacioni “plumbi i artë”, të cilët do e vijojnë gjyqin me avokat të përcaktuar nga shteti. Ndërkohë sjellim në kujtesë së “zbërthimi” i Dumanit ka zbuluar veprimtarinë e 8 grupeve të rrezikshme kriminale.
Ka ndërruar jetë në spital e moshuara që u aksidentua pak ditë më parë në ashensorin e QSUT-së. Burime bëjnë me dije se e moshuara ka vdekur nga trompoza. Ajo u plagos pak ditë më parë pas shkëputejes së ashensorit në QSUT, teksa po shoqërohej nga një infermier. Ngjarja ndodhi pak ditë ma parë, ku si pasojë e shkëputjes së ashensorit, pacientja 80 vjeçare mori dëmtime në kokë dhe u dërgua për mjekim më të specializuar tek Spitali i Traumës. I dëmtuar mbeti edhe punonjësi shëndetësor që shërben për të transportuar pacientët me barrelë.