Mes të ndalurve në kuadër të megaoperacionit të SPAK është edhe Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë. Sipas burimeve, Palushi shiste informacion te grupet kriminale dhe dekonspironte aksionet . Ai është një personazh i njohur për mediat, pasi ai ka parë me sy vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha nga 21 vjeçari Aldi Rama. Avokati mbrojtës i ish efektivit Palushi i kanë kërkuar gjykatës që policia ti mbrojë familjen, pasi ai ka kryer 20 operacione dhe mund t’i rrezikohet jeta e familjarëve.
Author: tirana
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka konfirmuar kërkesën e bërë nga Shqipëria pranë kompanisë amerikane “Lockheed Martin” për raketa moderne antitank “Javelin”. “Është në kuadrin e modernizimit të Forcave të Armatosura, rritjes se kapaciteteve tona që Shqipëria ka ne raport me NATO-n. Është e vërtetë që ne kemi porosinë tonë aty si pjesë e rrugëtimit tonë të rritjes së kapaciteteve të FA-së, rritjes së sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial të vendit tonë. Nuk është se ka lidhje me ndonjë kërcënim që të mos krijojmë panik, ne jemi një vend në NATO e kemi zgjidhur çështjen e sigurisë kombëtare, jemi…
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar vlonjatëve që të mbajnë ambientin e tyre të pastër dhe të mos hedhin plehrat në tokë, duke thënë se “kanë në dorë diçka shumë të rëndësishme, që duhet ta vlerësojnë”. Rama foli nga qyteti bregdetar, teksa u shpreh se një ambient i papastër largon turistët nga Vlora. Ndërsa u kujtoi një shprehje të gjyshërve vlonjatë që sipas tij thoshin: “Lahu sa më shumë në det”. “I them këto sepse vlonjatët, sidomos, vlonjatët duhet të kuptojnë se kanë diçka të rëndësishme në dorë, në raport me ekonominë e tyre, të mos hedhin plehrat në tokë. Për të…
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur sot në një deklaratë për mediat lidhur me masat që do të merren nga policia në datën 25 maj ku pritet që në Tiranë të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” finalja e Conference League. Sipas tij ate dite nuk do te kete shtetrrethim por policia do te kete postoblloqe per te mos lejuar qytetaret nga rrethet te futen ne Tirane nese nuk jane te destinuar per kete ndeshje. “Keto dite eshte thene qe ne 25 maj do ketë një shtetrrethim. Dua tu bëj me dije e tu kërkoj mirëkuptim qytetareve që…
Pas konferencës në Vlorë, gazetarët i drejtuan një “gjysmë” pyetje Ramës për Sali Berishën, por ai tha se nuk e njeh. Gazetarja: Berisha nga Vlora tha… Rama: Kush është ky? Kush është ky? Ndjesë Pastë!
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka konfirmuar se operacioni “Plumbi i artë” ka vijuar dhe ditën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm, ku janë kryer kontrolle dhe në orët në vijim priten të tjera arrestime. Në një deklaratë për mediat, Nano tha se po hetohet për dekonspirim të operacionit, dhe kushdo që do të gjendet përgjegjës, do të dalë para ligjit. Kujtojmë që nga 32 urdhër arrestet e leshuara nga SPAK, nente prej te akuzuarve nuk u arriten te kapeshin tre dite me pare. Pyetje: Keni informacione se ky megaoperacion mund të jetë dekonspiruar? Gledis Nano: Ne në…
Të tjera dëshmi të autorëve të krimeve në Shqipëri dalin në dritë. Në dosjen e siguruar nga Tirananews.al zbardhet dëshmia e shtetasit Henrik Hoxhaj, i cili jep të dhëna me interes në lidhje me autorët e përfshirë në ngjarjen e datës 05.02.2011, për vrasjen e Filip Gjeloshit. 70 -Ndërmjet të tjerave shtetasi Henrik Hoxhaj deklaron se “……Gjithashtu mbaj mend që në vitin 2011 muaji Shkurt duhet të ketë qenë unë kam marrë porosi nga shtetasi Ardian Ozuni i cili aktualisht ndodhet në burg për ngjarje të tjera kriminale. Ky shtetas më ka ofruar që për të kryer vrasjen e shtetasit…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka dalë me një thirrje të fortë në rrjetet sociale drejtuar qytetarëve. Braçe iu bën apel qytetarëve që të bëjnë kujdes kur shkojnë në ‘exchange’ për të thyer paratë, pasi në këto pika po jepen euro false. Ai madje thotë se në pikat e këmbimeve valutore po pastrohen paratë e krimit. “Deri atëherë një thirrje kam; njerëz hapni syte, ne exchange ka euro fallso, ju japin euro fallso!Për shtetin një të vërtetë kam; një pjesë e exchange janë kthyer në depozita të cash të organizatave kriminale; kriptomonedhat po përdoren për pastrimin e tyre”, shkruan Braçe…
Kryeqyteti është “veshur” me ngjyrat e ylberit. Me moton “Ne jemi familje”, anëtarët e komunitetit LGBTQI sot po mbajnë “Paradën e krenarisë”. Vetëm disa minuta përpara se të niste marshimi aktivistja e njohur e të drejtave të anëtarëve të LGBTQI, Xheni Karaj përsëriti moton “Ne jemi familje”, ndërsa shtoi se komunitetin nuk e ndalon dot asnjë pushtet. Me flamurin e LGBTQI në duar, e pranishme në “Paradën e Krenarisë” është edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim. Krah saj ndodhet edhe ambasadorja e Suedisë Elsa Håstad. I pranishëm gjatë paradës ishte edhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda. Aktivistja e njohur, Xheni Karaj i…
Presidenti Ilir Meta tha se Presidenca ka qenë një kështjellë e rrethuar nën udhëheqjen e tij, nga ndikimet politike të aktorëve të tjerë, por nuk premtoi se do të ishte e njëjta situatë edhe pas 24 korrikut, kur ai të lejë karrigen e kreut të shtetit. “Unë i mbaj premtimet, presidenca ka qenë një kështjellë dhe deri më 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë e rrethuar, nga pjellat më të pabesa të këtij vendit. Nuk mendoj se jam në gjendje të bëj çdo gjë, nuk kam aftësi çudibërëse, sigurisht përderisa ata ishin të vendosur, të gjithë ata që…
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës nuk është një konflikt etnik, pasi si ukrainasit dhe rusët etnikë po luftojnë në të dy anët e vijës së frontit. Dhe nacionalizmi radikal nuk është motivimi kryesor për rezistencën ukrainase, në kundërshtim me shumë prej deklaratave të Moskës. Nuk është as një luftë për fenë. Si Rusia ashtu edhe Ukraina janë në thelb shtete laike, dhe rilindja e fundit fetare në të dy vendet është në thelb sipërfaqësore. As kjo luftë nuk po bëhet për marrjen e territoreve, sipas mendimit tim (megjithëse mosmarrëveshjet e lidhura me territoret mbeten një pengesë e madhe për një…
Besoj se shumëkujt nuk i ka shpëtuar mesazhi i Papa Françeskut javës së kaluar, në kuadër të Ditës Botërore të Gjyshërve dhe të Moshuarve. Françesku nuk fajësoi Vladimir Putinin për shkaktimin e dhunës në Ukrainë (“Një papë nuk emëron asnjëherë një kryetar shteti”– tha ai muajin e kaluar). Ai nuk e kritikoi as Patriarkun Kiril, kreun e Kishës Ortodokse Ruse, për mbështetjen e pushtimit të Putinit. Megjithatë, dy javë më parë, Papa me origjinë argjentinase foli me një gjuhë të pakompromistë kundër luftës. Françesku tha se mizoritë në Ukrainë, që i atribuohen forcave ruse, na kujtojnë gjenocidin e Ruandës së…