Pas emri i tij doli nga radhët e opozitës për ta renditur si kandidat për postin e Presidentit të Republikës, ka reaguar ish-ministri i Shëndetësisë së Partisë Demokratike Halim Kosova. Ai u shpreh se është njohur me propozimin e emrit të tij si kandidat për kreun e ri të shtetit dhe se e vlerëson shumë një akt të tillë politik. Megjithatë, doktor Kosova tha se profesioni i tij mbetet parësor në raport me politikën. “Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm, me thënë të drejtën jam njohur nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion…
Author: tirana
Policia e Fierit shoqëroi mesnatën e 30 marsit, pas atentatit të dështuar ndaj Nuredin Dumanit, Mirjetë Hajdinin, vajzën nga Kosova që bashkëjetonte me të shumëkërkuarin e drejtësisë dhe me të cilin kishte një lidhje dashurie. Në dëshminë e saj të siguruar nga BalkanWeb, vajza tregoi se: “Nuk isha në dijeni që Arviti quhej Nuredin Dumani dhe që kishte probleme me drejtësinë në Shqipëri.” DËSHMIA E TË DASHURËS SË DUMANITMirjetë Hajdini ka deklaruar mbi rrethanat e njohjes me shtetasin Nuredin Dumani, marrëdhënien e krijuar me të, faktin që ky shtetas i është prezantuar me emrin Arvit Spahiu, rrethanën që Arviti mbante…
Autoritetet shëndetësore në Evropë janë vënë në gatishmëri të lartë për rastet e konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve të raportuara në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Portugali, Itali, Suedi, Francë, Belgjikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada. Infeksioni i rrallë viral zakonisht prek vendet afrikane dhe raportimi i rasteve jashtë tij ka shkaktuar shqetësim tek shkencëtarët dhe autoritetet kombëtare shëndetësore. Epidemiologët bëjnë thirrje për ” rritje të vigjilencës ” . Kanadaja po heton më shumë se 12 raste të dyshuara në zonën e Montrealit, ndërsa Spanja dhe Portugalia kanë identifikuar më shumë se 40 raste të mundshme dhe të konfirmuara, Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar diagnozën e lisë së…
Në finalen e UEFA Conference League më datë e cila do të luhet në Tiranë, Roma e Marash Kumbullës me shokë do të provojë të kthehet te trofetë. Kryeqytetasit do të masin forcat me Feynoord në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe emocionuese. Në një prononcim për faqen zyrtare të UEFA-së, trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur për rivalin, triumfin e mundshëm dhe natyrisht për arritjet personale. “Ata luajtën 14 ndeshje si ne dhe mposhtën kundërshtarë të vështirë. Finalet janë 50-50, por ne do të bëjmë çmos për ta sjellë atë në 51-49 për ne. Deri…
Disa vite më parë, unë jetoja në Kutuzovsky Prospekt, një nga rrugët e gjera, radiale që të çon në qendër të Moskës – dhe rrugën e preferuar të autokolonës së Presidentit Vladimir Putin për në Kremlin, raporton DailyMail. Putinit nuk i pëlqente kurrë të udhëtonte me helikopterë, kështu që ekstravaganca me 18 automjete, duke përfshirë udhëtarët e jashtëm, një ambulancë dhe një varg limuzinash të zeza me xham të lyer, ishte një pamje e njohur. Rreth 45 minuta para se të kalonte, rruga do të mbyllej plotësisht. Një person sigurie ishte vendosur në hyrje të ndërtesës sime të banesës duke penguar…
Policia ka publikuar bilancin e shkeljeve rrugore pas monitorimit të qarkullimit të automjeteve në të gjithë vendin. Pas kontrolleve të kryera me makinat inteligjente dhe radarët automatikë, në Rrugën e Kombit dhe në aksin Milot-Rubik-Milot janë pezulluar 78 leje drejtimi. Gjithashtu janë evidentuar 369 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, të cilët u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 4000 deri në 10.000 lekë të rinj. Njoftimi i plotë i policisë: Makina inteligjente dhe radarët automatikë, në monitorim të qarkullimit në Rrugën e Kombit dhe në aksin rrugor Milot-Rubik,…
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publik bilancin e Covid-19 për 24 orët e fundit ku në 973 testime të kryera, kanë rezultuar 36 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 25 të shëruar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për…
Këtë të shtunë është regjistruar një aksident pranë zonës së ish-stacionit të trenit në Tiranë. Raportohet se në të janë përfshirë dy makina, ndërsa një autobus ka mbetur i bllokuar. Mësohet se makina e parë është ndalur në rrugë ndërsa tjetra e ka goditur nga pas. Por aty u përfshi edhe autobusi që po kalonte anash, i cili për pasojë ka mbetur për disa minuta i bllokuar. Për fat të mirë nuk ka pasur të plagosur, por janë krijuar radhë të gjata trafiku.
Bashkia Mat vijon investimet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidh zonat rurale me qytetin. Sëfundmi, në Bashkinë Mat ka nisur asfaltimi i rrugës së fshatit German në Njësinë Administrative Komsi. Lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë Agron Malaj, i cili ka postuar dhe fotot nga asfaltimi. “Nis asfaltimi i rrugës së fshatit German në NjA. Komsi.Ky investim nuk do ishte i mundur nëse s’do kishim pasur ndihmën e biznesmenit Ilir Sadik Beshiri.Kontribute si ky i Ilirit janë të mirëpritur dhe kaq të dëshiruar për të kryer punë të mira për qytetin tonë”, shkruan kryebashkiaku Malaj.
“Ai vend që merr avionët F-35 do të jetë sunduesi i Egjeut.” Kështu është shprehur Këshilltari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Greqi Alexandros Diakopoulos gjatë një prononcimi për një televizon grek. Gjithashtu, Diakopoulos vuri theksin tek shqetësimi që ekziston në lidhje me mundësinë që Turqia të marrë 100 avionët F-35 që i ishin premtuar nisur edhe nga fakti se vendi ishte pjesë e sipërmarrjes për prodhimin e tyre. “Kush merr avionët F-35 sundon Egjeun. Ata janë të padukshëm, nuk i kap radari. Nëse Turqia merr 100 avionët F-35 siç kishin planifikuar do ta kthenin Egjeun në një sufllaqe. Për fat…
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Lezhë-Balldre ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Mbeten ende të paqarta shkaqet e këtij aksidenti.
Një bunker nga koha e Luftës së Ftohtë ka dalë në shitje në Britaninë e Madhe për 18,000 paund. Vetëm se, ky vendstrehim nuk ka furnizim me ujë, gaz apo energji elektrike. Ky bunker anti-bërthamor dikur ishte në pronësi të Korpusit Mbretëror i Vëzhgimit. Në përshkrimin e pronës thuhet se bunkeri ka pamje nga fushat e fshatit dhe akses në rrugë kryesore. Megjithatë, strehimi që ndodhet 6 metër nëntokë përshkruhet si shumë primitiv. Por, mesa duket, për arsye sigurie blerësit nuk do të kenë mundësi që të futen në ambientet e bunkerit i cili ndodhet në Pontefract, Yorkshire perëndimor. Kur…