Presidenti i KE, Charles Michel, tha në Tiranë se në situatën e krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale. “Përballë situatës së krijuar nga agesioni rus ndaj Ukrainës integrimi europian ka nevojë për mënyra inovative, përtej modeleve tradicionale, ka nevojë për stimuj të rinj, që të përshpejtohet procesi i integrimit europian.” – deklaroi Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel gjatë një vizite në Tiranë. Si një mënyrë të tillë për vendet që nuk janë ende anëtarë të BE, ai paraqiti krijimin e një “Platforme Politike.” “Objektivi ynë kryesor është t’i japim…
Author: tirana
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është përplasur me një prej ndjekësve të tij në rrjetin social në Facebook. Një qytetar nga Maqedonia e Veriut ka komentuar në një prej publikimeve të ministrit të Drejtësisë, ku ai flet për diskriminim dhe legalizimin e kanabisit. Në komentin e tij shqiptari nga Maqedonia e Veriut i shkruan shkurt: Hup more bërllok (Shko more plehrë). “Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar…
Ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD në disa zona. Në Berat votohet në selinë e PD dhe janë 2300 anëtarë që do të bëjnë zgjedhjen e tyre mes Sali Berishës dhe Ibsen Elezit, dy kandidatëve që janë në garë. Edhe në Kuçovë 1500 anëtarë votojnë në selinë e PD. Në Dimal votojnë 870 anëtarë. Në Skrapar votojnë 630 anëtarë. Në Poliçan votojnë 930 anëtarë.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski propozoi gjatë një video-mesazhi krijimin e një fondi për të kompensuar shtetet e sulmuara nga Rusia. Zelenski tha se vendet partnere duhet të zhvillojnë së bashku një mekanizëm në mënyrë që “të gjithë ata që kanë vuajtur nga veprimet e Rusisë” të marrin kompensim për humbjet e tyre”. Kjo mund të rregullohet përmes një marrëveshjeje shumëpalëshe.Për krijimin e këtij fondi Presidenti ukranas propozoi ngrirjen e kapitalit dhe pronave ruse jashtë vendit dhe transferimin e tyre në këtë fond. “Një hap i tillë është i drejtë,” tha ai, sepse kështu Rusia do të “ndiejë peshën e…
Komisioni i Rithemelimit zhvillon sot zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së. Në garë janë Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, dy kandidatët e vetëm për kryetar të PD-së. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 dhe do të mbyllet në orën 18:00. Zgjedhjet do të zhvillohen në 108 qendra qendra votimi. I pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha, kurse i dyti rivali i tij, Ibsen Elezi. Sipas udhëzimeve zyrtare, nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, qendrat e votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar…
Pjesa e parë e ditës në vendin tonë do të jetë në dominimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë territorin, por në zonat malore priten kalime të pakta vranësirash. Sipas Meteoalb, pjesa e dytë e ditës do ti bëj vranësirat më të dukshme në zonat malore duke sjellë shira të izoluar dhe afatshkurtër në skajin Verior. Po ashtu dhe në zonën e ulët do të ketë të shfaqje të vranësirave të pakta, ndërsa bregdeti do të mbetet me kthjellime. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C. Era do…
Dashi Aktualisht, ju jeni në mes të disa pikëpyetjeve të thella në lidhje me qëndrimet tuaja emocionale. Ndoshta do ta gjeni veten plotësisht të lirë nga frenimet, për kënaqësinë tuaj. Është një mundësi për të takuar njerëz të rinj dhe ndoshta për t’u bërë pak më mendjehapur. Ju mund të prisni shumë kënaqësi nga dashuria. Demi Ju dëshironi që të tjerët të ndjekin drejtimin tuaj, por kjo do të jetë më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Jo të gjithë i shohin gjërat në të njëjtën mënyrë si ju. Debatet do të shpërthejnë nëse këmbëngulni t’i bëni presion të…
Një autobot i cili do të mbushej me gaz në një pikë karburanti ka pësuar rrjedhje gazi.Ngjarja ka ndodhur në Kombinat në kryeqytet, në një pikë e cila përdoret nga qytetarët edhe për të mbushur bombolat e gazit. Nga informacionet paraprake bëhet me dije se nuk ka të lënduar. Gjithashtu mësohet se forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë vënë në kontroll flakët.
Një rast shumë i dhimbshëm dhe prekës është transmetuar në emisionin “Shqiptarët për shqiotarët” në Abc News. Ajo është historia e Jonidës, një e re 25-vjeçare dhe nënë e një djali të vogël, por sëmundja e kancerit po i’a vështirëson dhe shkurton jetën. Pavarësisht situatës së keqe shëndetësore në të cilën ndodhet, Jonida është shprehur se ëndrra më e madhe e saj në këtë jetë dhe qëllimi i saj primar është të mos linte jetim të birin. Shqiptarët bamirës s’mund të linin një nënë 25 vjeçe në baltë. Brenda javës, shuma e nevojshme për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale u mblodh.…
Kylian Mbappe ka komentuar vazhdimin e kontratës me PSG-në. Sulmuesi nënshkroi një marrëveshje të re deri në vitin 2025. “Dëshiroj të njoftoj se kam vendosur të vazhdoj kontratën time me Paris Saint-Germain dhe sigurisht jam shumë i lumtur për këtë. Jam i bindur se këtu mund të vazhdoj të rritem në një klub që jep çdo mundësi për të performuar në nivelin më të lartë. Gjithashtu jam shumë i lumtur që mund të vazhdoj të zhvillohem në Francë, vendin ku linda, u rrita dhe përparova. Dëshiroj të falënderoj Presidentin Nasser Al-Khelaifi për besimin, mirëkuptimin dhe durimin e tij. Mendoj gjithashtu…
Organizata Botërore e Shëndetësisë po punon për të hartuar udhëzime të mëtejshme për frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve, mes shqetësimeve se rastet mund të rriten më tej gjatë muajve të verës, i tha agjencisë Reuters një këshilltar i lartë i agjencisë së OKB-së. Teoria mbi të cilën po mbështetet OBSH-ja, bazuar në rastet e identifikuara deri tani, është se përhapja po nxitet nga kontakti seksual, tha David Heymann, kryetar i Grupit Këshillimor Strategjik dhe Teknik të OBSH-së për rreziqet e infektimeve që mund të kthehen në pandemi dhe epidemi. Ai drejtoi të premten një takim lidhur me përhapjen…
Telenovela “Mbappe” tashmë mori totalisht formë zyrtare. Sulmuesi francez sapo ka zyrtarizuar se do të vazhdojë me PSG-në, duke refuzuar kështu transferimin tek Real Madridi. Skuadra pariziane tashmë është e qetë duke pasur një nga futbollistët më të mirë në botë, pas gjithë telenovelave për të ardhmen e tij. Sakaq, kontrata e re e lidh francezin me PSG deri më 2025.