Ka marrë fund arratia për një 27-vjeçar që ishte shpallur në kërkim për plagosje. Në kuadër të operacionit “Three” policia e Tiranës ka arrestuar Rigers Mahmutin. “Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Three”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5. Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në…
Author: tirana
Ndërkohë që vijon votimi për zgjedhjen e kreut të ri të PD, proces ky i organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ka ardhur reagimi i parë nga Lulzim Basha. Duke mos i përmendur zgjedhjet e sotme, Basha ka zgjedhur ta japë mesazhin e tij përmes 38-vjetorit të revoltës së Qafë Barit. Me një term që i është drejtuar Berishës që kur nisi përplasja mes tyre pasi e përjashtoi nga grupi i PD, për t’i kujtuar shqiptarëve që të mos e marrin lirinë si të mirëqenë, Basha shkruan se nuk duhet t’i lënë “mbeturinat e komunizmit të relativizojnë dhimbjen dhe përgjegjësitë e…
Sekretari i Grupit të PD Arbi Agalliu deklaron se PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President. Agalliu ka publikuar videon e mbledhjes për Presidentin e ri, teksa shkruan se Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Ai shkruan se PS kërkon President vetëm për socialistët për ta pasur në xhep Rama. POSTIMI I PLOTË“Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë. Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin…
Ibsen Elezi rivali i Sali Berishës në garën për kreun e PD ka votuar në selinë e PD dhe është ndalur për mediat. Ai tha se nuk ka tërheqje nga gara pavarësisht disa problematikave të konstatuara gjatë procesit. “Kam vëzhgues, anëtarët në komisioner janë refuzuar që në fillim të procesit. Ka qenë një situatë e tensionuar dhe vëzhguesit kanë pasur dilemat e veta. Dhe unë kam qenë tolerues që në momentin që nuk e kanë pasur vullnetin”, tha Elezi. Sa i përket deklaratës së Berishës se “sot në këtë proces mbarëshqiptar shohim dritën e shpresës për të ardhmen”, ai tha…
Nga Ruben Avxhiu Kryetari i Partisë Laburiste, Anthony Albanese, duket se do të jetë kryeministri i ri i Australisë, pasi projeksionet e të tre rrjeteve kryesore televizive e kanë shpallur fitues në zgjedhje. Numërimi i votimeve vazhdon dhe kurioziteti më i madh për momentin është nëse Partia Laburiste do të ketë më shumë se 76 vende në parlament apo do të kenë nevojën e ndonjë marrëveshjeje për të siguruar qeverisjen. Ajo që besohet është se Koalicioni Liberal Nacional me kryetar Scott Morrison është humbësi i këtyre zgjedhjeve. Anthony Albanese është djali i një marinari arbëresh, Carlo Albanese nga jugu e…
Ish-kryeministri Sali Berisha garon sot për kreun e PD-së përballë Ibsen Elezit. Së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha, ish-kryeministri votoi për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë. Pas votimit në një komunikim për mediet Berisha i bëri thirrje demokratëve të votojnë sipas vullnetit të tyre, duke cilësuat zgjedhjet sot proces historik. I pyetur nëse u frikësohet vendimit të Apeli pas zgjedhjeve Berisha u shpreh se nuk ka vendim që mund të ndalë misionin historik të demokratëve shqiptarë. “Së pari përshëndes demokratët dhe demokratet komisionerë të 108 qendrave të votimit në mbarë Shqipërinë. I uroj të marrin pjesë…
Ashtu si të gjithë anëtarët e PD, ish kryeministri Sali Berisha, së bashku me bashkëshorten e tij Liri Berisha kanë votuar në selinë e PD për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë. Vetë Berisha është në garë vetëm me Ibsen Elezin dhe me shumë gjasa do arrijë të marrë fitoren.
Kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla, nga Fieri u ka bërë thirrje sërish grupeve parlamentar të opozitës për të propozuar emrat për kandidat për President. Balla tha se orët në vijim në mbyllje të afatit duhet të përdoren me përgjegjësi, teksa shtoi se nuk e di arsyen se përse grupi parlamentar i PD u tërhoq nga procesi. Balla tha se PS respekton marrëveshjen me opozitë që në dy raundet e para u takojnë atyre propozimet e emrave, por nëse dhe në raundin e tretë PD nuk do të hyjë në proces, atëherë Presidenti ose Presidentja e re do…
Rusia publikoi të shtunën listën e përditësuar të personave të padëshiruar në vend. CNN raporton se Rusia u ka ndaluar hyrjen në vend të 963 zyrtarëve dhe figurave amerikane, midis tyre Joe Biden, dhe liderë biznesesh sikurse ai i Facebook-ut, Mark Zuckerberg. Lista e përditësuar përfshin shumicën e senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve, ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë të qeverisë, gazetarë, personel ushtarak, avokatë, qytetarë, CEO – dhe madje edhe disa individë të vdekur. Senatori John McCain dhe zëvendësdrejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Melissa Drisko, të cilët vdiqën të dy në vitin 2018, u përfshinë në…
Atdhe Xharavina është bërë figurë e njohur që kur u bë pjesë e programit “Për’puthen” në sezonin e parë. I ftuar në ‘FitStation’ në News24, Atdheu zbuloi për moderatoren Çenkuela Hasa se çfarë nuk do të bënte kurrë në emër të dashurisë. Moderatorja: Ke publikuar një status që përpara dashurisë jemi të vegjël, a do e falje tradhtinë në emër të saj? Atdhe Xharavina: Më parë vras veten, nuk kthehem te ai person që më ka tradhtuar. S’ka arsye pse ta fal, se nëse e fal ka për ta bërë sërish, njoh shumë persona që kanë bërë prapë.
Aktualisht Johnny Depp dhe Amber Heard janë në momentet më të errëta të gjithë jetës së tyre. Nuk ju nevojitej astrologjia për t’ju thënë këtë, por sot përmes yjeve do të shpjegojmë pse. Dikur të dashuruar, ish-çifti tani janë përfshirë në një gjyq të bujshëm që ka marrë vëmendjen e gjithë botës. Një analizë e fundit nga kompania e monitorimit të mediave sociale ‘NewsWhip’ tregon se amerikanët janë më të interesuar për gjyqin Depp kundër Heard sesa për ngjarje të tjera aktuale, si lajmet për inflacionin, abortin ose luftën në Ukrainë. (KLIKO) Depp, 58 vjeç dhe Heard, 36 vjeç, vuanin…
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen C. B., 44 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit, shtetases K. B., 28 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjithashtu, për këtë rast është proceduar në gjendje të lirë dhe shtetasja K. B., sepse ka ushtruar dhunë ndaj shtetases C. B.