Prezantueset afgane dhe gazetaret tjera janë shfaqur të dielën në televizionin afgan me fytyra të mbuluara, pas urdhrit të talebanëve për paraqitje të tillë. Më herët gjatë këtij muaji, lideri suprem i talebanëve, Hibatullah Akhundzada, ka lëshuar një dekret që urdhëron gratë të mbulojnë plotësisht fytyrën në publik, duke e përmendur burkan si veshje ideale. Më 21 maj, Ministrja për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Vesit, ka lëshuar urdhrin e njëjtë për gratë që dalin në televizion. Megjithatë, gratë fillimisht e kanë sfiduar vendimin duke dalë të shtunën në transmetim pa mbulesë. Megjithatë, më 22 maj, prezantueset gra janë…
Author: tirana
“Një fund i lumtur”, shkruan PSG. Fundi i lumtur në telenovelën për rinovimin e Kylian Mbappe, si për klubin e Al Khelaifi, ashtu edhe për sulmuesin francez që dukej një hap larg Real Madridit dhe që në vend të kësaj vendosi të qëndronte. Zyrtarisht ende nuk dihen shifrat e marrëveshjes që lidh lojtarin me klubin edhe për tre vite të tjera. Është shkruar për një bonus nënshkrimi prej të paktën 100 milionë dollarësh, plus 100 milionë dollarë në vit pagë neto. Numra me të vërtetë të çmendur. Më të mundshmet flasin për 130 milionë për kontratë të nënshkruar dhe 30…
Të shumta kanë qenë familjet në mbarë botën, të cilat janë solidarizuar me refugjatët ukrainas të luftës, duke iu ofruar atyre një strehë të sigurtë familjare. Por duket se zemërgjerësia e një gruaje nga Britania, i ka kushtuar asaj ndarjen e nga partneri. Ajo rrëfen për Daily Mail, se pasi kishin strehuar në banesën e tyre një 22-vjeçare nga Ukraina, partneri i saj 29 vjeç, me të cilin kishte një lidhje prej 10 vitesh, është dashuruar me të dhe pas 10 ditësh janë larguar së bashku. Ajo thotë se çdo gjë ndodhi papritur dhe se iu përmbys bota nën këmbë…
Një shtetas 30-vjeçar me iniciale U.S është raportuar i humbur që prej ditës së djeshme, më 21 maj në Tiranë. Ka qenë babai i 30-vjeçarit ai që ka kallëzuar në polici zhdukjen e të birit 59-vjeçari banues në Bathore ka kallëzuar se i biri është larguar nga shtëpia dhe se nuk është kthyer më. Njoftimi i policisë: Më datë 21.05.2022, shtetasi H. S., 59 vjeç, banues në Bathore, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, djali i tij, shtetasi U. S., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme…
Një 71-vjeçare është gjetur e mbytur paraditen e sotme në liqenin e Pogradecit. Viktima është identifikuar si Hatixhe Qeska, e cila kishte ikur nga banesa e saj në Korçë, në 12 shkurt të këtij viti. Sipas policisë, e moshuara është gjetur pranë vendit të quajtur “Pompat e Tushemishtit”, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Sakaq, ka nisur puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i policisë: Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese…
Arrestohet një 36-vjeçar në Fier për përndjekjen e një minoreneje. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas denoncimit të bërë nga emisioni “Piranjat”, se një shtetas 36-vjeçar përndiqte një shtetase të mitur, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin A. I., 36 vjeç, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të tilla dhe i fton sërish ata që…
Përfundon ndërtimi i urës “bailey” në fshatin Zall Torë, në bashkinë e Pogradecit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli inspektuan investimin e kryer, falë bashkëpunimit mes forcave xheniere të Forcave të Armatosura dhe pushtetit vendor. Peleshi tha se kjo urë veç banorëve të fshatit Zall Torë do t’i shërbejë edhe banorëve të 5 fshatrave në njësinë administrative Proptisht. “Kemi ndërtuar një model pune bashkëpunimi me bashkitë, sipas të cilit një pjesë të investimit e bën bashkia, atë që ne e quajmë këmbët e urës, ndërsa pjesën tjetër të urave “bailey” e bëjnë forcat…
Pas katër orësh nga nisja e procesit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të PD, Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi, ka dalë në një deklaratë për mediat. Vokshi ka deklaruar se procesi vijon normalisht dhe se deri në orën 11:00 kanë votuar në 108 qendra votimi për kreun e ri të PD-së 14012 anëtarë. “Janë hapur në orën 08:00, 108 qendra në të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin. Procesi është hapur normalisht, po vijon normalisht. Duket një interes shumë i madh i demokratëve për të votuar që në orët e…
Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt.
Duke pushtuar Ukrainën, Vladimir Putini do të shkatërrojë jetët e njerëzve larg fushës së betejës – dhe në një shkallë që edhe ai mund të pendohet. Lufta po godet një sistem global ushqimor të dobësuar tashmë nga Covid-19, ndryshimi i klimës dhe një goditje e tregjeve energjetike. Eksportet e drithit dhe farave vajore të Ukrainës pothuajse janë ndalur dhe ato të Rusisë janë të rrezikuara. Së bashku, të dy vendet furnizojnë 12% të kalorive të tregtuara. Çmimet e grurit, të cilët qenë rritur me 53% që nga fillimi i vitit, u rritën me 6% më 16 maj, pasi India bëri…
Ish-kryetari i Parlamentit të Shqipërisë dhe zv.kryeministër i vendit, Namik Dokle, ka treguar pjesë nga negociatat e vështira me Sali Berishën për formimin e qeverisë së Pajtimit Kombëtar që u drejtua nga Bashkim Fino. Dokle, në praradhënien e Librit të Shaqir Vukajt, ish-ministër dhe ish-ambasador: “Nga gjakosja e Shkodrës (pranverë 1991) tek pergjakja e Shqipërisë (pranverë 1997)”, tregon se Sali Berisha, atëherë President i Republikës, refuzonte që të emëronte në krye të ministrisë së Mbrojtjes një politikan socialist nga Veriu, por në fund është tërhequr dhe ka pranuar kushtet e PS. Politikani i Mirëkuptimit Nga Namik Dokle Mendimi i parë…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në ceremoninë e mbërritjes së trofeut të turneut “FIFA World Cup” nga Coca-Cola në Tiranë, i cili do të ndalet në 51 vende dhe territore. Për herë të parë, turneu do të vizitojë të 32 vendet që u kualifikuan për “Kupën e Botës FIFA”, duke frymëzuar tifozët në mbarë botën. Veliaj dha mesazhin se sporti i bashkon njerëzit dhe se të gjithë duhet të mësojnë nga loja në skuadër. “Jam i lumtur që mikpresim në Tiranë Kupën e Botës. E paprekshme për të gjithë ne tokësorët, por e prekshme nga ata…