Meteorologia Lajda Porja, nga MeteoAlb në një panoramë të parashikimit të motit për javën bën me dije se temperaturat do të rriten ndjeshëm. Ditën e hënë dhe të martë nuk parashikohen rrebeshet e shiu kryesisht në zonat veri dhe veri-lindore, por duke filluar nga e mërkura termometri do të shënojë një rritje të ndjeshme të temperaturave. “Një javë e nxehtë na pret, moti i kthjellët do të jetë prezent pothuajse në gjithë territorin shqiptar duke parashikuar ditën e hënë dhe të martë ku në zonat malore dhe kryesisht në zonën veri, veri-lindore nuk do të mungojnë dhe rrebeshet afatshkurtra të…
Author: tirana
Prezantuesja televizive australiane, Erin Jjayne Plummer, ka vdekur “papritmas” në moshën 42-vjeçare. Ylli i njohur televiziv është përshkruar si një njeri i mrekullueshëm nga kolegët zemërthyer pas vdekjes së saj gjatë fundjavës. Shkaku i vdekjes së Erin nuk është bërë i ditur. Ajo la pas bashkëshortin dhe 3 vajza të vogla. Duke konfirmuar vdekjen e yllit, kolegia e shkatërruar e Erin në Channel 10, Sarah Harris, e përshëndeti atë si “mama me medalje ari” në një homazh emocionues. Ajo i tha shikuesve: Kemi një lajm vërtet të trishtuar për të ndarë këtë mëngjes. “Gjatë fundjavës “Studio 10” humbi shkëlqimin e mikes…
Rikthimi te titulli pas 11 vitesh pritje ka bërë që tifozët e Milan të shpërthenin në festë, jo vetëm ata që ishin në “Mapei Stadium”. Afro 50 mijë tifozë kuqezi kanë festuar deri në orët e para në mëngjesit titullin në rrugët e Milanos, në Piazza Duomo, në zonën neutrale të stadiumin “San Siro” por dhe në shtëpinë e Milan, në zyrat e klubit.https://www.youtube.com/embed/LfNb_HctISY Sigurisht nuk mund të mungonte protagonizimi i Zlatan Ibrahimovic në këtë festë, në një moment u ngjitur duke përshëndetur tifozët: “Faleminderit të gjithëve, pa mbështetjen tuaj, kjo nuk do të ishte e mundur”, u shpreh Ibra.…
I rraskapitur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, një shqiptar nga Finiqi i Sarandës dhe banues në Greqi është gjetur pas 50 ditësh. Ishin të afërmit e tij që denoncuan zhduken e Panajot Kaleshit nga Livadhaja e Bashkisë së Finiqit në zonën e Pireut. Kaleshi, 41-vjeç, u shfaq i vetëm në portin e Platamonas. Shoku i tij i ngushtë, një shqiptar i identifikuar me emrin Flamur tha për gazetën greke “Protothema”, se gjatë gjithë këtyre ditëve, 41-vjeçari është endur në malin Olimp, pavarësisht përpjekjeve të shumta të të afërmve dhe vullnetarëve për ta gjetur atë, duke mos zbuluar gjatë këtyre…
Drejtori i Agjencisë ruse të hapësirës Roscosmos, Dimitri Rogozin njoftoi ditën e djeshme se Rusia planifikon të vërë në shërbim rreth 50 raketa të reja. Ai shtoi se Rusia po planifikon që raketa balistike ndërkontinentale “Sarmat” të hyjë në funksion në fund të vjeshtës. Raketat do të prodhohen në qytetin siberian të Karsnoyarsk, tha ai për agjencinë e lajmeve Interfax, pasi Rusia kreu lëshimin e parë të provës “Sarmat” në portin hapësinor Plesetsk në Rusinë veriore në fund të prillit. “Sarmat”, i njohur gjithashtu si “Satan II” ka një rreze veprimi prej 18.000 kilometrash dhe mund të armatoset me koka…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të tregut të Orizit në Vlorë. Një automjet ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë. I aksidentuari është transportuar në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë. Mësohet se i plagosuri është rreth 60-vjeç, dhe ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin kur është përplasur nga automjeti “Toyota Jaris” me targat Aa 890 HC. Sakaq, drejtuesi i automjetit, një djalë i ri, është shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Vlorë/Informacion paraprak Më datë 23.05.2022, rreth orës 08:40, në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, shtetasi G. J., 19 vjeç, duke…
Deputeti i PD-së Tritan Shehu i është përgjigjur me një fabul deputetit tjetër të PD Agron Gjekmarkaj pas deklaratës së këtij të fundit ditën e djeshme. Tritan Shehu shkruan se “si deputet nuk më duket shpresëdhënës, jo vetëm për mungesën e plotë të etikës”. Më tej ai shprehet se “në lidhje me vendosjen e emrit tim të deformuar nëpër ato, dëshiroj t’i them se nuk më shqetëson aspak me ato zhurma ‘breshërie mitralozi’ që publikon edhe në adresën time, njëlloj si tingujt që nxirrte ‘Gomari shkrimtar’”! POSTIMI “Gomari shkrimtar”, një inkurajim për “profesorin” e vetë shpallur Gjekmarkaj! E inkurajoj të…
Pas djegies së raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit, ku opozita nuk dërgoi asnjë kandidaturë, ditën e sotme në orën 18:00 pritet të zhvillohet seanca plenare për zhvillimin e votimit. Ndërkohë Komisioni i Ligjeve i cili u mblodh në orën 09:00 të mëngjesit të sotëm, pas konstatimit se nuk kishte asnjë kandidaturë për emrin e Presidentit nga opozita, është mbyllur duke njoftuar se mbledhja tjetër do të njoftohet pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur të martën e kaluar vendosi që ditën e djeshme në orën 16:00 kandidatët me 20 firma deputetësh të depozitoheshin në…
Është zbardhur dëshmia e një prej të penduarve të drejtësisë Henrik Hoxhaj i cili u arrestua bashkë me Nuredin Dumanin më 29 mars në Fier. Ai ka rrëfyer versionin e tij lidhur me vrasjen e Bujar Çelës në vitin 2020. Henrik Hoxhaj në dëshminë e tij para SPAK, raporton se në fund të shtatorit në vitin 2020, Nuredin Dumani i ka kërkuar që të kryej në Elbasan vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Celës. Për këtë vrasje Dumani i kishte ofruar Henrik Hoxhajt një shumë prej 60 mijë eurosh. Fillimisht Henrik Hoxhaj dëshmon se e ka pranuar punën dhe…
Tre persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rënies në lumë gjatë ditës së djeshme në Kosovë. Rastet kanë ndodhur në Klinë, Mitrovicë dhe Dragash, në dy komunat e fundit viktimat janë fëmijë.. Mëngjesin e së dielës në lumin e fshatit Deiq të Komunës së Klinës, disa peshkatarë kishin tentuar ta nxjerrnin një trup që e kishin parë, por më pas u lajmërua policia dhe FSK-ja. Trupi i pajetë i viktimës u nxor nga lumi gjatë ditës së diel. “Ekipet Kërkim-Shpëtimit për intervenim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës kanë filluar operacionin e kërkimit- shpëtimit, pas disa orë kërkimesh…
Kanadaja është përfshirë ditë e fundit nga stuhi të forta shiu që kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të konsiderueshme materiale. 8 viktima dhe 900 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e reshjeve të dendura dhe erërave të forta që kanë kapur shpejtësinë prej 140 kilometra në orë. Kompanitë e energjisë elektrike kanë thënë se do të duhen disa ditë për të riparuar lidhjet. Otava është qyteti që ka pësuar humbjet më të mëdha, raportojnë mediet vendase. Ndërsa viktimat janë shënuar kryesisht si pasojë e rrëzimit të pemëve nga erërat e forta. Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka…
Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Në një konferencë të mbajtur në Gjenevë, ai ka thënë se lia e majmunëve është raportuar në 15 shtete jashtë Afrikës. Më shumë se 80 raste janë konfirmuar në Evropë, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Australi dhe Izrael. Megjithatë, rreziku për publikun e gjerë vazhdon të jetë i ulët. Lia e majmunëve, virus shumë i zakonshëm në Afrikën Qendrore dhe atë Perëndimore, nuk ka tendenca të përhapjes së lehtë mes njerëzve dhe…