Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë qenë në Elbasan, ku kanë vizatuar nga afër Pediatrinë e re të këtij qyteti. “Ja dhe Pediatria e Re e Elbasanit, një tjetër hapësirë e rilindur e kantierit të Shëndetësisë, ku vazhdon puna intensive nga veriu në jug”, ka shkruar Rama në “Facebook”. Nga ana tjetër, ministrja Manastirliu deklaroi se pas një seri investimesh në spitalin e Elbasanit, investimi më i ri është spitali Pediatrik që i siguron shërbime mjekësore më shumë se 20 mijë fëmijë. Kreu i qeverisë ka shkëmbyer gjithashtu batuta me stafin mjekësor, ku…
Author: tirana
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkozet, ku pranë një pike karburanti ka ndodhur një shpërthim teksa kanë qenë duket u mbushur depozitat me gaz. Për pasojë, nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar shoferi i botit që i furnizonte dhe punonjësi i karburantit. Presioni i shpërthimit ka qenë mjaft i madh, duke shkaktuar djegie në pjesë të zbuluara të trupave të dy punonjësve. Dy të lënduarit kanë marrë mjekimin në spital, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Abc mëson se shoferi dhe punëtori kanë qenë duke shkarkuar autobotin pranë një pike karburantit dhe për pasojë ka pasur rrjedhje gazi…
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka bërë një reagim lidhur me rizgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së. Gjatë një prononcimi për gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit, Duma theksoi se ajo e njeh Berishën si liderin që krijoi PD-në dhe do të respektojë personalitetin e tij. Më tej, Duma u shpreh se për rikthimin e tij në krye të partisë kanë vendosur demokratët, por Berisha do duhet të zgjidhë çështjen gjyqësore për sa i përket shpalljen “non grata.” Duma: Kanë vendosur demokratët, nuk kam ndonjë koment për këtë.Unë e njoh Sali Berishën si lideri që krijoi PD-në. Do respektoj…
Ditën e djeshme u zhvilluan zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku kandidati Ibsen Elezi humbi përballë Sali Berishës në garën për kryetar të partisë. Elezi siguroi vetëm 5.8% të votave, ndërsa Berisha mori 93.45%. Ndërkohë, sot ai ka reaguar për herë të parë pas humbjes. Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Elezi së pari falenderon të gjithë personat që e mbështetën në këtë garë. Më tej, ai vijon duke theksuar se ata që presin të arrijnë diçka duke ju servilosur të tjerëve duhet të kuptojnë se nuk i shërbejnë dot vetes dhe jo më vendit. Postimi i Ibsen Elezit: “Falenderim…
Jashtë ambienteve të Kuvendit janë grumbulluar për të protestuar përfaqësuesit e Shoqërisë Civile dhe ambientalisti Sazan Guri, të cilët kërkuan shtyrjen e miratimit të projektligjit për Butrintin. Ata u takuan nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili i garantoi ta se do të ngrejë zërin për sa i përket kësaj çështjeje dhe nuk do të lejojë kryeministrin Rama që të sillet me këtë pasuri të shqiptarëve si të dojë. “E garantoj Edi Ramën se nuk do mundet të sillet me Butrintin sikur te ishte plaçkë e baballarëve të tij. Ajo është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara. Ata…
Së fundmi janë zbardhur detaje të reja nga atentati ndaj biznesmenit Lulzim Masha në janar të këtij viti në Tiranë. Edhe pas këtij atentati qëndrojnë pikërisht dy vrasësit serial, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani, të cilët kanë pranuar të rrëfejnë edhe detajet e kësaj vrasjeje të mbetur në tentativë. Henrik Hoxhaj, vras1%si gjakftohtë i cili bashkë me Nuredin Dumanin kanë pranuar të rrëfejnë krimet e tyre ndër vite pas arrestimit, rezulton i përfshirë edhe në atentatin ndaj Lulëzim Mashës, administrator i një shkolle private në Tiranë. Në dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje, Henrik Hoxhaj është shprehur se në…
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një autobus me turistë është përplasur me degët e një peme të cilat janë zgjatur së tepërmi dhe kanë devijuar drejt rrugës. Autobusi e ka patur të pamundur shmangien e pemës pasi në korsinë tjetër të rrugës ka qenë duke kaluar një kamion. Kështu, si pasojë e lartësisë, autobusi është penguar te pema dhe e ka pasur të pamundur që të vazhdojë rrugën. Për fat të mirë nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa pritet një vinç i madh që ta spostojë autobusin ndërkohë që pema…
Ditën e sotme, para nisjes së seancës plenare, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Shqipërisë kishin dalë prfaqësues të Shqipërisë Civile së bashku me ambientalistin Sazan Guri me qëllim për të protestuar për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peisazhit kulturor. Kjo pasi sot në parlament do të shqyrtohet projektligji i hartuar për këtë gjë, pra për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit. Protestuesit kërkuan shtyrjen e projektligjit për miratimin e kësaj marrëveshjeje Në fotot e siguruara nga LSA…
Pas arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria tha se posedonte prova që e implikonin atë drejtpërsëdrejti me vrasjen e Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij në 2018 në Elbasan. Por, provat e prokurorisë janë përforcuar edhe më shumë nga dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, të cilët kanë hedhur dritë mbi një tjetër vrasje të kryer prej tyre, bashkë me Skerdi Tasin. Sa i përket eleminimit të Emiljano Ramazanit, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj ka treguar se të gjithën e kishte organizuar Dumani, ndërsa këmbëzën e kishte shkelur Skerdi Tasi, ndërkohë që ai…
Mes krimeve të shumta të cilat janë kryer nga dora e tyre, Nuredin Dumani dhe Enerik Hoxhaj kanë qënë autorë edhe të vrasjes së bujshme të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, ekzekturim i cili tronditi opinionin publik, pasditen e 27 prillit 2020. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës. Ndërkohë dy autorët kanë rrëfyer këtë krim monstruoz para hetuesëve. Në dëshminmë e njërit prej tyre lidhur me këtë vrasje, pikërisht Henrik Hoxhajt, ky i fundit shprehet se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin…
Dy të moshuara në Greqi kanë ngritur padi kundër një qendre estetike, pasi kanë pësuar dëmtime trupore nga trajtimi jo i mirë i personelit të qendrës estetike. Të moshuarat 74 dhe 78 vjeç kanë paguar në total 88 mijë euro për trajtimet estetike. Njëra nga dy të moshuara deklaroi se pas trajtimeve në qendrën e bukurisë ka vuan nga sëmundje të rënda dhe të rrezikshme të lëkurës. Pas hetimeve, rast pas rasti është ngritur rasti kundër nëntë personave, përfshirë pronarin dhe punonjësit e kompanisë së pretenduar, për mashtrim, lëndim trupor dhe përvetësim. Sipas shkresave dëmi që të moshuarat pretendojnë arrin në…
Një traget me 134 pasagjerë është përfshirë nga flakët në brigjet e Filipineve ku për pasojë shtatë persona, ndër ta pesë burra dhe dy gra kanë humbur jetën. Ndërsa raportohet se 7 pasagjerë të tjerë rezultojnë të zhdukur, trupat e tyre nuk janë gjetur ende nga ekipet shpëtuese. 120 pasagjerët tjerë, përfshirë anëtarët e ekuipazhit i shpëtuan flakëve të zjarrit. Zjarri shpërtheu në Mercraft 2 ndërsa po udhëtonte nga Poligio Island për në qytetin port të Real, në provincën e Quezon, në ishullin Luzon, rreth 60 km në lindje të kryeqytetit, sipas një zëdhënësi të Rojës Bregdetare. In the Philippines…