Arbër Çekaj ka kërkuar që të dalë nga regjimi “41 biss” ku është izoluar me urdhër të ministrisë së Drejtësisë. Çekaj është arrestuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit.
Author: tirana
Më datë 25 maj, Tirana do të presë eventin e madh futbollistik dhe historik për vendin tonë, finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord të cilat do të kërkojnë trofeun e këtij kompeticioni. Ky takim i këtij niveli do të luhet në stadiumin “Air Albania”, ndërkohë që kjo është hera e parë që vendi ynë pret organizime të tilla. Një ngjarje e tillë ngre lart imazhin e vendit tonë, ndërsa së fundmi, UEFA Conference League ka zgjedhur t’ja prezantojë botës në mënyrën më të bukur kryeqytetin tonë. Në një video 30 sekondëshe të bërë publike në rrjetet sociale shfaqen…
Avokati i të shumë kërkuarit të drejtësisë, Talo Çelës, është shprehur pas seancës së sotme se ai nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij, kurse prokurën tha se e ka marrë nga vëllai i cili sot nuk jeton më. Talo Çela është një nga të akuzuarit kryesorë për grabitjen e bujshme të Rinasit, por avokati i tij deklaroi lidhur me këtë akuzë se nuk ka prova se Çela ka qenë në vendngjarje, ndërsa ka kërkuar dhe dëshminë e një berberi, i cili pretendon se atë ditë Çela ka qenë duke u qethur. Mes të tjerash, avokati pretendon se disponon…
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizitë zyrtare, ku fillimisht ai është takuar me kreun e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri. Me anë të një postimi në “Twitter”, Dendias ka ndarë foto nga takimi duke theksuar se me Belerin kanë diskutuar sa i takon problematikave të minoritetit grek në Shqipëri. “Në nisjen e vizitës time në Tiranë, u takova me Presidentin e degës së Omonias në Himarë, Fredi Beleri, i cili më informoi mbi çështjet dhe problematikat e minoritetit grek në Shqipëri”, shkruan ai. Starting my visit to #Tirana, I…
Me tetë vite burgim është dënuar një 27-vjeçar i cili ka tentuar të përdhunojë një 89-vjeçare në Greqi, pasi kishte bastisur shtëpinë e të moshuarës me qëllim grabitjen. I riu vuan nga problemet e shëndetit mendor, e për këtë arsye ka marrë dënim të reduktuar nga Prokuroria e Athinës. 27-vjeçari ndodhet i izoluar në spitalin psikiatrik të burgut të Koridhalos, shkruan protothema.gr. Sipas aktakuzës, 27-vjeçari u arrestua në gusht të 2019-ës në Trikala, i akuzuar për tentativë përdhunimi dhe grabitje.
The New York Times Ministri i Jashtëm i Rusisë dhe ambasadori i saj në Shtetet e Bashkuara kanë sinjalizuar se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të çojë në përdorimin e armëve bërthamore. Kjo për faktin se Rusia po përgatitet të vendosë në dispozicion armët e saj, duke paralajmëruar për një rrezik “serioz” të përshkallëzimit të një luftë bërthamore. Vetë Vladimir Putin ka vënë në dukje se ai ka armë që kundërshtarët e tij nuk i kanë dhe se ai do t’i “përdorë ato, nëse është e nevojshme”. Edhe shefi i CIA-s William Burns, ka paralajmëruar për mundësinë që Putin…
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja i ka dhënë fund aventurës së tij mbreslënëse me Southampton. Shqiptari pati një rol kyç këtë sezon për ekipin, pasi me 6 golat vendimtarë të tij ai ndikoi jo pak në arritjen e qëndrimit të Southampton mes më të mirëve të Premier League. Në ndehsjen e fundit të kampionatit kundër Leicester, Broja u la jashtë grumbullimit nga tranjeri. Megjithatë, ai ka bërë një postim në “Instagram” ku ka shprehur fjalë të ndjera dhe emocionuese për eksperiencën e tij në Southampton. “Ka qenë një sezon i mrekullueshëm për mua dhe familjen time personalisht. Një sezon…
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një 34-vjeçar. Sipas policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Ç, 40 vjeç, banues në lagjen nr.3, Durrës. “Pas një konflikti për motive të dobëta, 40 vjeçari ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në lagjen nr.5, Durrës”, bën me dije policia.
Trofeu i UEFA Conference League ka mbërritur në Tiranë dhe emocioni i shqiptarëve rritet, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbolli po përgatitet për organizimin e këtij eventi historik si partner zyrtar i UEFA-s për finalen ndërkombëtare. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në një intervistën për gazetën prestigjioze italiane “Corriere dello Sport” shprehet se pritja e një finaleje të UEFA-s në vendin tonë është një rezultat i shkëlqyer përsa i përket imazhit të Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, futbolli shqiptar ka arritur një kualifikim historik në finalet e Kampionatit Evropian “Francë 2016” dhe tashmë ka edhe një stadium modern, Arena Kombëtare,…
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i përgjigjet kryetarit të PD-së, Sali Berishës në lidhje me akuzat e tij për lirinë e medieve. Ndërsa në Kuvend u prezantua raport i veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive për vitin 2021, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali duke iu përgjigjur Berishës theksoi se, ti për familjen tënde je i gatshëm të djegësh jo partinë por Shqipërinë. “Kur del ti dhe flet për lirinë e medies urojmë mos ti vij kujt të ulërijë. Se përmend ti Edi Ramën si në krye të regjimit, po Edi Rama është…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha, pas akuzave të këtij të fundit se bashkëshorti dhe vëllai i saj janë të përfshirë në korrupsion. Spiropali theksoi se ajo i njeh familjarët dhe të afërmit e saj, ndryshe nga Sali Berisha që nuk njeh baxhanakët e vet. “Djali I tij (I Berishës) financon portale që nxjerrin këto lajme (akuzat për vjedhjet në Dogana). Vjen e lexon këtu si fakt. Unë e njoh kush është vëllai im, sa e ka rrogën, ku punon, ku jeton. E njoh bashkëshortin tim, si jeton, ku punon. Njoh kunatën time.…
Kryetari i rizgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka debatuar sot në Kuvend me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali. Në fjalën e tij, Berisha ka akuzuar Spiropalin se ajo u pasurua gjatë kohës që drejtonte Doganat. Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH.”, tha Berisha.