Author: tirana

Ylli i futbollit, Kylian Mbappe ka qenë kryefjala e mediave ndërkombëtarë gjatë ditëve të fundit pasi nuk dihej ende si do të shkonte fati i të ardhmes së tij. Francezi përflitej shumë për një kalim tek Reali, por një ofertë marramendëse e mbajti atë në “Parkun e Princave”. Sulmuesi francez vetëm dy ditë më parë i dha fund kësaj çështje, teksa vendosi të rinovonte me skuadrën franceze, teksa “injoroi” ofertat e vazhdueshme të “Los Blancos”. Në Spanjë nuk u prit aspak mirë vendimi i marrë nga sulmuesi francez, ndërkohë që ka pasur efekt të madh edhe te tifozët. “El Chiringuito”…

Read More

Për herë të parë në historinë e tij, kryeqyteti shqiptar do të presë një finale evropiane futbolli dhe Bashkia e Tiranës është përgatitur me të gjitha detajet që kërkon në ngjarje e tillë. Në prag të ndeshjes Roma-Feyenoord më 25 maj, kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë disa ditë më parë disa porosi të fundit për grupin koordinues, që po merret me organizimin, si dhe disa këshilla për qytetarët e Tiranës, duke qenë se ajo ditë do të jetë pa makina. Qyteti po bëhet gati për të pritur tifozët që nuk do të bileta dhe do ta shohin ndeshjen jashtë stadiumit.…

Read More

Në një kohë kur përfliten se janë rikthyer bashkë, një tjetër detaj është vënë re që lidhet me dyshen më të komentuar të momentit Bora Zemani dhe Donald Veshaj. Fansat kanë vënë re disa fotografi që duhet se janë shkrepur nga i njëjti vend në Vlorë. Pak ditë më parë, para se të merrte pjesë në sfilatën e Valdrin Sahitit, aktori i humorit tregoi përmes disa postimeve se ndodhej në qytetin bregdetar. Megjithëse, nuk tregoi se me kë shoqërohej në bregdet, ajo që u vu re ishte se vëllai i tij binjak, Romeo, nuk ishte me të. Mirëpo, së fundmi,…

Read More

Një aksident është shënuar këtë pasdite në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë. Për pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14;30 në vendin e quajtur “Virua”. Nj mjettip “Benz” me drejtues shtetasin E. Z., 34 vjeç, banues në Gjirokastër është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin M. N., 29 vjeç, banues në Fier. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja D. N., 28 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e…

Read More

Një 32-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Uniformat blu bëjnë me dije se, në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 8” u vu në pranga F. Gj., 32 vjeç. “Ky shtetas, është kapur nga shërbimet e Policisë, në afërsi të mbikalimit të Rinasit, duke transportuar 23 emigrantë që kishin hyrë në mënyrë ilegale në Shqipëri, të cilëve iu kishte premtuar, kundrejt shpërblimit monetar, dhënien ndihmë për transportimin e tyre drejt pikave të kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht…

Read More

Një burrë ditën e sotme ka ndaluar urbanin në zonën e “Zogut të Zi” në kryeqytet dhe ka terrorizuar qytetarët. Burime për mediat bëjnë me dije se burri i cili ishte në gjendje të dehur ka ndaluar urbanin dhe i zhveshur ka filluar të bërtasë dhe të ofendojë qytetarët.

Read More

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ishte sot në Tiranë ku zhvilloi një vizitë zyrtare dhe u takua me një sërë zyrtarësh në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite, ai u takua me ministren Olta Xhaçka me të cilën mbajtën dhe një konferencë për shtyp. Ndërkohë që në përfundim të vizitës së tij në Shqipëri, ministri Dendias takoi edhe kryeministrin Rama në zyrën e tij. Dendias ka shpërndarë një postim në “Twitter” ku ka treguar detaje nga ajo që u diskutua me kreun e qeverisë shqiptare. Në fokus të diskutimeve ka qenë pikërisht integrimi i Shqipërisë në BE. Ministri grek…

Read More

Në seancën e sotme plenare, deputeti socialist, Pandeli Majko i është drejtuar ministres së Kulturës, Elva Margariti ku i ka kërkuar një përgjigje të detajuar sa i përket projektit të Butrintit. Sipas Majkos, në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët është bërë mbi bazën e vendimit të Këshillit të Ministrave të vitit 2002, ndërsa sipas tij qeveria si bazë legale të marrëveshjes ka marrë vendimin e VKM të miratuar në 2022. “Në planin e menaxhimit që kanë bërë ndërkombëtarët, vendimi i Këshillit të Ministrave i 2002, ndërkaq ju si bazë legale të marrëveshjes keni marrë vendimin e VKM të miratuar…

Read More

Më datë 25 maj, kryeqyteti shqiptar do të presë në stadiumin “Air Albania”, finalen e parë të kompeticionit të ri të UEFA Conference League, ku përballë do të jenë Roma dhe Feyenoord. Gjatë një prononcimi për “News 24”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar detaje nga organizimi. Ai tha se në disa lokacione të kryeqytetit po krijohen hapësira “fan zone” ku tifozët do të ndjekin në atmosferë festive ndeshjen. “Jemi duke bërë inspektimet e fundit. Në sheshin Skënderbej do të jetë një fan zonë familjarë, pak më neutrale, për ata që e duan sportin. Ndërkohë po përgatiten dhe dy…

Read More

Një komandant tankesh rus është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Ukrainë pasi ai akuzohet për vrasjen e një civili. Ky është gjyqi i parë në Ukrainë për krime lufte që nga pushtimi rus. Sgt Vadim Shishimarin u dënua për vrasjen e Oleksandr Shelipov, 62 vjeç, në fshatin verilindor të Chupakhivka më 28 shkurt. Ai pranoi se kishte qëlluar për vdekje në Shelipov, por tha se kishte vepruar me urdhër dhe kërkoi falje nga e veja e burrit. Moska ka mohuar se trupat e saj kanë vënë në shënjestër civilët gjatë pushtimit, ndërsa Ukraina thotë se mund të kenë…

Read More

Gjatë seancës së sotme ka patur disa debate në Kuvend, ku mes tyre ishte dhe momenti i shkëmbimit të replikave mes deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu dhe atij socialist, Erion Braçe. Ndërsa Shehu mori fjalën në foltoren e Kuvendit, ai është ndërprerë nga Braçe i cili fliste nga vendi. Në këtë situatë, deputetët hodhën e pritën dhe batuta mes tyre, ku Shehu dëgjohet duke iu drejtuar Braçes: “Ke nevojë për doktor zotëri? Patjetër, kur të dalim jashtë bisedojmë mos u mërzit, kur të dëshirosh, bisedojmë bashkë si doktor.”

Read More