Author: tirana

Durrësi dhe Fieri ishin dy qarqet që shënuan rënien më të madhe të të ardhurave për frymë gjatë vitit pandemik 2020 raportoi INSTAT. Për shkak të një krize të dyfishtë, në fillim tërmeti dhe pastaj pandemia, Qarku i Durrësit përjetoi krizë ekonomike më të thellë se qarqet e tjera gjatë vitit 2020. Për pasojë, të ardhurat për frymë në qarkun bregdetar arritën në 4550 euro më 2020, me një rënie 5.3% në raport me vitin 2019. Qarku i Fierit ishte i dyti me rënien më të madhe të të ardhurave për frymë me -4.6% në vitin 2020, kryesisht prej pandemisë…

Read More

Familjet e dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, janë marrë në mbrojte nga policia. Dumani dhe Hoxha bashkëpunuan me drejtësinë, duke “zbërthyer” një seri ngjarjesh kriminale e duke nxjerrë në skenë emra të njohur të botës së krimit. Ka qenë pikërisht dëshmia e Nuredin Dumanit ajo që ka zbërthyer botën e nëndheshme të krimit në Shqipëri që solli një megaoperacion për goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Read More

Kuvendi sot do të zhvillojë seancën plenare për zhvillimin e votimit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nëse opozita vijon të mos sjellë kandidatë zyrtarisht për zgjedhjen e Presidentit atëherë mazhoranca në votimin e katërt do t’i japë vendit kreun e ri të shtetit. Negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit mes maxhorancës dhe opozitës janë ndërprerë, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj tha se PS ka prishur marrëveshjen e arritur me konsensus. Në pretendimin e saj maxhoranca ka deklaruar se Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord që opozita t’i bëjë…

Read More

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të vizitojë Tiranën ditën e sotme. Kjo vizitë do të jetë në kuadër të një turi takimesh në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku fokusi do të vendoset tek integrimi i rajonit në Bashkimin Europian. Në Tiranë ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe ministren Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore. Me interes pritet të shihet nëse do të preket edhe çështja e Detit, për të cilën dy vendet janë dakordësuar për ta zgjidhur në Gjykatën e Hagës,…

Read More

Dashi Detyrimet dhe përgjegjësitë familjare do të marrin një pjesë të madhe të ditës tuaj këtë të hënë 18, por mos u shqetësoni. Njerëzit që ju duan ju vlerësojnë pa kushte. Sa i përket çështjeve të ndjenjave, gjërat do të marrin kthesë pozitive. Demi Kjo ditë do të jetë pjesërisht me re, por duhet të përpiqeni ta mendoni atë si pjesërisht me diell në mënyrë që të jeni më optimist. Në vendin e punës keni nevojë për një impuls të ri. Binjakët Dikush të cilin e keni menduar gjithmonë si të shtrënguar me paratë, në fakt do të dëshmojë se…

Read More

Pasi fitoi bindshëm ndaj Ibsen Elezit në të gjitha degët, Sali Berisha mbërriti në selinë e PD-së ku u prit nga simpatizantë të shumtë. Nga selia, ai shpalli fitoren dhe rikthimin e tij në krye të PD-së pas 9 vitesh. “U krye. Zgjedhja e Sali Berishës, por mrekullia e vërtetë e shqiptarëve në shekullin e 21. Nuk kam një fjalim të gjatë sot, por një përulje të madhe dhe një mirënjohje të pakufijshme për të gjithë ata burra dhe gra, djem dhe vajza, që në një hark kohor votuan si njerëz të lirë në një proces që do regjistrohet në…

Read More

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë një rrëfim të rrallë për jetën e saj. E ftuar në emisionin “Dola Te Ola” në News24, ajo u emocionua teksa mori një videomesazh nga një mike nga Amerika, e cila i dedikoi disa fjalë shumë të ndjera, teksa e falënderoi edhe për miqësinë e mirë që ato kanë ndër vite. Monika tha se Paula është një person që ka hyrë vonë në jetën e saj, por është ajo e cila në momentin më të vështirë e nxori deputeten nga gjendja e rëndë emocionale, në të cilën ndodhej. “Kam kaluar shumë momente të…

Read More

Elbasani është përmbytur sot në 32 gradë e në kohë me diell. Pusetat kanë shpërthyer dhe uji ka përmbytur rrugët duke vështirësuar kalimin e këmbësorëve, po ashtu dhe të makinave. Zona përballe stadiumit Elbasan Arena është përmbytur totalisht duke krijuar “liqen artificial” në këto ditë të nxehta me diell.

Read More

Shumë shpejt zona e Llixhave në Njësisë Administrative Tregan të Bashkisë Elbasan do të marrë zgjidhje të problemit të furnizimit me energji elektrike dhe për shfrytëzimin e ujërave termale. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkëbisedoi me bizneset e zonës ku u njoh nga afër me kërkesat e tyre, ku dy më kryesoret ishin përmirësimi i cilësisë së furnizimit me energji elektrike dhe shfrytëzimi i ujërave termale. Teksa i siguroi për zgjidhjen e këtyre dy kërkesave, Sekretari i Përgjithshëm i PS theksoi se llixhat e Elbasanit janë një potencial i rëndësishëm ekonomik jo…

Read More

Një festë shqiptare, një festë italiane. Tirana po përgatitet prej muajsh për finalen e Konferencës. Dhe të mërkurën, në ditën e ndeshjes, të gjitha zyrat publike do të mbyllen për të lehtësuar organizimin dhe menaxhimin e eventit. Kryeministri Edi Rama është shprehur shumë i emocionuar. Javën e kaluar në profilin e tij në Instagram ai postoi një foto të një shalli të Romës ngjitur në kangjellat e stadiumit, vetëm për të kuptuar se njerëzit e tij kanë zgjedhur cilën anë të marrin. “Unë kam shpirt italian – thotë ai – gjyshja ime kishte gjak venecian. Dhe falë saj mësova gjuhën…

Read More

Duke qenë se është një fanse e Real Madrid nuk është çudi që ish-moderatorja e sportit Ilda Bejleri nuk është aspak e kënaqur me vendimin e Kylian Mbappe për të mos u bashkuar me galaktikët. Edhe ajo i është bashkuar grupit të kritikëve të yllit francez që e akuzojnë se zgjodhi paratë mbi ëndrrën. Kylian ka deklaruar gjithmonë se që i vogël ka qenë fans i Real Madridit dhe se ëndërron të luajë në Santiago Bernabeu një ditë. Por, kur kishte mundësinë e refuzoi. Teksa ka rishpërndarë foton e tij nga ceremonia e djeshme kur njoftoi zgjatjen e kontratës me…

Read More

Pyjet me pisha përreth Irpin janë vendi ideal për Oleh Bondarenkos. Ai i zbuloi që në fëmijëri, kur nëna e tij e dërgoi në zonë për kamp veror dhe që atëherë ai është kthyer gjithnjë aty. “Është një vend plot me kujtime. Vorzel, Irpin, Bucha, pyjet, ajri i pastër. Për mua, ky është një vend pushimi”, tha shkencëtari 64-vjeçar për CNN, gjatë një udhëtimi të fundit në Irpin. Udhëtimi një orë nga Kievi, një udhëtim që ai e ka bërë shumë herë gjatë dekadave, ishte i mbushur me ankth për Bondarenkon, i cili shqetësohej se çfarë do të ndodhte në…

Read More