Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Durrësi dhe Fieri, me rënien më të madhe të të ardhurave për frymë, Elbasani dhe Kukësi me rritje

08:50 / May 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durresi 768x507 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Durrësi dhe Fieri ishin dy qarqet që shënuan rënien më të madhe të të ardhurave për frymë gjatë vitit pandemik 2020 raportoi INSTAT.

Për shkak të një krize të dyfishtë, në fillim tërmeti dhe pastaj pandemia, Qarku i Durrësit përjetoi krizë ekonomike më të thellë se qarqet e tjera gjatë vitit 2020. Për pasojë, të ardhurat për frymë në qarkun bregdetar arritën në 4550 euro më 2020, me një rënie 5.3% në raport me vitin 2019.

Qarku i Fierit ishte i dyti me rënien më të madhe të të ardhurave për frymë me -4.6% në vitin 2020, kryesisht prej pandemisë dhe rënies së aktivitetit industrial (nafta) në këtë qark. Më tej, Lezha dhe Dibra ishin qarqet që përjetuan rënie, përkatësisht me 4 dhe 3.8%.

Në të kundërt Elbasani, Kukësi dhe Berati shënuan rritje të të ardhurave për frymë, përkatësisht 1,4% dhe 0.6%. Ekonomia e Qarkut të Kukësit është në rënie sistematike gjatë viteve të fundit, por me 2020 rënia ishte me ulët se në vitin 2019. Duke qenë se qarku po shpopullohet me shpejtësi prej emigracionit të jashtëm dhe të brendshëm të ardhurat për frymë kanë pësuar rritje të lehtë.

Në Rajonin e Veriut ku përfshihen Qarku i Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Lezhës dhe Durrësit, PBB për frymë u vlerësua 465 mijë Lekë, duke shënuar rënie në terma nominalë me -3,37 %, krahasuar me vitin 2019. PBB për frymë e këtij Rajoni rezultoi -19,76 % nën mesataren e vendit.

Në rajonin e qendrës ku përfshihen qarqet e Tiranës dhe Elbasanit, PBB për frymë u vlerësua 695 mijë Lekë, duke shënuar një rënie në terma nominale me -2,30 %, krahasuar me vitin 2019.

Në rajonin e Jugut, PBB për frymë u vlerësua 527 mijë Lekë, duke shënuar rënie në terma nominale me -1,72 %, krahasuar me vitin 2019.

Gjatë vitit pandemik Shqipëria kishte të ardhurat vetëm 30% të mesatares së Bashkimit Europian dhe 39% të konsumit individual për frymë, duke treguar se familjet shqiptare kanë mirëqenien më të ulët në Europë.

Që prej 2016-s, Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë ka mbetur në nivelin e 30% të mesatares europiane, duke mos bërë përpara në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që nënkupton që vendi ynë duhet të rritej më shpejt se mesatarja europiane, në mënyrë që të kapë sa më shpejt mesatares e BE-së.

Përkundrazi, në 2020-n është thelluar edhe diferenca me shtetet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Bosnjë-Hercegovina, me 33% të mesatares europiane. Në vitin 2016, diferenca mes këtyre dy shteteve më të varfra të Europës ishte 1 pikë përqindje, ndërsa në 2020-n është thelluar në tre pikë përqindje.

Maqedonia e Veriut e ka treguesin në 38% të mesatares europiane (nga 37% në 2016-n), Serbia 43% (nga 39% në 2016-n) dhe më i larti është në Mal të Zi, me 45% të mesatares europiane, ndonëse me rënie të ndjeshme nga viti i mëparshëm, kur rezultoi 50%. /Monitor

ec26

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me publikimin e videove seksuale të figurave publike, Zyra e Komisionerit: Respektoni jetën private dhe dinjitetin e çdo individi

19:59 / September 30, 2026

Arresti i Hysenit/ Rama: Ajo që iu bë SHISH-it, e paparë në historinë e botës, SPAK të bëjë punë e vet! Von der Leyen në Tiranë: Tregues që drejtësia po funksionon

19:36 / September 30, 2026

Ndryshimet në KPP/ SPAK s’do t’i hetojë prokurorët e posaçëm dhe gjyqtarët e GJKKO për çdo krim/ I kalojnë gjykatave të tjera

15:41 / September 30, 2026

Drafti i Kodit të Procedurës Penale, Rama: S’ka më hetime në sirtar/ Çdokush do të informohet për veprën, të kërkojë verifikim nga gjykata

12:39 / September 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.