Në shtetin fqinj të Greqisë është regjistruar rasti i parë i dyshuar me virusin e Lijes së majmunit. Autoritetet shëndetësore vendase janë duke e vlerësuar rastin në fjalë. Raportohet se personi i prekur është një turist, një 29-vjeçar, i cili kishte udhëtuar në Kefaloni me partneren e tij për pushime. 29-vjeçari ka skuqje të lëkurës dhe simptoma të tjera që të ngjashme me ato të lisë së majmunit. Autoritetet shëndetësore të Kefalonisë, të cilat vlerësuan ngjarjen, e karakterizojnë atë si të dyshuar për li majmunësh.
Author: tirana
Në finalen e UEFA Conference League më datë e cila do të luhet në Tiranë më 25 maj, në orën 21:00, Roma e Marash Kumbullës me shokë do të provojë të kthehet te trofetë. Kryeqytetasit do të masin forcat me Feynoord në “Air Albania” në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë dhe emocionuese. Një ndeshje gjithashtu shumë e rëndësishme edhe për të dyja ekipet të cilat do të kërkojnë të fitojnë edhe trofeun e Conference, një takim që pritet të jetë i luftuar deri në fund. Por për të ndezur këtë sfidë ka menduar golashënuesi më i mirë…
Vijon ende seanca maratonë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Mësohet se në disa momente ka pasur tension mes të arrestuarve ndaj Nuredin Dumanit. Ky i fundit nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, ndërsa masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit. Ndërkohë, nga 13 të arrestuarit e tjerë që kanë dalë përballë gjykatës dhe kanë dëgjuar akuzat e ngritura nga SPAK me dëshmitar kryesor Nuredin Dumanin, ka pasur reagim të fortë nga një prej të arrestuarve, Besjan Xhixha, 31 vjeç.…
Një grup grabitësish i përbërë nga 6 shqiptarë, konkretisht 4 burra dhe dy gra është goditur nga policia italiane. Deri më tani bëhet me dije se janë arrestuar dy burra që janë lënë në burg dhe dy gra që janë lënë me masë sigurie “arrest në shtëpi”, ndërsa dy burra të tjerë po nga Shqipëria janë shpallur në kërkim. Gratë e përfshira, në fakt, luanin rolin e bazave dhe shtytësve të bashkëpunëtorëve. Ata janë përgjegjës për të pakën 14 vjedhje dhe grabitje shtëpish të kryera midis Alessandria, Asti, Cuneo dhe Pavia nga nëntori deri në dhjetor. Hetimi, i cili rezultoi…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku një person është plagosur me thikë. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. Si pasojë e një sherri mes tyre, D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Informacion paraprak: Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për…
Pas bujës së madhe që bëri në mbarë botën, më në fund çështja “Mbappe” ka marrë zgjidhje njëherë e mirë. Edhe pse francezi ende se ka konfirmuar vetë me gojën e tij dhe këtë pritet që ta bëjë në orët në vijim, tashmë është bërë e sigurt që sulmuesi do të qëndrojë tek Paris Saint-Germain dhe do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare. Pas publikimit të këtij vendimi, janë bërë publike edhe mesazhet që ka shkëmbyer ylli francez me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez. Mbappe u përfol shumë për një kalim tek Reali dhe madje besohej fort se palët kishin…
Një aksident automobilistik ështëshënuar këtë të shtunë në rrugën hyrëse të qytetit të Sarandës. Për pasojë, një person ka mbetur i plagosur lehtë. Sakaq, akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se po ndihmojnë me financime prej shumë vitesh në Shqipëri arsimin, transformimin urban në disa qytete dhe ekoturizmin. Zoti Grannoff flet edhe për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit për 10 vitet e ardhshme mbi bazë të një marrëveshje të Fondacionit me Ministrinë e Kulturës. Sipas tij, Butrinti është në pronësi dhe kontrollohet nga qeveria dhe populli i Shqipërisë dhe Fondacioni do të kontribuojë duke dhuruar dhe 5 milionë dollarë për mbrojtjen e këtij parku. Në përgjigje të interesimit të Zërit…
Këtë të dielë, më 22 maj, Partia Demokratike do të shkojë në zgjedhje për të përcaktuar Kryetarin e ri të saj. Sipas një njoftimi të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, bëhet me dije se procesi i votimit do të nisë në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00. Po ashtu, njoftohet se nëse në orën 18.00 do të ketë anëtarë të PD që ende nuk kanë votuar, qendrat e votimit nuk do të mbyllen derisa të ketë votuar edhe personi i fundit. Kandidatët për Kryetar sipas renditjes në fletën e votimit janë: 1. …
U luajtën sot të gjitha ndeshjet e javës së fundit të Abissnet Superiore, ku vijon të ketë ende garë për në Europë pasi ende s’janë përcaktuar përfundimisht klubet që do të marrin pjesë këtë sezon në turnetë ndërkombëtarë. Megjithatë, të gjitha do të mësohen në javën e ardhshme ku do të luhen dhe ndeshjet e fudit të këtij viti kalendarik në futbollin shqiptar. Dinamo ka arritur të marrë fitoren në derbin ndaj Tiranës të zhvilluar në “Selman Stërmasi”, pasi blutë fituan me shifrat 2-1. Kjo është edhe fitorja e parë e Rodolfo Vanolit në krye të Dinamos. Haxhiu e Samake…
Mbrojtësi shqiptar, Albi Doka, i cili prej muajit janar është i huazuar te Honved. Siç duket Doka i ka bindur drejtuesit të cilët kanë blerë edhe koartonin nga skuadra e Goricas. Sipas “OverSport”, Honved e ka blerë përfundimisht kartonin e ish-mbrojtësit të Tiranës, teksa kanë paguar 50 mijë euro. Sipas burimit në fjalë hungarezët paguan për Albi Dokën 750 mijë euro. Në eksperiencën e tij te Honved, Doka u kthyer menjëherë në një lojtar titullar për ekipin duke mos e vendosur asnjë moment në diskutim fanellën e 11-lojtarëve startues.
Ndërsa kontrata me PSG i përfundonte brenda një muaji e pak dhe ende spo vinte nje rinovim, të gjithë besuan se ylli francez Kylian Mbappe do të transferohej tek Real Madrid. Megjithatë, kampionët e Francës ishin në gjendje të bindnin sulmuesin me një kontratë të re 3-vjeçare e cila kap shifra marramendëse. Në të gjithë Evropën, por veçanërisht në Spanjë dhe Francë, lajmi shkaktoi një reagim. Në rrjetet sociale, tifozët e PSG-së nuk kanë hezituar të tallen me tifozët madrilen dhe Florentino Perez.