Author: tirana

Kreu i SPAK, Arben Kraja ka dhënë detaje nga megaoperacioni i shtrirë në disa qytete të vendit. Ai ka thënë se kanë “shkrirë” 18 procedime në një të vetme. Kraja tha se është zbuluar se si funksiononin grupet dhe detaje nga krimet e tyre. Ata akuzohen për krime dhe tortura të rënda, si dhe porositje vrasjesh të kundërshtarëve. Konkretisht, Kraja tha se bëhet fjalë për 8 grupe kriminale. Katër në Elbasan, tre në Tiranë dhe një në Durrës. “BKH ka kryer veprime të shumta hetimore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të kryera në disa qytete të vendit. Pas hetimeve…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka treguar sot negociatat që u bënë në mbledhjen e grupit parlamentar për të bashkuar të 59 deputetët e PD-së në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Bardhi i ka kërkuar kryetarit të Partisë Republikane, Fatmir Mediu që të negociojë me Komisionin e Rithemelimit në mënyrë që të gjithë deputetët demokratë të jenë të pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet për Presidentin. “Të bëjmë gjithçka mundemi që të bëhemi bashkë për Presidentin, të 59 deputetët e PD. i kam kërkuar dje Fatmir Mediut të kontaktojë me pjesën tjetër të grupit. Ata janë përgjigjur që…

Read More

Një 43-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Beratit për llogari të drejtësisë italiane. I arrestuari është Edison Bega (Prifti). Ai u prangos me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetin italian. Ky shtetas është dënuar nga gjykata në Itali me 8 vjet e 3 muaj burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Shfrytëzimi i të miturve për prostitucion”, “Dhunë seksuale ndaj të miturve” dhe “Skllavërimi ose mbajtja në skllavëri”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Njoftimi i policisë: Ndalohet 1 shtetas, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme…

Read More

Me anë të një statusi në “Twitter”, Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përcjellë një mesazh solidariteti ndaj Ukrainës, ndërsa thekson se ka besim që Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapat e duhur për mundësimin e anëtarësimit të saj. “Solidariteti i palëkundur me Ukrainën, është vendimtar për Evropën. Unë kam besim se Bashkimi Evropian do të ndërmarrë hapat e duhur drejt zgjerimit të shteteve demokratike që ndajnë dhe mbështesin vlerat dhe standardet evropiane”, ka shkruar Meta. “Ne qëndrojmë krah Ukrainës”, është hashtagu i vendosur në fund të postimit.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President. Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009. Ai ishte gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së Ramës. Ndërkohë deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Read More

Klea Huta dhe Elgit Doda janë ndër çiftet më të njohur dhe më simpatikë të showbizzit shqiptar. Dyshja janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Krid. Shpesh herë, Klea dhe Giti ndajnë foto të ndryshme në rrjetet sociale, ku shfaqen si një familje e konsoliduar. Ndërkaq, një postim i bërë së fundmi nga Klea ka ngjallur dyshime tek ndjeksit. Ajo ka publikuar një foto ku duket teksa ka qenë në një dyqan me karroca bebesh dhe ka shprehur dëshirën për tu bërë sërish prind. Klea ka treguar se ndjen mall për periudhën kur Krid ishte…

Read More

Një operacion anti-kanabis është zhvilluar nga policia e Vlorës, mëngjesin e sotëm. Gazetari Elton Nikaj bën të ditur për abcnews.al se në Selenicë janë zbuluar mbi 300 rrënjë kanabis, ndërsa janë shoqëruar disa persona. Të shoqëruarit do të merren në pyetje. Sakaq, aksioni ka nisur ditën e sotme nga efektivët e policisë së Vlorës.

Read More

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thirri sot në një mbledhje deputetët e grupit për të diskutuar lidhur me emrat të cilët do të propozojë opozita në raundin e dytë dhe të tretë për kreun e ri të shtetit. Gjatë kësaj mbledhjesje, Alibeaj bëri me dije katër hapat se si do të zgjidhet Presidenti konsensual. 1. Grupi i PD-së zgjedh 4 kandidatë2. Pala tjetër përzgjedh 2 kandidatë3. Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat4. Kandidati propozohet me firma të përbashkëta PD-PS Mbledhja e sotme vjen një ditë pasi kreu…

Read More

SPAK ka arrestuar ditën e sotme avokatin e njohur Alban Bengasi. Mësohet se gjatë operacionit për goditjen grupeve kriminale, SPAK shpalli në kërkim dhe avokatin Bengasi pasi ai dyshohet se manipuluar provat për dy vrasje, duke i vendosur provat e krimeve tek personat që nuk kishte asnjë lidhje. Të njëjta burime bëjnë me dije se është arrestuar edhe një efektiv policie tek Drejtoria e Policisë së Tiranës, sektori i Krimeve. Bengasi nuk është emër i panjohur. Ai ka pasur dhe më parë probleme gjatë divorcit dhe me bashkëshorten e tij dhe disa herë ka ndërhyrë dhe policie. Ky konflikt do…

Read More

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka deklaruar se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet një takim i Këshillit Evropian muajin e ardhshëm, duke përcjellë mesazhin se rajoni i përket Bashkimit Evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor me aspirata për anëtarësim në BE – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – janë përfshirë në procesin e reformave shumëvjeçare, u tha Scholz ligjvënësve në Berlin të enjten. “Nderimi i angazhimeve tona ndaj tyre nuk është vetëm një çështje e besueshmërisë sonë. Sot më shumë se kurrë, integrimi i tyre është gjithashtu në interesat tona…

Read More

Përfaqësuesja e Shqipërisë do të luajë një miqësore në muajin qershor, pasi Rusia u përjashtua nga Nations League dhe FSHF ka gjetur si kundërshtar Estoninë. Sot ka ardhur edhe njoftimi zyrtar, si më poshtë: “Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Estoninë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Estoneze që kjo ndeshje të luhet më 13 qershor 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, duke nisur nga ora 18:00. Në këtë datë ishte planifikuar më parë që Shqipëria të luante ndaj Rusisë në Ligën B të Nations League, por pas vendimit të UEFA për pezullimin e…

Read More