DashiFlisni dhe me të tjerët. Nuk është momenti për të mbajtur sekrete ndaj partnerit/es. Mund ta lëndonit me këtë veprim. Beqarët do realizojnë shumë takime nga të cilat do kenë mundësi pafund për të ndryshuar statusin. Në planin financiar tregoni sa më shumë maturi me shpenzimet. DemiNuk keni pse të jeni kaq tolerant me njeriun e zemrës i cili ju detyrohet shumë. Kërkoni atë qe ju përket me të drejtë, pa pasur ndjesinë se jeni duke gabuar. Beqarët do kenë mundësi të mira pa fund, por nuk do i shfrytëzojnë pasi nuk do jenë të qartë në ato që duan.…
Author: tirana
Kthjellimet dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin, më të theksuara në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore. Po ashtu, sipas MeteoAlb, edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa bëhen më të dukshme vranësirat në zonat lindore por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por mesdita nuk sjell ndryshim të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C. Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke krijuar në brigjet…
Nje aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në aksin Milot- Mamurras. Korrespondenti i Panorama.al bën me dije se një taksi e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt. Për pasojë ka humbur jetën një grua pasagjere. Në mjet udhëtonin viktima me 3 fëmijët dhe drejtuesi i taksisë. Fatmirësisht fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Autoambulanca e Laçit pas aksidentit i ka dërguar ata për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që është bërë arrestimi i drejtuesit të mjetit. Dyshohet se…
Një sasi tritoli i është vënë një restoranti në Radhimë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes dhe autorët.
Transmetohen sot për herë të parë pamjet nga vrasja e Ardian Çollakut dhe Lulzim Bitrit, mbrëmjen e 4 tetorit 2021, pranë një karburanti në aksin Elbasan-Metalurgjik. Çollaku një emër i njohur, i dënuar më herët për trafik të lëndëve narkotike, ku ndaj tij dhe mikut të tij siç do e shikoni edhe më pas u derdhën 23 plumba. Siç e shikoni janë këto pamjet e para të atentatit të publikuara nga emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24. (Kliko ketu https://www.youtube.com/watch?v=_AFUO3jb3cY) E gjithë ngjarja zhvillohet në një autoservis makinash pranë një karburanti. viktimat me rreth të kuq në…
Sukthi është përfshirë nga të shtëna me armë zjarri gjatë mbrëmjes së sotme.Si pasojë ka mbetur i plagosur një person i cili është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit. Mësohet se gjendja e tij paraqitet e rëndë. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur postoblloqe në hyrje daljet kryesore të qytetit të Durrësit për të bërë të mundur kapjen e autorit i cili ia mbathi nga vendi i ngjarjes.
Sali Berisha ka komentuar gjatë një takimi me demokratët e Beratit, vizitën e ish-sekretarit amerikan të Shtetit Mike Pompeu në Tiranë. Gjatë fjalës së tij Berisha sqaroi se nuk ka kërkuar kurrë takim me të dhe se aludimet e ngritura janë shpifje dhe trillim. “Shpifin dhe trillojnë se unë kam kërkuar takim me të. Kurrë nuk kam kërkuar takim”, tha Berisha. Gjithashtu ai shtoi: “Këto ditë patëm një vizitë të ish-sekretarit Mike Pompeu, dua t’ju them se kam ndjerë një trishtim të madh. Absolutisht jo sepse nuk u takova, sepse unë tani jam në një proces. Por çfarë ndodhi miqtë…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ndaj atyre që kritikojnë niKryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të presidentes së Kosovës Vjosa Omani dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviç se “Open Balkan” i duhet thënë jo.smën e Ballkanit të Hapur. Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot, shkruan Rama.
Martin Shkreli është liruar nga burgu. Lajmi mësohet nga postimet e vazhdueshme që po shfaqen në rrjetin social Twitter. “Ai është amerikani më i urryer”që tani lëviz lirshëm në rrugët e Nju Jorkut”, shkruan dikush në twitter, ndërsa ka mes reagimeve edhe mesazhe pozitive për të. Në shtator të vitit 2017, Martin Shkeli i rriti çmimin një ilaçi antiparazitar të quajtur “Daraprim” me 5000% duke e shitur në 750 dollarë për kapsulë. Për këtë gjë ai është përballur prej vitesh me Gjykatën nën akuzën e “mashtrimit të investitorëve”. Shkreli, 39 vjeç, u shfaq i penduar përpara gjykatëses amerikane Kiyo Matsumoto,…
Këngëtarja Jonida Maliqi ndodhet në Zanzibar duke eksploruar jo vetëm plazhet fantastike por edhe natyrën e mrekullueshme që ofron ky vend. Jonida dhe miqtë e saj kanë vizituar sot një kopsht zoologjik dhe aty ka pësuar shokun e saj.
Një demokrat nga Berati gjatë aktivitetit që Berisha zhvilloi në kuadër të zgjedhjeve për kreun e PD, nxori nga xhepi një shishe me raki. Ai iu drejtua Berishës si dollibash, duke i kërkuar që ta prijnë drejt fitores. Po ashtu, ai ironizoi ish kryetarin e PD, Lulzim Basha duke thënë se kapitulli i tij është i mbyllur dhe ajo që duhet të bëjnë tani është të merren me ringritjen e Partisë Demokratike. Demokrati në Berat: Nuk duhet ta përmendim më Bashën, ai është kapitull i mbyllur. Për mua Basha është një fëmijë i edukuar, sepse ai lajmëroi kaka kaka, por…
Policia greke ka zhvilluar një operacion në kuadër të kapjes së emigrantëve që kryejnë veprimtari kriminale në vend. Si rrjedhojë sot janë arrestuar 3 emigrantë për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa 75 të tjerë janë ekstraduar nga vendi. Veçanërisht, në operacionin e ri në Manastiraki të Athinës , morën pjesë 164 punonjës policie të Shërbimeve të ndryshme. Mësohet se janë kontrolluar gjithsej 435 persona.