Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Autoboti përplaset me një makinë në Rrugën e Kombit, dy të lënduar

14:10 / May 18, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Untitled 61
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një aksident ka ndodhur rreth mesditës në Rrugën e Kombit, në të cilin një kamion autobot që transportonte naftë drejt Kosovës ka goditur nga pas një makinë me targa të Kosovës.

Si pasojë e kësaj përplasje të dy mjetet kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga. Autoboti ka devijuar duke dalë nga rruga rreth 100 metra larg nga vendi i aksidentit.

Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjere në autoveturë, përkatësisht nënë e bijë morën dëmtime të lehta dhe u transportuan për në spitalin rajonal të Kukësit për ekzaminime dhe trajtime të nevojshme.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht mendohet qe aksidenti të jetë shkaktuar nga prania e lagështisë në rrugë, për shkak të reshjeve të shiut por edhe manovrat e gabuara të autoveturës gjatë parakalimit të autobotit.

Te dy mjetet janë me targa të Kosovës por edhe drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeret janë shtetas të Kosovës. Aksidenti ndodhi në fshatin Morin, rreth 500 metra larg doganës ndërsa mjetet po udhëtonin drejt Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg

15:10 / October 6, 2026

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.