Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës plenare ku ka dështuar raundi i parë për zgjedhjen e presidenti. Ai tha se shumica do të presë deri në raundin e tretë për një dakordësi, në raundin e katër do e zgjedhin vetë. Pyetje-Përgjigje: Rama: Ndërkohë që nuk më rezulton që ka ndonjë qartësi ndonjë ide ndonjë vullnet nga ana e palëve të tjera. Gazetari: A e ka PS një emër deri tani? Rama: Jo? Gazetari: Nëse PD i kërkon mazhorancës që t’i japë të drejtën opozitën për presidentin? Rama: Pse PS duhet të dorëzojë të drejtën për…
Author: tirana
Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për votim për zgjedhjen e Presidentit të ri, por që në fakt është një seancë formale pasi siç dihet palët nuk kanë arritur në asnjë emër konkret. Anjë nga palët deri tani nuk ka bërë asnjë propozim konkret për emrin e ri të Presidentit të Republikës.
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka thënë se është rënë dakord për një korridor humanitar për të evakuuar ushtarët e plagosur nga fabrika e çelikut në Mariupol në qytetin e kontrolluar nga rusët, në Novoazovsk. “Një marrëveshje është arritur për heqjen e ushtarëve të plagosur”, ka thënë ministria në një deklaratë. “Një korridor është hapur përmes së cilit ushtarët ukrainas do të merren dhe të dërgohen në Novoazovsk për trajtim mjekësor”, shkruan Sky News. Shumica e civilëve janë evakuuar nga fabrika këtë muaj pasi OKB-ja bashkë me Kryqin e Kuq kanë arritur një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën. Por, ushtarë…
Një shqiptar është arrestuar nga policia e Ankonës në Itali. Sipas medieve italiane, i riu shiste kokainën direkt nga makina. Pasi dorëzonte dozat ai largohej me shpejtësi për “takimet” me klientët e tjerë. Ai kishte improvizuar një banesë në një bodrum të vjetër dhe policia u përball me vështirësi për ta lokalizuar. Gjatë kontrollit efektivët gjetën fillimisht rreth 30 gramë kokainë të fshehur në banesë dhe më pas 20 gramë të tjera të fshehura në makinë nën panelin e kontrollit të dritares së automjetit (pajisja që përdoret për të ngritur dhe ulur xhamat). Shqiptari kishte mbërritur në Itali vetëm disa…
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronarin e kompanisë “Sulollari Klima”, Ardian Sulollari pas aksidentit të frikshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme ne QSUT, ku shkëputja e ashensorit dëmtoi rëndë dy persona. Blutë bëjnë me dije se krahas Ardian Sulollarit është proceduar penalisht edhe tekniku përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit. Të dy ata akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi ka bërë ditën e sotme një tjetër lapsus gjatë raportimit në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Teksa foli për projektet nga bashkia, Muzhaqi deklaroi se ka aplikues që nuk kanë aplikuar duke korrigjuar veten më pas “Jo aplikues praktikisht’. “Rikthehemi te kryetarët e bashkisë. Sa i përket kryetarëve të bashkisë. Unë të paktën që në momentin që kam marrë këtë detyrë e kam marrë këtë detyrë për të ngritur zërin për fëmijët dhe të rinjtë. Dhe pavarësisht se çfarë drejtimi politik ka kryetari i bashkisë së Shkodrës së Lezhës. Njëri…
Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti dhe kryebashkiaken e Durrësit Emirjana Sako prezantuan ditën e sotme planin për atë që kreu i qeverisë e cilësoi një “projekt i ri për Durrësin e vjetër”. Gjatë fjalës së saj ministrja Margariti shpjegoi se është ecur përpara me agjencinë e shpronësimeve dhe Kadastrën duke hartuar vlerën e objekteve që do të shpronësohen. Ajo tha se puna është ndarë me zona dhe pjesa e parë ku do të ndërhyhet është unaza brenda amfiteatrit. Edi Rama: Ne këtu jemi gati për të filluar punën në momentin që kjo është ASHKa mbaron punën…
Gjermania e cilëson të vonuar procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe mos mbajtje e premtimit nga ana e BE-së. Qëndrimi i qartë erdhi nga ministrja e Jashtme gjermane, Analene Berbok para takimit me kryediplomatët e vendeve të BE-së, ku veç rrezikut të agresionit rus në tryezën e diskutimit janë edhe marrëdhëniet e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. “Pikë kyçe për mbajtjen e këtij premtimi është edhe hapja e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në fillim të Verës dhe për këtë do të flasim më gjerësisht sot. Kjo çështje…
Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e sotme në Durrës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në lokalin e Noizyt, ish-kandidati për kryetar të degës së PS-së në Durrës, Ardit Kërtuesha. Mësohet se ata janë konfiktuar dhe rreth një muaj më parë, dyshohet se për pronat. Në momentin që është qëlluar, 31-vjeçari ka qenë duke pritur për dy shokët e tij në lokal. Policia tashmë ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.
Gjykata e Apelit ne Gjirokaster sapo ka dhene vendimin ndaj te akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho te cilet u shpallen sot perfundimisht fajtorë per vrasjen e Alket Muhos ne 6 shtator te 2018 ne fahatin Rabije Bashkia Memaliaj. Seanca e sotme gjyqesore ka filluar me tensione pasi familjaret e dy te akuzuarve kane kerkuar renien e akuzave per vrasje nga ana e prokurorit te çeshtjes Julijan Çafka i cili ishte ai qe apeloi vendimin e dates 26 tetor te 2021 te dhene nga shkalla e pare e gjyqesorit ne Gjirokaster. Ky vendim i dhene nuk percaktonte armen e vrasjes se…
Një aksident rrugorka ndodhur sot në rrugën dytësore drejt fshatit Rrile, në Lezhë. Për pasojë, dy makina janë përplasur pranë fabrikës së miellit. Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur drejtuesi dhe pasagjeri i njërit prej mjeteve. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.
Emisioni “Me Zemër të Hapur”, me moderatorë dhe autore Evis Ahmeti, ka trajtuar sot historinë e trishtë të një 38-vjeçareje, e cila ka përfunduar disa here në spital pas dhunës sistematike të ushtruar nga bashkëshorti dhe motra e tij. 38-vjeçarja në lidhje live me studion e emisionit ka rrëfyer se shkuesi dhe nuk e ka njohur më parë, sot babanë e katër fëmijëve të saj. Ajo tregon e dhuna nisi pas lindjes së fëmijës së dytë, vajzë, që gjë nuk ishte në pëlqimet e bashkëshortit dhe familjarëve të tij. Ajo rrëfen se është keqtrajtuar dhe detyruar madje edhe të abortojë,…