Author: tirana

Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në “Twitter”, Ministrja e Jashtme e Gjermanisë thekson se duhet të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Annalena Baerbock shprehet se tani është koha për të mbështetur Ballkanin Perëndimor drejt rrugën për në BE, ndërsa vijon më tej duke thënë se duhet mbajtur premtimi dhe të nisin negociatat që sipas saj janë të vonuara. “Veçanërisht në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet t’u qëndrojmë premtimeve tona dhe të…

Read More

Një 31 vjeçar ka mbetur i plagosur në qytetin e Durrësit pas një sherri për motive të dobëta. Burime policore bëjnë me dije se plagosja ka ndodhur në në lagjen nr.1 dhe 31 vjeçari i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Njoftimi i policisë: “Rreth orës 13:00, në lagjen nr.1 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri, në këmbë, shtetasi A. K., 31 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.” Vijon krehja e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet…

Read More

Në një kohë ku për pak ditë do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka bërë publike përmajtjen e fletës së votimit për këtë proces zgjedhor. Siç bëhet e qartë në njoftimin e Komisionit të Rithemelimit, i pari në fletën e votimit është vendosur ish-kryeministri Sali Berisha kurse i dyti rivali i tij Ibsen Elezi. Njoftimi i plotë: Miratimi i fletës së votimit për kryetar të PD. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u…

Read More

Dalin detaje të reja nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Vlorë, ku humbën jetën dy punëtorë pas përmbysjes së kamionit. Sipas policisë, shkak për aksidentin dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë. Drejtuesi i kamionit dhe pasagjeri kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum. Mbetet ende e paqartë nëse bëhet fjalë për ndonjë defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit. …

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishte sot në Spitalin Universitar të Traumës, ku inspektoi nga afër punimet që po kryhen aktualisht lidhur me rehabilitimin e Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme, përmirësimin e infrastrukturës në Urgjencën e këtij spitali, si dhe investimet në pajisje bio-mjekësore. “Në spitalin e Traumës është duke u punuar me ritëm në një prej godinave që i shërben trajtimit të sëmundjeve të brendshme dhe gjithashtu edhe një strukturë që i shërben konsultave ambulatore. Një investim i buxhetit të shtetit, i qeverisë shqiptare në vlerë rreth 4 milionë dollarë, që do të shndërrojë tërësisht shërbimet që ofrohen këtu.…

Read More

Ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme, rreth orës 10:40 në bypassin Vlorë-Orikum përfundoi me një bilanc tragjik, ku 2 punëtorë humbën jetën si pasojë e përmbysjes së kamionit me të cilin ata po punonin. Ndërkohë, janë mësuar dhe emrat e dy viktimave të këtij aksidenti. Ata ishin Armand Beu, 32 vjeç, shoferi i kamionit dhe Klajdi Kaja, 28 vjeç, banues në Lushnjë i cili ishte pasagjer. Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion shtesë Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A.…

Read More

Ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu ka shfrytëzuar një konferencë në Tiranë për të takuar “shoqërinë” e saj të vjetër. Paparaci ka fiksuar Bregun teksa konsumon një kafe me Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në një nga lokalet e “Air Albania”. Bregu ndodhej javën e kaluar në Tiranë ku në pozicionin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të bashkëpunimit Rajonal mbajti një fjalim në konferencën Ndërministrore për Zhvillimin e Turizmit në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga RCC. Bregu dhe Tabaku kanë punuar për disa vite bashkë në ministrinë e Integrimit në pozicionin e ministres dhe zv.ministres. Në vitin 2011 Tabaku…

Read More

E ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Manchester United ka qënë e shumë diskutuar ditët e fundit në mediat sportive dhe jo vetëm, ku shumë në Angli kanë qenë të bindur për largimin e tij. Gjatë kësaj periudhe, portugezi ka patur edhe takime me trajnerin legjendar të “Djajve të Kuq”, Sir Alex Ferguson. Por, sipas zhvillimeve të fundit që vijnë, Ronaldo duket se do të jetë në qendër të projektit të tranjerit hollandez Erik Ten Hag. Pak ditë më parë, 5 herë fituesi i Topit të Artë i thuri elozhe trajnerit të ri të United, që synon ta nisë gjithçka me…

Read More

Denoncimi i një turisteje amerikane në ishullin luksoz, Mykonos, e cila pagoi për faturën 600 euro nga një restorant për dy koktej dhe një racion këmbësh gaforreje, ka nxitur reagime të shumta. Media newmoney.gr në Greqi ka bërë një koment duke analizuar disa raste të çmimeve marramendëse në ishujt Grekë. Artikulli ka nisur nga këmbët e arta të gaforres te siguria e Mykonos, deri te arabët me portofolin e plot me para… Dhurata e turizmit dhe “grabitqarët” Po shkoj diçka shumë optimiste për turizmin këtë vit. Parashikimi i American Express Global Business Travel, një prej agjencive më të mëdha të…

Read More

Një njoftim i ardhur në rrugë operative në komisariatin e Policisë së Sarandës informoi këta të fundit për një predhë të vjetër luftarake e cila ishte konstatuar në plazhin e njohur si “Çentrali”  në Sarandë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje ndërsa pritet mbërritja e forcave antieksploziv. Njoftimi i policisë: Sarandë/Informacion paraprak Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe…

Read More

Është mësuar kompania private e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e ashensorëve në QSUT, aty ku mbrëmjen e djeshme ndodhi në aksident në të cilin mbetën të lënduar një paciente e moshuar dhe barrelisti. Bëhet fjalë për kompaninë “Sulollari Klima” në pronësi të shtetasit Ardian Sulollari. Kjo kompani ka pak muaj që kishte marrë tenderin me vlerë 24 milionë lekë për të administruar ashensorët e spitalit, ndërsa pjesë e detyrës së saj ishte edhe mirëmbajtja e tyre. Kujtojmë se mbrëmë, për shkak të prishjes së ashensorit u plagosën një 80-vjeçare dhe një punonjës i kujdesit shëndetësor.

Read More

Rënia e ashensorit në Spitalin e QSUT-së në Tiranë shkaktoi dy të lënduar, një barrelist dhe një paciente 80-vjeçare ku sipas informacioneve, kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë. E moshuara ka marrë dëmtime të mëdha në kokë dhe ndodhet në gjëndje kritike për jetën, ndërsa punonjësi i QSUT-së që po shoqëronte të moshuarën ka krisje në të dyja këmbët. Mësohet se në momentin e aksidentit, pacientja 80-vjeçare po shoqërohej për të bërë skaner në orët e vona të mbrëmjes se djeshme në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme të QSUT, kur papritur ashensori është shkëputur dhe ka rënë në…

Read More