Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar në pyetësor do të pyesë qytetarët për të publikuar të gjitha pagat njëherë në vit. “Nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset por edhe si rezultat i një shtyse të fortë kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Mbi 25% e të punësuarve në Shqipëri kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë që do të thotë se ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por më shumë. Mendojmë se është e udhës ti pyesin shqiptarët…
Author: tirana
Gjatë ceremonisë që po zhvillohet për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbajti një fjalë përshëndetëse ku vlerësoi raportet mes dy vendeve. Gjithashtu, ai tha se vendi ynë dhe SHBA-të kanë bërë një punë të mirë në luftën kundër terrorizmit, ndërsa shtoi se në 30 vitet e fundit janë bërë përpjekje reale për rrënjëzimin e demokracisë. Për Pompeon, nuk ka rëndësi se cili është në pushtet. Ajo që ka rëndësi është të zhbëhet korrupsioni dhe konsolidohet liria e demokracia, duke kujtuar se ai ka nshërbyer edhe në maxhorancë edhe në opozitë. “Marrëdhëniet mes dy vendeve tona…
Shpesh herë kaloj pranë stadiumit Air Albania. Çdo orë të ditës aty gjen njerëz të moshave të ndryshme. Të organizuar ose jo. Por çdo të shtunë sheshi është nën pushtimin e të apasionuarve mbas patinave, skateboard dhe BMX. Nga larg ndihet energjia pozitive që këta të rinj përcjellin. Ata praktikohen dhe socializohen, ndryshe nga pjesa tjetër e moshatarëve të tyre që e shijojnë atmosferën nga kafet aty rrotull. I shoh teksa provojnë stile të rrezikshme. Disa prej tyre janë fillestar. Madje tek-tuk sheh ndonjë në tokë. Ka dhe profesionistë të cilët duken sikur ecin mbi re dhe jo mbi rrota.…
Forumi Vjetor i 7-të i Shteteve Anëtare të Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) si një ngjarje qendrore e rajonale në fushën e mjedisit, turizmit të qëndrueshëm, digjitalizimit dhe transportit – Theks i veçantë mbi përfshirjen aktive të të rinjve – Pothuajse 100 leksione, konsultime, tryeza të rrumbullakëta dhe evente të tjera në tre ditë Forumi i 7-të EUSAIR u hap në Tiranë me fjalimet kryesore të Megi Fino Zëvendës Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Ferreira, Komisionere Evropiane për Kohezionin dhe Reformën, si dhe fjalime nga Përfaqësues të tjerë të Lartë të Shteteve Anëtare dhe Komisionit Evropian. Është një…
Mbrëmjen e djeshme ndodhi eklipsi hënor i cili u pa edhe në Tiranë. Disa foto që i gjeni të postuara më poshtë tregojnë pamjet magjepsëse të këtij fenomeni natyror. Imazhet u siguruan nga LSA.
Gazetari dhe ish- deputeti Mitro Çela ka sjellë për lexuesin kujtimet e tij ndër vite. Në formën e një ditari elektronik, Çela rikthen disa nga dinamikat e kohës duke u ndalur sot tek një skandal seksual që ka ndodhur në qeverinë “Nano. Shkrimi i plotë: Film erotik amerikan, nga ata që ta bëjne mishin koqe – koqe, pa marrë parasysh moshën time 74-veçare. Ja një frazë nga filmi: -Ne, amerikanët, flemë në darkë dyshe dhe zgjohemi në mëngjes treshe. Nuk është ndonjë suprizë. Gojët e liga thonë, se demek, zakone të tilla moderne dhe amerikane, kanë hyrë edhe në Tiranë.…
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ishte sot i pranishëm në konferencën e organizuar për 100-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA, ku te pranishem ishin diplomatja Yuri Kim dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pomepo. Ne fjalen e tij, Alibeaj foli dhe për “mbetjet e mentalitetit të diktaturës komuniste” dhe tha se “pushtetarët e korruptuar, ata që kanë vënë interesin e tyre mbi atë të shqiptarëve kanë qenë dhe mbeten kërcënimi më i madh ndaj partneritetit tonë me ShBA”. “Edhe sot ka ende të tillë. Ka njerëz që kanë humbur busullën e që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës. Kanë…
Në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim pohoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do të vijojë. Gjatë fjalës së saj, ambasadorja Kim theksoi se Shqipëria është vend model, për të treguar se kaloi nga shtypja dhe tashmë jep kontribut për botën, si me rastin e afganëve apo dhe për Ukrainën. “Sekretari Pompeo ishte personi që më emëroi dhe ndihmën e nderuar që më emëroi para 2 vitesh si ambasadore. Me rëndësi për ne është, përfshi dhe 30 vitet e fundit ka një bashkëpunim të pathyeshëm, të fortë, pavarësisht se kush…
Dy ngjarje të rënda janë regjistruar në Elbasan dhe në Vlorë, ku dy të rinj kanë dhunuar përkatësisht gjyshin dhe babanë. Bëhet me dije se Policia e Selenicës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshit të tij. Ndërkohë Xh. H., 29 vjeç, akuzohet se banues në fshatin Stanaj, Cerrik, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit S. H., të cilit…
Një tjetër autobuz në Tiranë është përfshirë në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të zonës së ‘Misto Mames, ndërsa bëhet fjalë për autobuzin e linjës Kombinat-Kinostudio i cili ka devijuar sipër trafik ndarëses dhe është përplasur me një kosh mbeturinash. Për fat të mirë nuk ka pasagjerë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Tiranë/Informacion paraprak Më datë 16.05.2022, në Misto Mame, shtetasi S. Sh., duke drejtuar autobusin e linjës së Kombibatit, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin se tij dhe është përplasur me një kosh mbeturinash. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor…
Një vajzë 19-vjeçare në Tiranë është raportuar e zhdukur nga babai i saj pasi është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më në të. I shqetësuar për mungesën e të bijës, i ati ka bërë një kallëzim në rajonin e policisë. Uniformat blu po punojnë për gjetjen e të resë. “Më datë 15.05.2022, shtetasi B. M., 53 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja B. M., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.
10 shtetas janë arrestuar nga Policia e Tiranës si dhe një tjetër është proceduar penalisht pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë, shtetasi me iniicialet M. U., 17 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa; – K. L., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis…