Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo po zhvillon një vizitë në Shqipëri në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Gjatë kësaj vizite, ai është takuar edhe me kryeministrin Edi Rama. Pompeo mori pjesë gjithashtu në nënshkrimin e marrëveshjes për deversifikimin e tregut të gazit, një nga çështjet më të debatueshme në Europë, pas nisjes së agresionit rus ndaj Ukrainës. Marrëveshja për gazin, merr një rëndësi strategjike që e kalon hapësirën shqiptare dhe atë ballkanase dhe që lidhet me pavarësinë e Europës nga gazi rus. “Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së…
Author: tirana
Ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve po zhvillon një mbledhje e cila nisi prej orës 09:00 dhe ka në fokus raundin e parë të përzgjedhjes së Presidentit të ri. Siç dihet tashmë, ky raund u dogj pasi të dyja palët, maxhoranca nga njëra anë dhe opozita nga krahu tjetër nuk kanë propozuar asnjë emër. Lidhur me këtë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj u shpreh se përgjegjësia për dështimin rëndon mbi maxhorancën. Sipas tij, opozita ka bërë të qarta qëndrimet e saj dhe sipas tij, duhet të vijohet në atë drejtim. “Është e qartë që në këtë…
Një paciente dhe barrelisti mbetën të bllokuar mbrëmjen e djeshme si pasojë e një defekti të ndodhur në ashensorin Spitalit QSUT. Ata morën disa lëndime dhe aktualisht, ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë, policia ka shoqëruar në komisariat teknikun e ashensorit lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se ai është shoqëruar për t’u marrë në pyetje për atë se çfarë ka ndodhur. Theksojmë se QSUT me anë të një reagimi ka pranuar ngjarjen dhe ka thënë se menjëherë, stafi mjekësor u ka dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Ditën e djeshme u përmbyll afati zyrtar i pranimit të kandidaturave për kreune ri të shtetit, ku palët kishin të drejtë të dorëzonin propozimet e tyre deri në orën 16:00. Por, Kuvendi i Shqipërisë bëri me dije se nuk ka asnjë kandidaturë të regjistruar, duke bërë që raundi i parë i zgjedhjes së Presidentit të digjet. Ndërkohë, këtë paradite në orën 09:00 u mblodh komisioni i ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Ndërsa pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit. Komisioni i Ligjeve ka konstatuar se nuk…
Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve. Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelisti, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit. Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelistit. Më pas pacientja u konsultua nga specialistët për këtë lëndim, si dhe vijoi konsultat dhe ekzaminimet për sëmundjen dhe pas kryerjes së skanerit me kontrast, rezultoi me tromboemboli…
Aktori i njohur dhe i suksesshëm, Amos Zaharia është një figurë e dashur nga publiku dhe gjithashtu mjaft i komentuar në mediat rozë për shkak të jetës së tij private. Ndërkohë, në një intervistë të dhënë së fundmi, Amos folur rreth takimit të parë të motrës së tij Elia Zaharia me Princin Leka. Amos tha se që në momentin e parë ka vënë re një tërheqje mes tyre. “Unë në fakt kam qenë prezent në takimin e parë që Elia ka patur me Princin dhe që në atë moment e kuptova që seç ka diçka midis këtyre, është ai shikimi…
Vetëvrasja e 12-vjeçari nga Kato Patisia në Greqi i ka vënë në lëvizje autoritetet vendase për rrethanat të përcaktuar rrethanat në të cilat i mituri kreu aktin ekstrem. Nga sa mësohet, fëmija është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit, të cilët në gjendje shoku kanë thirrur ambulancën. Megjithatë ishte tepër vonë. Lajmi përhapi trishtim edhe në zonën e Pagratit , pasi 12-vjeçari ishte një sportist dhe shumë i dashur. Madje, fundjavën e kaluar ai do të merrte pjesë në lojërat panhelenike në Lutraki të cilat u zhvilluan në një atmosferë zie për shkak të ngjarjes tragjike. Një…
DashiJu jeni plotësisht në harmoni me ndjenjat e njerëzve përreth jush. Kjo po e bën shumë më të lehtë për ju të vazhdoni përpara. Energjia planetare e sotme nënkupton që ju duhet të gjeni një mënyrë për të motivuar veten për të dalë sonte. DemiRomanca është shumë një çështje goditëse ndërsa hekuri është i nxehtë. Konfigurimi aktual astral nënkupton që nëse ndërmerrni veprime tani ndërsa ekziston një mundësi e artë, do të keni më shumë gjasa të tërhiqni vëmendjen e dikujt që ka qenë në qendër të mendimeve tuaja për disa kohë. BinjaketMe energjinë e tanishme planetare, keni shumë për…
Sipas MeteoAlb, vendi ynë paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante gjatë paradites por herë pas here do të ketë vranësira të shpeshta. Ndërsa, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat malore veri-verilindore ku shirat do të jenë në formë rrebeshi. Megjithatë; shirat do të jenë të përkohshëm pasi gjatë mbrëmjes dhe natës parashikohet përmirësim i motit duke larguar shirat nga i gjithë vendi. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë e…
Një tjetër tërmet ka goditur Greqinl në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave greke, tërmeti ishte me magnitudë 3.9 Rihter dhe është shënuar në ishullin e Kretës. Raportohet se epiqendra e tij ishte 44 kilometra në jug të Kassos dhe thellësia ishte 11.9 kilometra. Greqia njihet si zonë me aktivitet të lartë sizmik ndërsa javët e fundit po lëkundet vazhdimisht nga tërmeti, kryesisht në ishujt e saj, por për fat të mirë pa shkaktuar dëme.
Qarqet e Lezhës, Durrësit dhe Tiranës ishin më të goditurat nga pandemia në tremujorin e parë të këtij viti, duke pasur vdekshmërinë më të lartë shtesë. Megjithatë ky tregues ishte dukshëm më i ulët se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur Covid-19 shkaktoi humbje të mëdha në jetë. Sipas të dhënave të INSTAT, Në Lezhë, vdekjet u rritën me 36.6% në krahasim me mesataren 2016-2019, kur vendi ishte në një situatë normale, duke shënuar vdekshmërinë më të lartë shtesë në rang republike. Durrësi renditet i dyti, me rritje prej 34%. E treta për humbjet më të…
Mazhoranca dhe opozita do të mblidhen sot në seancën e parë për Presidentin e ri të vendit pa asnjë propozim. Afati i fundit i dorëzimit të kandidatura ishte dje ndërsa ditën e sotme më datën 16 maj ora 10:00, mblidhet Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidaturave për President, por nuk ka asnjë emër. Kurse në orën 17:00 deputetët do te jene në seancë plenare për raundin e parë që do të ezaurohet me zero kandidatë pasi nuk ka asnjë kandidat të propozuar nga të dyja palët. Ashtu siç kishte paralajmëruar, mazhoranca nuk çoi asnjë emër kandidati për president në…