Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë sot një urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, duke e vënë theksin tek vlerat e familjes shqiptare. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, Meta nënvizon se familja është djepi më i sigurt ku mund të rritet brezi i ri, ndërtohet dhe garantohet e ardhmja e një vendi dhe kombi. Mes të tjerash ai nënvizon edhe disa nga vështirësitë me të cilat përballen sot familjet shqiptare, siç është dhe varfëria, ndërsa kujton edhe një thënie të Nënë Terezës. Postimi i Metës👨👩👧👦🇦🇱 Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Familjes!Tradita shqiptare ka…
Author: tirana
Prej datës 1 maj, paralelisht me kontrollin në terren nga strukturat e Policisë së Shtetit, ka nisur monitorimi ajror nga GDF, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me ekipin e GDF-së, për 3 orë, monitoruan nga ajri, me helikopter të pajisur me aparatura speciale, zonën veriore të vendit. Gjatë monitorimit u verifikuan, në zona të thella si Dukagjin, Theth, Valbonë, Muriqan, Malësi e Krujës etj, koordinata në të cilat kishte dyshime se kultivoheshin bimë narkotike. Gjithashtu, u ndoq dhe u verifikua një mjet…
Nëpërmjet një deklarate për mediat, Drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo ka denoncuar praktikat abuzive të Gjykatës së Tiranës dhe theksoi se ka pasur ndërhyrje të paligjshme në procesin e konfirmimit të organeve drejtuese të PD-së. Në fjalën e saj, Garo theksoi se prej më shumë se 2 javësh, Gjykata e Tiranës nuk kthen përgjigje dhe nuk vë në dispozicion të Partisë Demokratike vendimin duke u bëre pengesë për të ankimuar këtë vendim në kundërshtim të plotë me ligjin. Ndërkohë, Garo deklaroi se PD ka kërkuar nëse deri në përfundim të orarit zyrtar të ditës së hënë ende nuk do t’i…
Shqipëria nuk arriti dot të prekte finalen e Eurovizionit këtë vit duke u eleminuar që në natën gjysmëfinale të festivalit. Vendi ynë u përfaqësua nga këngëtarja Ronela Hajati me këngën e titulluar “Sekret” e cila u pëlqye shumë nga publiku ndërkombëtar, megjithatë kjo nuk mjaftoi për të shkuar më tej. Rezultatet tregojnë se pavarësisht se kjo këngë ka pasur përkrahje nga publiku, ajo nuk ka arritur të bindë aspak juritë profesionale. Eurovision ka publikuar rezultatet e të gjitha gjysmëfinaleve pasi ka përfunduar finalja. Shqipëria në gjysmëfinalen e parë nga 17 shtete ka dalë e dymbëdhjeta me vota. Dhjetë shtetet e…
Një aksident rrugor raportohet të ketë ndodhur gjatë natës së kaluar në aksin e vjetër Droje-Fushë Krujë, ku për pasojë një kkamion trajler ka dalë nga rruga e ka rënë në anë të saj. Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i kamionit, shtetasi Artur Sinani, 52 vjeç. Për fat të mirë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Greqia është shkundur sërish sot nga një tërmet me magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter i cili e kishte epiqendrën në ishullin e Santorinit. Tërmeti ra mëngjesin e kësaj të diele, pak minuta pas orës 8:30. Nga sa bën me dije Instituti Gjeodinamik i Greqisë, tërmeti ishte me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter, me epiqendër 19 kilometra në jug të Kepit të Santorinit. Ndërkaq, thellësia fokale është vlerësuar në 13.9 km. Gjithashtu, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kretë.
Punonjësi dhe ish-drejtorii i Kadastrës së Sarandës, Laert Pasha është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme pasi akuzohet se kërkoi 8 mijë € për të dhënë Hipotekën e një hoteli në Sarandë. Shtetasi Laert Pasha, 41-vjeç, i cili mbante detyrën e specialistit të sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua para pak kohësh me akuzën e korrupsionit.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:30 një person është paraqitur i plagosur në spitalin e Sarandës. Bëhet fjalë për shtetasin Erlind Dumani, 38 vjeç, i cili ka patur një plagë ne qafë, ndërsa dyshimet janë se ai është goditur me thike ose kaçavidë. Nga sa mësohet, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3 të qytetit, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri”. Aktualisht raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa pasi ka marrë mjekimin është larguar drejt banesës së tij. Ndërkohë, policia vijon hetimet por deri më tani nuk dihet ende autori i ngjarjes…
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ishte e pranishme në ceremoninë e përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës, ku dha mesazhe të rëndësishme për brezin e ri në vendin tonë. Ajo u tha atyre se duhet të mbajnë vështrimin nga e ardhmja si dhe theksoi mbështetjen e SHBA-ve lidhur me këtë proces. Nnë këtë ceremoni kryediplomatja amerikane kujtoi heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, për të cilin tha se e admiron shumë. “Ju falënderoj që jeni mbledhur këtu. Vlerësoj anëtarët e komunitetit që e mundësuan këtë projekt. Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e…
100 të rinj e të reja të Elbasanit i janë bashkuar Partisë Socialiste. Në një takim me të rinj dhe të reja të këtij qyteti ku ishte e pranishme dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe kryetari i Bashkisë Gledjan Llatja, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri, i garantoi ata se kanë bërë zgjedhjen e duhur. Gjiknuri, i cili është njëherësh dhe drejtues politik për Qarkun Elbasan, tha se idetë e të rinjve kanë qenë kurdoherë pjesë e agjendës së PS që është treguar përmes përfaqësimit të tyre në strukturat e Partisë, në Këshillat Bashkiakë dhe Parlament. “Ne duam…
2 vëllezërit binjakë, Ariel dhe Maxi Rolon humbën jetën tragjikisht në moshën 27-vjeçare si pasojë e një aksidenti automobilistik. Maxi ka qenë lojtar i Barcelonës në periudhën 2010-2016, ku kryesisht është aktivizuar me ekipin e dytë ndërsa momentalisht luante tek Atletico Union Casildense. Ndërkohë, vëllai i tij Ariel luante me Huracan di Chabas.
Të shtunën e ardhshme, klubet e superiores rikthehen në fushën e blertë në kuadër të javës së 35-të. Tashmë kampioni dhe zona e ftohtë janë përcaktuar, gara e fortë vijon për kupat e Europës dhe Partizani është shumë pranë sigurimit të vendit të tretë. Fitorja e fundit me Kastriotin ishte shumë e rëndësishme për të kuqtë pasi i afron shumë pranë, madje mund ta sigurojë në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera. Vllaznia dhe Kukësi gjithashtu do tentojnë fitoret, ndaj Egnatias dhe Skënderbeut që nuk është se kanë ndonjë motivim këtë javë. Teuta ndërkohë pret Laçin dhe me…