Author: tirana

Një situatë krejt e pakëndshme i ka ndodhur skuadrës së Bursaspor me mbështetësit e saj, teksa ekipi po kalon një situatë shumë të vështirë pasi ka lënë në ligën e tretë të futbollit në Turqi. Të acaruar për gjendjen ku ndodhet skuadra e tyre e zemrës, tifozët janë inatosur me lojtarët e tyre, madje edhe i kanë sulmuar teksa udhëtonin me autobus. Në një moment ata edhe e kanë ndalur. Kapiteni Burak Altiparmak dëgjohet teksa u thotë forcave të shumta të policisë që ndodheshin aty: “Si e garantoni sigurinë, kudo po na gjuajnë me gurë, nuk po e shihni?! Po…

Read More

Policia e Shtetit, në një javë! Përkushtim dhe vendosmëri, për të parandaluar e luftuar krimin dhe paligjshmërinë. Monitorime intensive me teknologji bashkëkohore për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. •Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 537 persona, nga këta: 179 janë arrestuar, 335 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim. •Janë kapur në total 35 persona në kërkim, nga këta: 32 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar. •Janë zhvilluar 24 operacione policore të koduara: “Skema”, “Punishment”, “Hill”, “Çekreza”, “Messina”, “Flagranca”, “Camouflage 5”, “Hostel”, “Necklace”, “Hill 2”, “Road Guard 18”, “Informaliteti 4”,…

Read More

Janë përcaktuar nga Bordi i Trancsparencës çmimet e reja të naftës dhe benzinës të cilat do të hynë në fuqi duke nisur që nga pasditja e sotme. Ndryshe nga më parë, çmimi i naftës këtë herë është rritur me 5 lekë/ litër, ndërsa ai i benzinës me 10 lekë/ litër. Kështu, duke filluar nga sot e deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, një litër naftë do të shitet me 237 lekë, kurse një litër benzinë me 234 lekë. Sakaq, një litër gaz do të shitet me 90 lekë për litër, me përjashtim të atij që përdoret për gatim, të cilit…

Read More

Pikturë, skulpturë, vizatim, fotografi, videoperfomanca, instalacione, demostrime live. Festivali i Konteporan Ndërkombëtar i Tiranës i organizuar nga VIZART, mbështetur nga Kongresi Rinor Kombëtar në kuadër të programit “Tirana Kryeqytet Europian i Rinisë 2022”, sjell tre ditë të mbushura plot me aktivitete në Tiranë, ku të gjithë dashamirësit e artit dhe pas të bukurës do të mund të njihej me punimet më të mira të artistëve vendas dhe të huaj. Kuratori i këtij festivali, Helidon Haliti, bën të ditur se ky aktivitet do të nisë me dy performance mjaft të bukura nga artisti i njohur Henri Nimani. “Në orën 10:00 përballë…

Read More

Pas fitores së përfaqësueses së Ukrainës në Eurovision Song Contest, ka reaguar Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili deklaroi se do të bëjë të pamundurën që festivali të mbahet në Ukrainë vitin tjetër. Përmes një postimi në rrjetin social “Telegram”, kreu i shtetit ukrainas falenderoi orkestrën Kalush për performancën që çoi fitoren në Kiev dhe të gjithë ata që votuan për vendin e tij. “Jam i sigurt që korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg”, mësohet të ketë thënë Zelenskyy, bën me dije “CNN”. Ndërkohë, është ende herët të thuhet nëse festivali i ardhshëm do të mund të…

Read More

Policia e Lezhës ka ushtruar kontrolle të shumta gjatë natës si dhe ka shoqëruar disa persona në tentativë për të rënë në jurmët e autorëve të atentatit të mbrëmshëm ndaj një makine luksoze ku udhëtonin dy të rinj. Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmë rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar, qëlluan me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit, udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi. Atentatorët sulmuan me armë makinën e 28-vjeçarit Blerim Preçi, ndërsa deri më tani nuk dihet ende se për çfarë mund të ketë ndodhur ngjarja.…

Read More

Ditën e sotme, 15 maj 2022 është afati i fundit ku palët mund të dorëzojnë propozimet e tyre për kandidat për President të ri të Republikës. Nga sa është njoftuar, afati përfundon sot në orën 16:00. Nesër është raundi i parë i votimit, i cili nis në orën 17:00. Edhe pse në arenën politike është përfolur shumë për një president konsensual, mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët deri më tani për emrin e kandidatit. Sjellim në vëmendje se pas takimit me kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ditën e premte, Fatmir Mediu deklaroi…

Read More

DashiPresioni nga eprorët tuaj në punë mund të prishin qetësinë tuaj. Të afërmit do të përpiqen të përfitojnë nga sjellja juaj shumë bujare. Mos e shantazhoni emocionalisht partnerin tuaj, pasi mund t’ju japë rezultat të kundërt. DemiNëse do të shkoni në një udhëtim, kujdesuni për gjërat me vlerë dhe bagazhet tuaja, pasi mund të ndodhë një incident. Kjo është koha e duhur për të rivlerësuar pikat tuaja të forta dhe planet tuaja për të ardhmen. Jeta juaj bashkëshortore do të jetë në kulmin e saj. BinjakëtInvestimet në aksione dhe fonde të përbashkëta mund të jenë produktive për ju, për përfitime…

Read More

Ukraina arritit të triumfojë këtë vit në Eurovision Song Contest, duke shfletuar një valë vullneti të mirë nga kombet evropiane për të arritur fitoren e tretë të vendit në ngjarjen e shkëlqyer. Ukraina merrte pjesë në këtë edicion të festivalit me grupin e muzikës rap popullore të Ukrainës, Kalush Orchestra e cila mori pëlqimin e thellë të publikut duke bërë që të përmbysi rezultatin. Kështu Ukraina mori vendin e parë në garë në Eurovision Song Contest duke grumbulluar në total 449 pikë nga publiku, ndërsa 182 pikë nga juria e shteteve. Pasi përfunduan performancën e tyre me këngën “Stefania”, e kënduar…

Read More

Sipas MeteoAlb, qarkullimi i masave ajrore nga jugu i Europës vijon në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të ngrohtë por pas mesditës; vranësirat do të shtohen duke rrezikuar shira pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar vijën bregdetare. Më të dukshme shirat paraqiten në zonat malore veriore dhe veriperëndimore. Parashikohet që orët vona të pasdites të largojnë vranësirat nga territori duke bërë që kthjellimet të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes por 2 gradë rënie presim në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 27°C. Era do fryjë e lehtë si…

Read More

Të paktën dhjetë persona kanë mbetur të vrarë nga të shtënat me armë brenda një supermarketi në shtetin e Nju Jorkut. Mësohet se ngjarja në fjalë po hetohet si një krim urrejtjeje me motive racore. Pas një përplasje në vendin e ngjarjes në qytetin e Buffalo, policia ka arrestuar një 18-vjeçar të veshur me veshje ushtarake. Autori i dyshuar i krimit hyri në një supermarket pasdite përpara se të hapte zjarr. Ai përdori një kamerë për të transmetuar sulmin në internet, tha policia. Presidenti i SHBA Joe Biden ka dënuar atë që ai e quajti një sulm “të neveritshëm”. “Ne…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 47-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në Selenicë të Vlorës. Ishte vetë babai i viktimës ai që e gjeti rreth orës 06:20 të varur shtetasen me inicialet A.H. Dyshimet janë se ajo mund t’i ketë dhënë fund jetës. Policia njofton: “Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Read More