Author: tirana

Ka përfunduar java e 34-të e Abissnet Superiore, ku Dinamo nuk arriti dot të mbante gjallë shpresën për mbijetesë duke rënë Kategorinë e Parë. “Nëndetësja” u mund 2-1 nga Kukësi në stadiumin “Kukës Arena”. Me këtë fitore, verilindorët bëjnë një hap shumë të rëndësishëm drejt zonës evropiane, teksa ngjiten në vendin e katërt të renditjes me pikë të barabarta me Vllazninë e cila humbi sot ndaj Tiranës me rezultatin 3-1. Fitore me mjaft vlerë siguroi edhe skuadra e Partizanit përballë Egnatias, ku demat që triumfuan me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga Anarildo Rrapaj në minutat…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza nga Fieri edhe ndaj ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, të cilën e cilësoi si guvernatore dhe tha se ajo nuk mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, duke patur parasysh këtu ankimimin në Apel të statutit të Partisë Demokratike. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se i ka kërkuar Presidentit Joe Biden që të mos lejojë që kjo të ndodh pasi është gjëja më e rëndë që mund të bësh në një vend demokratik. Më tej, lideri historik i demokratëve theksoi sërish qëndrimin e tij kundër Reformës në Drejtësi, duke nënvizuar se ajo u…

Read More

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Seman, konkretisht në vendin e njohur si “Ura e Bacinozit”, ku një makinë tip “Mercedes Benz” ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur tre shtetas. Personat e plagosur janë transportuar në spitalin e Fierit, ndërsa mjekët bëjnë të ditur se drejtuesi i mjetit paraqitet në gjendje më të rëndë, ndërkohë që pasagjerët kanë marrë dëmtime më te lehta. Të plagosur nga ky aksident kanë mbetur shtetasit Sokol Prendushi, drejtues i mjetit, Kristjan Voci dhe Jetnor Hila. Policia ka shkuar pranë vendit të ngjarjes për të hetuar…

Read More

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ministrja Xhaçka dhe Ministri Kuleba ndanë të njëjtin mendim se Ukraina dhe Ballkani Perëndimor meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. “ Ky është momenti. Ballkani Perëndimor ashtu edhe Ukraina meritojnë një perspektivë të qartë Evropiane. Ndërkohë që Shqipëria do të vijojë qëndrimin e saj të palëkundur ndaj Ukrainës, pro izolimit të Rusinë dhe ndalimit të luftë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare. Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën, në OSBE, Bashkimin Evropian, NATO-n, Këshillin e…

Read More

Gjatë takimit me demokratët e Fierit në kuadër të fushatës për zgjedhjet e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha ka cituar edhe pjesë nga plani qeverisës që do të ketë PD kur të marrë pushtetin. Dy pikat e këtij plani të zbuluara sot nga Berisha ishin fillimisht çështja e pronave, që do të marrë zgjidhje të menjëhershme. Sipas ish-kryeministrit, kjo është parësore për programin e PD-së. “PD duhet të zgjedh çështjen e pronave si qeveria. Aty ku është do rikthehet e plotë dhe aty ku nuk ekziston do shpërblehet me çmimin e tregut. Ky është qëndrim i prerë dhe i…

Read More

UEFA u ka bërë një thirrje gjihë tifozëve lidhur me procesin e blerjes së biletave dhe rreziqet që lidhen me zotërimin e tyre në një treg të dytë. Ky apel i qeverisë së futbollit evropian vjen në prag të finaleve të ardhshme të kompeticioneve europiane të klubeve Europa League 2022, finales së Conference League 2022 dhe finales së Champions League 2022, ku shitja e biletave të paautorizuara është kthyer në një problem. Të gjitha biletat për ndeshjet finale menaxhohen nga UEFA dhe u nënshtrohen termave dhe kushteve strikte që ndalojnë reklamimin, rishitjen ose transferimin e tyre të paautorizuar. Si e…

Read More

Pasditen e kësaj të shtune, ish-kryeministri Sali Berisha udhëtoi drejt Fieri në kuadër të fushatës për kreun e ri të Partisë Demokratike. Takimin me demokratët e Fierit, lideri historik i PD e nisi me akuza ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha, për të cilin tha se merrte vendime autokrate, ndërsa mbështetësit e tij Berisha i cilëson si “luftëtarë” të një beteje për legjitimitetin. “Basha mori vendime autokratike. Vendim në aparencë që nuk i marrin edhe partitë Marksist-Leniniste. Ngritja juaj në këmbë ishte një betejë kundër autokracisë. Mes legjitimes dhe jo legjitimes”, deklaroi Berisha. Gjithashtu, Berisha bëri një kërkesë për demokratët duke thënë…

Read More

Mesa duket Mohamed Salah nuk ka fat në finale. Egjiptiani po ndihmonte ekipin e tij, Liverpoolin në finalen e sotme të FA Cup por u detyrua ta linte fushëne e lojës pasi për shkak të një dëmtimi. Salah u dëmtua në minutën e 33-të të ndeshjes që Liverpool dhe Chelsea po zhvillojnë mes tyre në kuadër të finales së FA Cup, dhe ky dëmtim ngjalli panik dhe shqetësim tek i gjithë stafi i “The Reds”. Klopp e zëvendësoi menjëherë egjiptianin me Diego Jota, megjithatë nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të Salah. Të gjithë janë në pritje për të parë…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ishte i ftuar sot në emisionin “Kjo Javë” në News24, ku ndër të tjera foli edhe zhvillimet në PD. Gjatë intervistës, Salianji deklaroi se me Lulzim Bashën nuk ka komunikim, ndërsa kur u pyet se a do të largohet nga partia nëse Sali Berisha bëhet kryetar i saj, ai tha se nuk do ta bëjë këtë. Dalja kundër Bashës sipas Salianjit nuk është çështje personale por është çështje përfaqësimi. “Në 7 mars ka qenë komunikimi i fundit me Bashën, kur i kam kërkuar të japë dorëheqjen. Nuk kam komunikim pas atij momenti. Do jem…

Read More

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ishte sot në Belsh ku ka inspektuar nga afër pikën e grumbullimit të ndërtuar me fonde publike për të zgjeruar tregun për fermerët e kësaj zone, ku bujqësia përbën 70% të ekonomisë në vend. Në një takim me fermerët e Belshit në hapësirën e dedikuar për produktet bujqësore, ministrja u shpreh se ky investim tregon një standart dhe një realitet të ri bujqësor në vend, i cili zhvillohet gjithmonë e më shumë. Kjo pikë grumbullimi është e para që hapet në këtë zonë dhe do të shërbejë si një treg i hapur për fermerët, duke…

Read More

Një tjetër krim makabër ka ndodhur në Greqi, këtë herë në ishullin Chios, ku një 28-vjeçar ka vrarë për vdekje me thikë një 40-vjeçar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mediat greke bëjnë me dije se autori ka sulmuar me thikë viktimën për arsye xhelozie pasi ky i fundit i ka ngacmuar të dashurën kamariere. Ngjarja ka ndodhur në lokalin bar-kafe ku 28-vjeçari punonte me të dashurën e tij, ndërsa pak minuta pas ngjarjes i riu u arrestua nga policia duke pranuar krimin. Autori, Tedis Micos Viktima kishte shkuar për të konsumuar alkool në lokalin ku dyshja punonte…

Read More

Këtë të shtunë, përtej nisjes së sezonit turistik në Seman do të ketë edhe një “përballje” në Fier mes drejtuesit politik të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe ish-kryeministrit Berisha. Nga njëra anë, Balla do të jetë në një koncert festiv, i cili do të mbahet në sheshin qëndror të qytetit, kurse Berisha do të zhvillojë një takim me demokratët e Fierit në sallën e Teatrit “Bylis”. Ndërkohë, Balla ka qenë gjatë gjithë ditës së sotme në Fier, ku fillimisht ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Socialiste, ndërsa më pas mori pjesë në ceremoninë e çeljes së sezonit turistik…

Read More