Mesditën e sotme janë gjetur një numër i konsiderueshëm pulash të ngordhura në brigjet e Shëngjinit. Deri më tani mbetet akoma e paqartë se si kanë ngordhur dhe si kanë përfunduar aty, megjithatë dyshimet janë se për ndonjë pulari që mund të ndodhet pranë zonës dhe që mund të jetë prekur nga gripi i shpendëve. Kujtojmë se më herët janë konstatuar vatra të gripit të shpendëve në Durrës, Shkodër si edhe shumë qytete të tjera të Shqipërisë duke i shkaktuar ekonomisë së vendit një dëm të madh.
Author: tirana
Pas deklaratave të bëra së fundmi nga Presidenti turk, Erdogan i cili tha se nuk e shihte pozitivisht integrimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, sot ka ardhur një tjetër reagim nga Turqia ku tentohet që të zbuten tonet ndaj këtyre dy shteteve. Ishte vetë këshilltari i Erdoganit, Ibrahim Kalin, i cili në një reagim për “New York Times” u shpreh se Turqia nuk është kundër anëtarësimit të dy vendeve skandinave në NATO, por duhet sipas tij që çdo aleat të marrë në konsideratë shqetësimet për sigurinë që ka secili. Kalin iu referua PKK-së, e cila sipas Erdoganit strehohet në…
Presidenti i Kinës, Xi Jinping është i vetmi lider të cilët familjet e ushtarëve të bllokuar brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol i besojnë se mund të ndikojë për shpëtimin e të afërmve të tyre. Ata i kanë bërë thirrje kreut të shtetit kinez që të veprojë si ndërmjetës pasi është i vetmi të cilin Putin mund ta dëgjojë, sipas The Guardian. Këtë të shtunë, gjatë një konference në Kiev, familjet, të cilat kanë kontakte të kufizuara me të dashurit e tyre, thanë se koha po mbaron për ushtarët, duke shprehur shqetësimin se janë pakësuar furnizimet mjekësore dhe ato…
Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilit ka vënë në pranga një 44-vjeçar, i cili përfitonte para duke mashtruar shtetas të tjerë. Gjithashtu, policia sekuestroi një shumë prej 200.000 lekë, një aparat celular si dhe një automjet. Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës. Njoftimi i policisë Shërbimet e Komisariati të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në kuadër të hetimit të nisur nga Prokuroria pranë Gjykatës së…
Më datë 23 maj, Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias do të zhvillojë një vizitë në Tiranë e cila do të kryhet në kuadër të një turi takimesh që ai do të ndërmarrë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se fokusi i takimeve do të jetë kryesisht integrimi i rajonit në Bashkimin Europian. Gjatë vizitës në Tiranë, kryediplomati grek ai do të zhvillojë takim me kryeministrin Rama dhe Ministren e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, ku pritet të diskutohet për nisjen e disa projekteve të përbashkëta në fushën energjetike apo projekte infrastrukturore. Me interes pritet të shihet nëse do…
Këtë vit, Milani është më pranë se kurrë për të fituar titullon kampion në Serie A pas 11 vjetësh pritje. Kuqezinjve u duhen vetëm 4 pikë për të kurrë më parë në 11 të siguruar trofeun, ndërsa 80 mijë zemra kuqezi do të jetë të pranishëm në “San Siro” për të shtyrë Piolin dhe të besuarit të tij drejt suksesit përballë Atalanta-s, pengesa e tyre e parafundit, mbase më e vështira. Në një konferencë për shtyp, Stefano Pioli u shpreh në prag të këtij takimi duke thënë se: “Duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje, të kalojmë fillimisht këtë pengesë,…
Vëllezërit korçarë, Endri dhe Stefi Prifti duket se nuk kanë raporte të mira me Flori Mumajesi. Ishte pikërisht Stefi, ai që zbuloi çfarë ka ndodhur 11 vite më parë mes tyre dhe shkak për këtë ishte një këngë dhuratë që Flori i kishte bërë vëllezërve. “Ka kaluar vite dhe ne jemi në një distancë qëndrimesh. Ka qenë një ngjarje e para 11 viteve. Më përpara kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer me Florin. Marrëdhënie që kapërcenin edhe ato artistike, ishin shumë shoqërore. Takoheshim, grupoheshim. Pra ishin marrëdhënie të shkëlqyera. Arsyet pse u ndërpre kjo marrëdhënie…unë marrë një pjesë të fajit.…
Finalja e Madhe e Konkursit të Këngës në Eurovizion, gara e këndshme dhe shumë e pëlqyer e kontinentit është planifikuar të zhvillohet në Torino, Itali të shtunën. Vitin e kaluar 183 milionë shikues ishin para ekranit për të parë tre fazat e fundit të konkursit, kur grupi punk-rock i Italisë Måneskin mundi me vështirësi Francën dhe Zvicrën për të marrë kurorën, sipas faqes zyrtare të CNN. Teksa publiku reagoi disi i shokuar nga fitorja surprizë e Italisë vitin e shkuar, Eurovizioni i sivjetshëm është shoqëruar edhe me më shumë episode dhe personazhe të çuditshme, ku ndër to mund të përmendim përfaqësuesen…
Presidenti i Finlandës Sauli Niinistö i tha homologut të tij rus Vladimir Putin të shtunën se kombi nordik do të marrë vendimin rreth anëtarësimit në NATO në ditët e ardhshme, tha zyra e Niinistö në një deklaratë, shkruan CNN. Gjatë bisedës telefonike të iniciuar nga Finlanda, “Presidenti Niinistö i tha Presidentit Putin se sa në thelb kërkesat ruse në fund të vitit 2021 që synojnë mosanëtarësimin e vendeve në NATO dhe pushtimin masiv të Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022 kanë ndryshuar sistemin e sigurisë në Finlandë”, thuhet në deklaratë. “Biseda ka qenë e drejtpërdrejtë dhe është zhvilluar pa tensione. Shmangia…
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka zbardhur axhendën e dy kandidatëve për kreun e PD, për ditën e Diel. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton që në mbledhjen e tij dt 14 maj 2022, u diskutua kalendari i takimeve të dy kandidatëve për Kryetar të PD. Turi i takimeve vijon: E diel, dt 15 maj 2022 Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kurbin Ora 12.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Mirditë Ora 18.30 – z. Ibsen…
Ka disa ushqime që janë të pasura me lëndë ushqyese që neutralizojnë dëmet e shkaktuara nga nikotina. Jeni duhanpirës? A e keni lënë duhanin kohët e fundit? Në çdo rast, duhet të dini se ka disa vitamina që kurojnë mushkëritë pas pirjes së duhanit. Shumë njerëz nuk janë të vetëdijshëm për këtë. Zakonisht mendojmë se lënia e duhanit është e mjaftueshme për ta bërë gjithçka perfekte përsëri. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se zakoni i pirjes së duhanit vjen si pasojë e varësisë së shkaktuar nga nikotina. Ky ilaç shkakton dëme serioze në qelizat dhe sistemet tuaja në trupin tuaj. Këto struktura nuk shërohen gjithmonë vetë…
Një 30-vjeçar është arretsuar nga policia në Muriqan, për llogari të drejtësië suedeze. Në pranga është vënë Bindi Agolli , 30 vjeç, banues në Kosovë. I nriu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Jonkoping/Suedi, me vendimin e datës 29.04.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mashtrimi”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vjedhja” dhe “Shkelja e ligjit për narkotikët”. Njoftimi i policisë: Kontrolle të shtuara në pikat kufitare, me qëllim kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Shërbimet e…