Author: tirana

Janë luajtur dy ndeshjet “play-out” të Kategorisë së Parë, ku rezultatet kanë qënë jo pak surprizë. Ato përcaktuan Orikun dhe Turbinën si 2 ekipet që do të luajnë në këtë kategori për sezonin e ri 2022-2023, duke bërë që Pogradeci dhe Devolli të luajnë në Kategorinë e Dytë. Oriku bëri mrekullinë ndaj Pogradecit, duke arritur të fitojnë 2-1 dhe të sigurojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë duke rrëzuar liqenorët. Ndeshja u luajt në stadiumin “Shkumbini” të Peqinit, ndërsa golat e sfidës u shënuan nga  Qejvani 25’ dhe Çaushaj 38-të për Orikun, ndërsa goli i shënuar nga Viera në minutën e…

Read More

Një shtetas shqiptar është arrestuar sot në aeroportin e Pizas pasi rezulton i dënuar me 12 vjet e gjysmë burg si dhe me një gjobë prej 17 mijë eurosh. Nga sa bëjnë me dije mediat italiane, 50-vjeçari shqiptar akuzohet për prostitucion. Por përveç kësaj akuze, mbi shqiptarin rëndojnë edhe akuzat e grupit kriminal dhe rrëmbimit. Në momentin e prangosjes, shqiptari po udhëtonte nga Tiranë për në Piza.

Read More

Bundesliga luan sot javën e fundit për këtë sezon ku të gjitha përballjet luheshin në të njëjtin orar. Një prej tyre ishte Dortmund kundër Herthas së Berlinit, ku në çastet e nxehmjes para fillimit të ndeshjes ka patur një moment tejet emocionues. Në një stadium të mbushur plot, sulmuesi norvegjez i Dortmundit, Erling Haaland ka shkuar te tifozët e ekipit të verdhë për t’u përshëndetur me ta. Tifozeria në shkallët e stadiumit ka brohoritur emrin e tij dhe ka duartrokitur pa pushim në shenjë falënderimi për atë çfarë Haaland ka bërë për ekipin. Kjo mirënjohje dhe përshëndetje e ndërsjelltë erdhdi…

Read More

Marin Le Pen ka dhënë së fundmi një intervistë për prestigjozen “Le Figaro”, ku ka theksuar se nuk do të kandidojë më për zgjedhjet presidenciale franceze me përjashtim të ndonjë rasti të jashtëzakonshëm. Sipas Le Pen, francezët e kishin zgjedhur atë si lideren e opozitës por jo si shefe të Elysée-së. Ajo shtoi se tre gara presidenciale përbëjnë një rezultat në vetvete. Një proces që e ka lejuar të rrisë idetë e saj nga 18% në 42%. Në një periudhë 10 vjeçare ky rezultat është domethënës dhe se shpreson të shohë një elitë të re në vend deri në 2027-ën.…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije bilancin e 24 orëve të fundit sa i takon situatës së koronavirusit në vendin tonë. Ajo ka njoftuar se nga 846 testime kanë rezultuar pozitiv 40 qytetarë, ndërsa 14 të tjerë janë shëruar. Ndërkaq, në 24 orët e kaluara fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë. Njoftimi i plotë Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.MSHMS…

Read More

Shumë femra ushtare kanë zgjedhur të bëjnë publike historitë e tyre të përdhunimeve nga “kolegët”. Sipas asaj që ato rrëfejnë në dëshmitë e tyre, nuk kanë qenë të pakta rastet kur ushtaret si pasojë e marrëdhënieve të tilla seksuale kanë ngelur edhe shtatzënë dhe janë detyruar të abortonin. Si pjesë e një trendi të ri popullor në TikTok, ushtaret kanë zgjedhur të ndajnë historitë e tyre në mbështetje të një vendimi të marrë për çështjen gjyqësore Roe kundër Wade. Shumë gra kanë folur për zgjedhjen e tyre për të bërë abort pasi u sulmuan seksualisht gjatë kohës që ishin në ushtri.…

Read More

Xhemal Bushati e kishte humbur tashmë mundësinë për t’u bërë kryebashkiak i Shkodrës kur shpërtheu bomba. Ajo ishte vendosur në një ndërtesë që i përket Bushatit dhe shpërtheu në orët e para të 26 marsit. Disa minuta më vonë, një pajisje e dytë shpërtheu në një treg lokal. Bushati, i cili kandidoi për postin e kryebashkiakut të qytetit për Partinë Demokratike të opozitës, nuk ishte në gjendje të shpjegonte pse do të vihej në shënjestër. Po ashtu edhe policia. “Unë nuk kam asnjë konflikt me askënd dhe fle i qetë”, u tha ai gazetarëve. Megjithatë, një gjë është e qartë.…

Read More

Një nga emrat më kryesorë të kësaj merakatoje do të jetë padyshim Robert Lewandowski, i cili përflitet shumë se do të jetë një lojtar i Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Detaje të reja zbulohen përditë rreth këtij “flirti” mes sulmuesit polak dhe blaugranasve, ku herë fltet që ai do të qëndrojë tek bavarezët e herë të tjera se ai do t’i bashkohet spanjollëve. Edhe dtën e sotme, “Sport 1” ka raportuar se mes katalanasve dhe polakut është arritur një marrëveshje verbale për 3 sezonet e ardhshme. Gjithsesi, çdo marrëveshje mes Lewandowskit dhe Barçës, varet nga Bayerni për të negociuar një…

Read More

Disa grabitës në Pirea të Athinës të cilët hodhën në erë një bankomat, nuk u ka shkuar plani ashtu siç e kishin menduar. Tentativa e tyre për të vjedhur eurot e bankës dështoi, pasi bankomati ishte kishte një mekanizëm anti-vjedhje. Për rrjedhojë, paratë që ata vodhën janë të padobishme dhe nuk mund të përdoren askund në treg. Kjo pasi menjëherë pas goditjes, bankomati inteligjent aktivizoi sistemin që i ngjyros paratë me bojë të gjelbër, lejla dhe të kuqe. Ky është sistemi inteligjent i asgjësimit të kartëmonedhave dhe bën të mundur dallimin e menjëhershëm të parave të grabitura nëse këto të…

Read More

Kontrabanda e duhanit përmes portit të Tivarit është klinikisht e vdekur, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, teksa më 14 maj u krye një aksion në këtë port, duke u konfiskuar rreth 145,000 pako cigaresh. Vlera e cigareve të sekuestruara vlerësohet se është dhjetëra-milionë euro. “Kjo kurrë nuk ka qenë punë shtetërore, por një mashtrim i madh që është bërë. Sot ne po e përfundojmë këtë proces. Procesi i transportit do të fillojë dhe do të marrë kohë disa ditë. Siç kemi premtuar, ne do të luftojmë të gjitha llojet e krimeve dhe mafian”, tha Abazoviç. Abazoviç, ministri…

Read More

Më në fund, lojtari i kombëtares shqiptare, Odise Roshi arriti të gjejë për herë të parë rrugën e rrjetës me fanellën e Boluspor në Turqi. Fieraku përfitoi nga një ngatërresë në zonë, për të zhbllokuar takimin që skuadra e tij luante ndaj Ankaragucu. Goli u shënua në minutën e 13-të. Ndërkohë, kjo ishte ndeshja e 27-të e Roshit me këtë fanellë, por deri më tani shqiptari nuk kishte shënuar asnjëherë. Mesa duket, 30 vjeçari nuk ka qenë faktor kyç për ekipin aq sa pritej, pasi numëron vetëm 2 assiste. Shihet qartë se Roshi e ka vuajtur shumë përshtatjen në kampionatin…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në shtetin fqinj, ku një 48-vjeçar ka masakruar me thikë të ëmën e tij dhe më pas i ka vënë flakë shtëpisë së 78-vjeçares. Krimi i rëndë ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në lagjen Paleo Faliro të Athinës. 78-vjeçarja fatkeqe u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke. I dyshuari kryesor për vdekjen tragjike të së moshuarës është pikërisht djali i saj, i cili u arrestua menjëherë pasi u nxori nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët, sipas protothema.gr. Ndërkohë, dëshmitë e…

Read More