Author: tirana

Fushata për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike që sheh përballë dy kandidatët, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe rivalin e tij të vetëm Ibsen Elezi, është duke vazhduar me intensitet të lartë. Ish-kreu i PD-së në Kukës, e ka vazhduar turin e takimeve në qytetin e tij ditën e sotme, teksa ka folur edhe për mediat. Në fjalën e tij, Elezi ka akuzuar drejtpërdrejtë Berishën se është futur në garën për kreun e PD-së për të përmbushur qëllimet personale dhe jo për të çuar drejt rrugës së fitores këtë forcë politike. “Strategjia e PD nuk duhet të jetë strategjia…

Read More

Automjeti i një oficeri të policisë në Shkodër është djegur në orët e para të mëngjesit të se shtunës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tre Heronjtë”, pak metra larg shtëpisë së policit Sokol Kroni. Ai kishte parkuar automjetin e tij, si çdo natë tjetër teksa rreth orës 04:00 të mëngjesit, ka vënë re zjarrin. Mbërritja e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, por makina është djegur pjesërisht. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një djalë i ri, më kapuç, afrohet pranë automjetit e lyen me lende djegëse dhe i vendos flaken. Zjarri rrezikon edhe autorin, i cili duket…

Read More

Arrest me burg është dhënë për 5 hajdutë shqiptarë në Itali. 4 janë arrestuar kurse një është ende në kërkim. Grupi i shqiptarëve, të moshës nga 20 deri në 50 vjeç, janë të akuzuar për 5 vjedhje banesash në provincën e Alessandria. Ata kishin krijuar një skemë vjedhjeje dhe koordinoheshin me njëri tjetrin. Shoferi i linte në zonën ku do të vidhnin dhe ata prisnin me orë të tëra për të gjetur objektivin e duhur, duke zgjedhur pothuajse gjithmonë shtëpi të izoluara. Pasi kishin thyer me forcë xhamat, ata hynë në shtëpi dhe në një rast vlera e bizhuterive të…

Read More

2 shqiptarë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm me shkopa të huaj me 4 persona të tjerë në Novara të Italisë. Shkaku ka qenë ngacmimi i 2 vajzave që ishin me to, nga 4 të huajt. Katër personat që kanë sulmuar janë lënë në masën detyrim paraqitje, kurse të sulmuarit janë dy shtetas kosovarë dhe një me origjinë marokene, gjithashtu banues në Novara. Gjithçka ka nisur në ditët e para të janarit për shkak të një mosmarrëveshjeje të parëndësishme që ndodhi në qendër të Novarës në një lokal shumë të populluar. Në fillim mosmarrëveshja ishte për dy vajzat në shoqërinë e…

Read More

Kërkesat ishin të shumta, por vetëm 8500 tifozë kishin fatin të siguronin një biletë për në finalen e ligës së konferencës në Tiranë. Megjithatë, jo të gjithë kanë dëshirën e madhe për ta ndjekur ndeshjen në shkallët e stadiumit. Disa prej tifozëve që arritën të blenin bileta kanë nisur rishitjen e tyre në tregun e zi. Në faqet online, tifozët synojnë të shesin biletat dhjetëra fish me shtrenjt për të përfituar nga numri i limituar i tyre. Përkatësisht, një biletë e kategorisë së katërt që UEFA e ka shitur për vetëm 25 euro, tifozët po e shesin 30 herë më…

Read More

Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Tiranë, ku një i ri tentoi që të hynte me forcë në godinën e Kryeministrisë. Raportohet se 32-vjeçari që donte të hynte në godinë është Aurel Latifi, 32-vjeç, i cili është drejtues i PS-së në një prej degëve të Durrësit, konkretisht koordinator për Kënetën. 32-vjeçari ka foto edhe me kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë që të tentojë me forcë të hyjë brenda godinës. Latifi u neutralizua në kohë nga punonjësit e gardës që mbrojnë Kryeministrinë, dhe u vu në…

Read More

Presidenti Ilir Meta thotë se është pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit teksa i shpreh ngushëllimet familjes së saj, thotë se “do t’i jemi përherë mirënjohës për kontributin e vyer të dhënë për progresin e shoqërisë dhe të politikës shqiptare”. Postimi i presidentit Ilir Meta Pikëllues lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të pedagoges së përkushtuar për mbi tre dekada, studiueses dhe ish-deputetes së Partisë Socialiste, Edlira Haxhiymeri. Personalitet në shkencat sociale dhe arsimin shqiptar, model i vlerave…

Read More

Ky është Sokol Kroni, efektivi i policisë në Shkodër, të cilit iu dogj makina. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”. Makina e 54-vjeçarit ishte e parkuar pranë banesës ë këtij të fundit. Sakaq, kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë momentin. Në pamje shihet se autori,i cili mban një kapuç në kokë afrohet dhe i vendos flakën automjetit tip “Mitsubishi”. Pasi zjarri shpërthen ai largohet menjëherë me vrap. Dyshimet janë e ngjarja lidhet me detyrën e 54 vjeçarit, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë.

Read More

Sot zhvillohet seanca ndaj Alqi Bllakos. Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako më herët ka depozituar në Apelin e GJKKO kërkesën për lirim nga burgu. Në kërkesën e tij, ish-deputeti pretendon se nuk ka prova, për fajësinë e tij, po ashtu ai nuk është i rrezikshëm dhe s’i shmanget hetimit nga SPAK. Bllako u arrestua dhe është lënë në qeli pasi dyshohet se ka përfituar rreth 15 milionë Lekë për shkelje në procedurën e dhënies së koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të Fierit.

Read More

Dëshira e Finlandës për antarësimin në NATO është përballuar me pasoja. Koncerni energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji vendin fqinj, sipas skynews. Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, duke nisur nga e shtuna nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO. Fingrid nuk është përgjegjës për pagesat, thuhet më tej. Nord…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes në Shqipëri. “Me lajmin e mirë se mbi 128,392 fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes, me programin universal të mbështetjes për çdo të porsalindur, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Partia Socialiste ka hapur garën për zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet do të mbahen në fund të qershorit në 61 bashkitë e vendit. Nga Fieri, kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka deklaruar se ky është një qark ku do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në nivelin e kryetarëve të partisë. “Në drejtimin e PS në Fier ka qenë kolegu Petro Koçi i cili sipas statutit s’mund të jetë më kryetar partie për shkak se është deputet. Do ketë ndryshime, në Fier do jetë një prej qarqeve që do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në…

Read More