Fabrizio Miccoli ka lënë qelinë. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Palermos ka dalë nga burgu dhe dënimi i tij është kthyer në shërbim social. Miccoli, i cili vjet për pak kohë ishte edhe pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë, ishte dënuar më parë për “zhvatje me metoda mafioze” me tre vite e tre muaj burg. Dënimin ai nisi ta kryente nga 24 nëntori i vitit të shkuar, ndërkohë që Gjykata e Venecias e mori parasysh kërkesën që bëri avokati i Miccolit.
Author: tirana
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ndaluar 13 gazetarë të huaj të hyjnë në vend që nga fillimi i pushtimit rus, sepse ata prodhonin “materiale të porositura për propagandistët e Kremlinit”. “Në artikujt e tyre provokues, ata publikuan dezinformata rreth situatës në front dhe shpifën për ushtrinë ukrainase”, tha shërbimi në një deklaratë sot. Ndalimi i hyrjes është fillimisht i vlefshëm për tre vjet. Në një rast, një gazetar holandez u deportua pasi publikoi foto të një depoje karburanti në Odessa të goditur nga raketa. Ndalimi u zgjat deri në 10 vjet, pasi gazetari holandez u përpoq të rihynte në…
Kreu i partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka ka folur për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri, i cili thotë se opozita nuk do të dalë dot me propozime të përbashkëta. Duka thotë gjithashtu se nuk do ketë një emër të hënën për shkak të ngërçit në të cilat ndodhen negociatat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Në ‘Studio Live’ me Arbër Hitaj, Duka shpjegon se ky ngërç po nodh për shkak të mosdakordësisë mes grupet e Partisë Demokratike, ku nga njëra anë Enkelejd Alibeaj nuk mori pjesë sot në takimin me maxhorancën, ndërsa propozimet e ‘Rithemelimi’ nuk pranohet nga…
Policia Kufitare në aeroportin Galileo të Pizës ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar i cili mbërriti përmes një fluturimi nga Tirana. Gjatë kontrolleve në pikën kufitare, policia italiane zbuloi se 50-vjeçari shqiptar ishte një person i dënuar me 12.5 vite burg dhe mbi 17 mijë euro gjobë për disa vepra të ndryshme penale. Ai është dënuar për rrëmbim personi, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe shfrytëzim prostitucioni. 50-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, u arrestua gjatë kontrolleve të thjeshta pas zbritjes nga avioni i linjës Tiranë-Piza dhe më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit.
Gjyqi ndaj shqiptarit të akuzuar i cili u kap me drogë me vlerë 1.5 milionë euro në Irlandë është për shkak të mungesës së përkthyesit në Gjykatën e Qarkut Naas. Sipas avokatit që përfaqëson shqiptarit Klevist Shehaj do të kërkohet një përkthyes tjetër për klientin e tij. Ndërsa mësohet se përkthyesi i mëparshëm mungoi për shkak se ishte i sëmurë. 24-vjeçari doli fillimisht të hënën më 9 maj dhe më pas ditën e djeshme, pasi akuzohet se kishte në posedim 420, mijë euro kokainë dhe 1.12 milion euro kanabis të vendosura në disa vende në Newbridge, shkruajnë mediat irlandeze. Shqiptari…
Gjatë vitit 2021, dërgesat e emigrantëve të ardhura drejt Shqipërisë përbënin 9.4% të PBB-së së vendit. Nga raporti i Bankës Botërore, Shqipëria është në listën e vendeve me përqindje të lartë të dërgesave nga emigrantët ndaj PBB-së, por në këtë listë ajo renditet e fundit. Në vend të parë është Taxhikistani, ku dërgesat për vitin 2021 përbënin 34.5% të PBB-së. Kosova renditet e 3-ta, me 18.7% të PBB-së. Në shifra, vendin e parë të dërgesave të parave nga emigrantët e mban Ukraina me 18.2 mld dollarë të dërguara nga jashtë. “Dërgesat nga jashtë përbëjnë burim kryesor financimi dhe një nxitës…
Rritja e çmimeve ka shkaktuar një valë protestash të dhunshme në të gjithë Iranin, të cilat sipas raportimeve priten të përshkallëzohen. Në turmat e protestuesve dëgjohen thirrjet si: “Vdekje Khamenei dhe Raisi”, për Kryeministrin dhe Presidentin e vendit. Protesta nisën që prej mbrëmjes të së enjte pasi regjimi vendosi shkurtimin e subvencioneve të ushqimeve, gjë që shkaktoi rritje të çmimeve. Zyrtarët iranian po përgatiten edhe për më shumë trazira në javët e ardhshme.
Gazment Bardhi ka folur për përplasjen e fundit në Kuvend mes tij dhe Edmond Spahos, ku më pas ndërhyri dhe Tritan Shehu. Shkak për këtë përplasje ishte përmendja e një vile luksoze në Lalz, për të cilin Bardhi tha se i përket një anëtari të Rithemelimit. Bardhi foli në “radari Informativ” edhe për thirrjen e Tritan Shehut, që nëse ka prova duhet të shkojë në prokurori, në të kundërt duhet të merret si i pandehur për fshehje krimi. Lidhur me këto deklarata të Shehut, Bardhi i ka kujtuar kolegut të tij akuzat e bëra nga Halim Kosova gjatë kohës që…
Trajneri Jose Mourinho jo më kot është cilësuar si “Special One”, pasi është një nga trajnerët më të paparashikueshëm në botën e futbollit. Tekniku portugez shpesh here merr pjesë edhe në stërvitjen e futbollistëve, teksa bën edhe rolin e lojtarin, dhe kështu ka ndodhur edhe në stërvitjen e fundit të skuadrës së Romës. Në një video të postuar në “Instagram” nga Mourinho, shihet në një seancë fizioterapie, ndërsa ka shkruar: “Nëse më shihni duke çaluar, duhet ta dini se një lojtar më ka dhënë goditje në stërvitje”. Tifozët kishin dyshime nëse bëhej fjalë për Rick Karsdorp apo Marash Kumbullën”. View…
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur për zhvillimet në PD. Mediu apelon që opozita të ulet në tryezë mes vetes për të zgjidhur situatën ku ndodhet. Ai deklaroi se çdo lëvizje e njëanshme krijon vetëm konfuzion dhe nuk jep produktin opozitar që duhet të japë. Mediu shtoi se për momentin është shumë i rëndësishëm një rivitalizim i opozitës. Sa i përket marrëdhënieve të opozitës me SHBA-të dhe shpalljes non-grata të Sali Berishës, kreu i PR deklaroi se ky është një raport delikat. “Berisha është një eksponent që lidhet fort me njerëzit në bazë. Ai ka qenë nga ata…
“Akuzat e bëra së fundmi nga kryeministri Edi Rama në drejtim të SPAK tregojnë se qëndrimi i mbajtur deri më sot nga mazhoranca për Reformën në Drejtësi nuk ka qenë i sinqertë.” Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Abc Live me Sibora Bitrin. Ndërsa solli në vëmendje se në këto tre vite jemi mësuar që SPAK të sulmohet nga opozita, Hoxha tha se Rama e tregoi vetë (pa dashje) se përse sot po e drejton gishtin nga SPAK-u. “Reagimi i Ramës la të kuptohej që ka diçka që nuk shkon. Pse po hetoni vetëm në oborrin tonë?…
Demokrati në takimin që po zhvillon Sali Berisha, i ka kërkuar ish-kryeministrit Sali Berisha që Gazement Bardhi të mos shkojë më në Elbasan edhe pse ka marrë mandatin. Ndërkohë Berisha në fjalën e tij ai tha se do të bëjnë çdo gjë që të mos shkelmohet ligji i partisë dhe të zbatohet statusi. Për Berishën çdo parti që vendos kryetarin mbi ligjin shndërrohet në një parti anti-demokratike. Demokrati: Dua të di se në drejtimin tuaj, a do të mbani më njerëz mosmirënjohës si Lulushi e Bardhushi krahë jush. Konsultohu me juristët e deputetëve, por Gazment Bardhi të mos shkelë më në…