Rusia ka dëbuar 10 diplomatë rumunë dhe një bullgar. Kjo si hakmarrje për një lëvizje të ngjashme nga të dy vendet pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska. Ministria e Jashtme rumune tha në një deklaratë të premten se “Federata Ruse shpalli persona non grata 10 punonjës të ambasadës rumune në Moskë”. Lajmi u konfirmua nga Moska dhe pason dëbimin më 5 prill të 10 diplomatëve rusë “veprimtaritë e të cilëve shkelën Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”. Ministria e Jashtme ruse tha gjithashtu të premten se “kundërshton me vendosmëri përpjekjet e pabaza të palës rumune për të fajësuar Rusinë…
Author: tirana
Pavarësisht se ku shkon apo kë takon, lideri separatist i Çeçenisë Akhmed Zakayev, së pari duhet të informojë oficerët e inteligjencës britanike përgjegjës për sigurinë e tij. Kanë kaluar 20 vjet që kur emri i tij u shfaq për herë të parë në një listë të zezë të FSB-së, dhe megjithatë kërcënimet kundër liderit separatist çeçen vazhdojnë ende, raporton The Times. “Qeveria britanike është shumë e shqetësuar,” tha ai, duke folur në shtëpinë e tij familjare në Londër, afër vendit ku jetonte miku i tij Alexander Litvinenko. Litvinenko, emri i të cilit ishte në të njëjtën listë me atë të Zakayevit,…
Një ish-ushtarak i forcave speciale, ka nisur një “karrierë” të re, pasi është larguar nga ushtria. Ish-ushtaraku 38-vjeçar Guillaume Vetier, në një intervistë për “The Sun” ka treguar se tani ai është shndërruar në një “vrasës” me pagesë. Në të vërtetë Guillaume Vetier punësohet nga VIP-at për të gjetur të meta dhe difekte në rezidencat e tyre superluksioze, në mënyrë që ata të marrin masa që kjo mos u ndodh nga keqbërës realë. Ai ka rrëfyer se si është punësuar nga klientët e pasur për të provuar çdo mënyrë të mundshme për të depërtuar në pronat e tyre ose qarqet…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.52 të regjistruar në datën 10.02.2021, ka dërguar per gjykim kërkesën, kundër të pandehurve: Gjergji Cukali, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” për interes të mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Gj. M., ndodhur në datë 09.02.2021, në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal” me të pandehurit Gjergj Cukali, Ermond Jamaku; “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, si dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Grupit të Strukturuar Kriminal”, vepra penale të parashikuara nga nenet…
Kryeinspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë M. N., 37 vjeç është dërguar pas hekurave me vendim të Gjykatës së Lartë. Ajo vendosi prishjen e vendimit të Apelit të Vlorës të marrë në Korrik të vitit të kaluar, i cili caktoi detyrim paraqitje për 37-vjeçarin. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e cila ka caktuar “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Njoftimi i policisë Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Lartë, për shtetasin M. N., 37 vjeç, banues…
Me nisjen e agresionit rus në Ukrainë, gërma “Z” është bërë tani një nga mjetet kryesore të propagandës së Kremlinit në luftën që ka nisur kundër Ukrainës.“Simbolet luajnë role komplekse në politikë. Një nga rolet më të rëndësishme është lidhja e emocioneve me propogandën specifike që Kremlini dhe udhëheqësit e tjerë politikë duan të nxjerrin. Mendoj se në këtë rast, gërma ‘Z’ ka për qëllim të ngjall tek njerëzit emocione patriotizmi, besnikërie”, thotë për Zërin e Amerikës Henry Hale, nga universiteti “George Washington”. Gërmat “Z” dhe “V” u panë për herë të parë në tanket ruse në ditët para se…
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku priti në një takim ministrin e Energjisë dhe Mjedisit të Greqisë, Kostas Skrekas. Në një deklaratë të përbashkët për mediat pas takimit, të dy ministrat kanë informuar mbi temat e diskutimit. Ministrja Balluku tha se kishte diskutuar me homologun grek për linjën e re të interkonjeksionit midis dy vendeve, për të cilën të dy Operatorët e Sistemit të Transmetimit kanë nisur punën menjëherë pas takimit që u zhvillua në janar të këtij viti në Athinë dhe pritet që brenda vitit të ketë një studim të mirëfilltë. Synimi është që që brenda vitit 2030…
Deputetë të grupit të Rithemelimit dhe atyre të LSI kanë dorëzuar sot në Kuvend një mocion për debat urgjent. Në një reagim të bërë në Facebook, nënkryetari i LSI Petrit Vasili shprehet: Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit. Ky mocion është firmosur nga deputetët: Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha. Lajmin për dorëzimin në Kuvend të kërkesës e bën me dije në një postim në rrjetet sociale nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Vasili, Kryemadhi dhe…
Dy të rinj, njëri 30 dhe tjetri 35 u arrestuan pasi tentuan t’i vidhnin me forcë varësen një shtetaseje në rrugën “Teodor Keko” në Tiranë Ngjarja u regjistrua rreth orës 13:30 minuta. Të arrestuarit janë:A. K., 30 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; E. K., 35 vjeç, banues në Kombinat, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. “Këta shtetas, ditën e sotme, në Unazë të Re, në rrugën “Teodor Keko”, kanë tentuar t’i vjedhin me dhunë…
Një tjetër anije ruse është fundosur pranë ishullit Zmiinyi (Gjarpër) nga raketat ukrainase. Shefi i inteligjencës së Ukrainës, Kirill Budanov, thotë se trupat e vendit do të luftojnë për ishullin “për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, duke shtuar se ata do ta rimarrin atë nga rusët. Ishulli i gjarpërinjve është një zonë strategjike e rëndësishme si për Ukrainën ashtu edhe për Rusinë, pasi lejon hyrjen në Detin e Zi për rrugë të hapura tregtare, importimin e armëve dhe për sa i përket aftësisë së Rusisë për të kryer një ulje taktike detare. “Kushdo që kontrollon ishullin mund të…
Gurët në veshka formohen në momentin kur keni kristale të ngurta. Këtu përfshihet kalçiumi, oksalati dhe acidi urik, të cilat nuk mund të treten. Uthulla e mollës është e pasur me acid citrik dhe ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshka. Ajo rikthen nivelin e alkalinës në gjak dhe urinë dhe eliminojnë toksinat. Për të shfrytëzuar këto përfitime, përzieni 2 lugë gjelle me uthull molle në 200 ml ujë dhe pijeni gjatë ditës. Sasia e rekomanduar ditore e kësaj kure është më pak se një gotë ujë në ditë. Nëse konsumoni më shumë, uthulla e mollës mund të ulë nivelet…
Rrugët dhe kryqëzimet kryesore të Vlorës do të monitorohen me kamera të rezolucionit të lartë. Bashkia e Vlorës ka shpallur tenderin me vlerë 8.3 milionë lekë që parashikon krijimin e infrastrukturës së nevojshme për sistemin e sigurisë publike. Instalimi i kamerave në rrugët kryesore të qytetit do të përqendrohet te hapësira e rrugës duke identifikuar qartë lëvizjen e makinave, identifikimin e tyre me ‘Lexues Targash’ dhe drejtimin final të tyre. Përkatësisht, në çdo kryqëzim do të ketë të implementuar ‘Lexues Targe’ i cili do të montohet në pozicion të përshtatshëm ku të identifikojë vetëm targën e makinës gjatë orëve të…