Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë publike agjendën e Sali Berishës dhe Ibsen Elezit për fushatën, ndërsa jemi në prag të zgjedhjeve të kreu të PD-së. Turi i takimeve: E premte, dt 13 maj 2022 Ora 17.00 Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan. E shtunë, dt 14 maj 2022 Ora 10.00 Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës Ora 11.30 Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has. Ora 18.00 Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier Votimi për kreun…
Author: tirana
Zhaklin Lekatari një nga personazhet më të komentuar në botën e medias për deklaratat e saj ishte e ftuar së fundmi në “D Night”. Ajo nuk ngurroi të fliste edhe për Marinelën, ish-konkurrenten e cila tha se Zhaklina nuk ishte në nivelin e saj dhe se një vajzë e pamartuar nuk mund të japë leksione të tilla. Dajana: “Love Story” Një eksperiencë shumë e këndshme për ty. Por, ne kemi patur të ftuar disa javë më parë Marinelën e cila ka qenë me deklarata shumë të forta. Zhaklin Lekatari: E kam parë si video dhe vendosa të mos reagoj sepse nuk e…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka surprizuar me deklaratën e tij lidhur me mundësinë e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai ka deklaruar se do vendosë veton. ”Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi një opinion pozitv. Më parë administrata para nesh ka bërë një gabim në NATO në lidhje me Greqinë. Si Turqi nuk duam të bjëmë në gabim të dytë në këtë drejtim. Vendet skandinave janë si bujtina për organizatat terroriste. PKK dhe DHKP-C janë strehuar në Suedi dhe Holandë. Edhe në parlamentet e tyre. Nuk është e mundur që…
Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se është Kievi dhe jo Moska ajo që po bllokon bisedimet e paqes. Ai ka reaguar në një bisedë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz, duke iu përgjigjur në një farë mënyre, deklaratave të ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba, që tha se Rusia “nuk kishte oreks” për bisedimet e paqes dhe sigurisë. Mësohet po ashtu se Putini ka thënë justifikimin e nisjes së luftës, të cilin ai e quan “operacion i posaçëm ushtarak”. Ai ka nënvizuar se civilët që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol, mbahen aty nga forcat ukrainase.
Policia e Himarës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me ngjarjen e rëndë, që fatmirësisht nuk pati fund tragjik, ku një i riu tentoi vetëvrasje. Burime zyrtare bënë me dije se falë një telefonate të bërë nga gazetarja e emisionit ‘Me zemer të hapur’, i riu me inicialet A.K., kishte pohuar se do të vriste veten, forcat policore janë vënë në lëvizje. NJOFTIM I POLICISËMë datë 13.05.2022, rreth orës 11:42, në sallën operative të DVP Vlorë, ka telefonuar gazetarja e emisionit “Me zemër të hapur”, shtetasja A. A., e cila ka njoftuar se gjatë një komunikimi me shtetasin A. K., pas…
Parlamenti kroat i jep dritën e gjelbër vënies në përdorim të Euros duke nisur nga 1 Janari i vitit të ardhshëm. Vendimi u miratua gjatë votimit këtë të premte, ku mori një shumicë prej 117 votash nga 151 deputetë që ka parlamenti. Euro do të përdoret fillimisht krahas monedhës kombëtare Kuna që do të dalë gradualisht jashtë qarkullimit. Kroacia që u anëtarësua në BE në 2013 bëhet kështu vendi i 20 i hapësirës së përbashkët monetare europiane. Por duke qenë ndër ekonomitë më të dobëta të unionit, shumë analistë vendas janë skeptikë pasi thonë se qarkullimi i Euros, do të…
Policia e Durrësit, ka shpallur në kërkim 44-vjeçarin I.F., për veprën penale ngacmim seksual. Bëhet me dije se materialet janë referuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe u shpall në kërkim shtetasi I. F., 44 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu nga uniformat blu është bërë me dije se shtetësja Xh.X ka kallëzuar në policie zhdukjen e vajzës së saj të mitur, e cila është larguar nga…
Dashi Çfarëdo emocioni që mund të ndjeni nesër duhet ta përqafoni dhe të ndiheni mirë. Sa i përket aspektit profesional, mund të merrni lajme të mira në lidhje me një promovim. Demi Përpiquni të fokusoheni më shumë te gjërat tuaja private, duke i lënë pak pas dore punët publike. Sa i përket një investimi, gjasat janë që të merrni frytet e punës tuaj. Binjakët Tregoni më shumë kujdes me shpenzimin e parave, sepse mund të përfundoni të falimentuar. Shmangni në këto momente jetën ekstravagante, në mënyrë që të keni siguri ekonomike. Gaforrja Ju duhet ta vendosni veten në vend të…
Finalizimi me sukses i procesit të Brexit për Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian pritet që të kalojë nga Irlanda e Veriut. Më ekzaktësisht nga një protokoll i ri që qeveria e drejtuar nga Boris Johnson pritet të miratojë së fundmi në lidhje me çështjen e kufijve dhe tregut të lirë, në raport me Belfastin. Sipas mediave britanike, kryeministri Boris Johnson dhe Sekretarja e Jashtme Liz Truss janë të gatshëm që të tregojnë ‘të njëjtin vendosmëri’ që kanë përdorur për t’u përballur me Vladimir Putin në Ukrainë, kur bëhet fjalë për mosmarrëveshjen e Britanisë me BE-në mbi Irlandën e Veriut. Ata…
A do ta votojë Sali Berisha ish-Kryeministrin Fatos Nano nëse ky i fundit do të jetë një kandidat për President të Republikës? Kësaj pyetje, Sali Berisha ju përgjigj duke thënë se është më mirë që të mos “i prishin privatësinë”. “Unë mendoj që nuk ja vlen t’ia prishim privatësinë atij. Lere se ai është i akomoduar në jetën e tij. Është midis të tjerash dhe një lloj hedonisti që ka mikroklimën, kështu që më mirë ta lamë të vazhdojë atë”, tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama priti në një takim ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas. Nga sa mësohet, çështjet kryesore të diskutimit mes dy zyrtarëve ishin planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri. E pranishme në këtë takimishte dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë një bilanc të 24 orëve të fundit ku raportohet se janë hequr 185 patentanë kryeqytet. Njoftimi i policisë: Makina inteligjente dhe flota e re e automjeteve, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë të targave që funksionojnë ne lëvizje, gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, janë përqendruar në rrugët e kryeqytetit. ٠185 leje drejtimi të pezulluara, për shpejtësi nga 80 km/h deri në 132 km/h, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, si rezultat i përdorimit të makinës inteligjente. Nga flota e makinave të reja, në lëvizje: ٠janë konstatuar…