Teksa zhvillohej mbledhja e Komisionit të ligjeve në të cilën ishte i pranishëm Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja për të raportuar në lidhje me Reformën në Drejtësi, Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj nuk ka ngurruar të pyesë ministrin për dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, në të cilën ai ka qenë i përfshirë. Alibeaj e konsideroi çështjen e vjedhjes dhe blerjes së votave në Dibër si një dështim të drejtësisë, ku në përgjimet e medias ndërkombëtare del edhe emri i Manjës që sot mban postin e ministrit në këtë dikaster. “Fryma e ndryshimeve kushtetuese ishte distancë…
Author: tirana
Historiani Pëllumb Xhufi u shpreh mbrëmjen e djeshme se respekt për dy emra të njohur për të cilët nuk po flitet më. Ai përmendi ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe ish-kryetarin e PD Lulzim Basha për të cilët tha se kanë pasur guximin t’i dalin kundër Berishës. “Unë kam respekt për dy njerëz për të cilët nuk flitet më fare. Për Ina Ramën, ish-kryeprokuroren të cilën e zgjodhi Berisha e cila respektoi detyrën dhe arriti të mbrohej nga sulmet e tërbuara që Berisha i bëri pas 21 janarit. Amerikanët nuk u ngjallën sot, kanë qenë kundër një sërë nismash që Berisha i…
Këngëtarja e njohur Mariola Kaçani është bërë për herë të parë. Ka qenë partneri i saj që ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale. “Dita më e bukur e jetës tone, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ai. Postimi është rishpërndarë më pas dhe nga këngëtarja, të cilin e kanë shoqëruar dhe me një foto të vogëlushit. Mariola e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme, ndërsa dhe vëllai i saj, Jurgeni, i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë. “Faleminderit vëlla, është dhurata…
Vendimi i Gjykatës së Apelit të Vlorës lidhur me një ngjarje të rëndë të disa viteve më parë e që ka protagonistë dy vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj po nga Vlora nuk pranohet nga Prokuroria e Apelit të këtij rrethi. Edhe pse çështja në fjalë e ka zanafillën 9 vjet më parë, akti i kryer prej tyre është tejet i rëndë e për këtë shkak kjo Prokurori i kërkon Gjykatës së Lartë t’i dënojë me burg dy djemtë për shkak se një njeri ka mbetur i dëmtuar përjetësisht jo vetëm fizikisht. Shqyrtimi do të bëhet më 27 maj 2021. Kolegji…
Tirana-Tirona Allstars, grupi muzikor që me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës realizoi albumin “Tirana 100”, në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet, është shpallur fitues i kategorisë “Best Group” për vitin 2022 nga Songlines Music Awards. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar grupin Tirana-Tirona Allstars për çmimin prestigjioz nga Londra, duke u shprehur njëkohësisht se është një vlerësim edhe për Tiranën dhe për Shqipërinë. “Grupi më i mirë muzikor i vitit 2022! Nga 4 finalistët, Tirana-Tirona Allstars janë fitues të kategorisë “Best Group”. Një nder i jashtëzakonshëm për Tiranën dhe mbarë Shqipërinë,” shkruan Veliaj në rrjetet sociale. Albumi u…
Shumë zëra që qarkullojnë së fundmi thonë se ka ndodhur një krisje në miqësinë mes Sabianit dhe Ilirit. Madje, këto thashetheme morën dhenë pas një deklarate të bërë nga këngëtari ndërsa jepte një intervistë për Donaldin në emisionin e tij të ri. “Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty”, tha Sabiani. Ndërkohë një ditë më parë, këngëtari i njohur festoi ditëlindjen, ku nuk kanë munguar urimet nga miqtë dhe ish-banorët e “Big Brother VIP”. Por ajo që bëri përshtypje…
Greqia nuk gjen qetësi, një tjetër tërmet është shënuar në vendin fqinj pak minuta më parë. Një tërmet i fortë me magnitudë 4.1 Rihter ka tronditur ishullin grek të Kretës mëngjesin e sotëm. Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës thellësia e tërmetit ishte 7 kilometrat, ndërsa epiqendra u regjistrua brigjet e Chrysi Lassithi. Për fat të mirë nuk janë raportuar dëme materiale.
Aktorin i Teatrit të Durrësit, Ervin Doko Wshtë shpallur në kërkim nga policia. Kjo pasi nga sa bëjnë me dije burime zyrtare, 39-vjeçari pasi ka patur një sherr me 36-vjeçarin E. G, e ka goditur këtë të fundit me sende të forta. Ndërkohë raportohet se uniformat blu po punojnë për arrestimin e tij. Doko është aktor i njohur për publikun shqiptar, pasi pak muaj më parë ishte protagonist në serialin e aktorit Ermal Mamaqi, të titulluar “HOT”. Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë shpalljen në kërkim dhe po punohet për kapjen…
Forcat ruse kanë qëlluar me raketa një rafineri nafte në qytetin industrial Kremenchuk në Ukrainën qendrore, duke shkatërruar kapacitetin e saj të prodhimit dhe rezervuarët e karburantit, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC. Ajo tha gjithashtu se forcat e saj rrëzuan një avion ukrainas Su-27 në rajonin e Kharkiv. Kjo vjen pasi Ukraina tha se forcat e saj kanë rimarrë kontrollin e fshatrave në veri dhe veri-lindje të Kharkiv. Ushtria ruse sulmoi gjithashtu një seli humanitare në qytetin Dergachiv, ku dy persona humbën jetën dhe 4 mbetën të plagosur. Një raketë ruse goditi gjithashtu territorin e aeroportit…
Enkelejd Alibeaj ka folur per mediat ne lidhje me proceduren per zgjedhjen e presidentit te ri. “Në mbledhjen e grupit kemi rënë dakord që të marrim pjesë në këtë proces, por në një proces real, të sinqertë, siç e do figura e presidentit. Një figurë që del mbi palët, neutral, t’i qëndrojë të gjitha sfidave që del nga kjo detyrë. Jemi ofruar për të pasur një proces. Procesi është i pari, i rëndësishme, një proces i sinqertë, bazuar në një procedurë, garancia e parë. Presidenti, qytetari i parë, që simbolizon unitetin e popullit. Për këtë arsye, siç besoj jeni në…
Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli para gazetarëve pas takimit me Mediun, Idrizin e Dodën duke deklaruar se ka pasur një bashkëbisedim pozitiv me dy prej tre grupeve të opozitës lidhur me procesin për presidentin e ri. Ndërkohë, Balla theksoi se në bashkëbisedim me Fatmir Mediun, ky i fundit e ka informuar për një qasje të re për të ardhur me një emër apo disa emra konkretë. “Kemi zhvilluar sot një raund të dytë takimesh me dy prej 3 grupeve parlamentare të opozitës. Sikurse u kanë komunikuar kolegët e opozitës, PS e ka dëshmuar edhe sot…
Në një deklaratë për gazetarët pas përfundimit të takimit me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, qëndrimi i të cilit përkonte në të njëjtën linjë me atë të Shpëtim Idrizit. Në fjalën e tij, Mediu ka hedhur poshtë propozimin e Enkelejd Alibeajt që kandidati i ri mos të jetë pjesë e politikës, duke theksuar se është absurde që politika të përjashtojë politikën. “Si ‘Aleancë për Ndryshim’ kemi vendosur që propozimet do ti bëjmë brenda opozitës, jashtë opozitës asnjë qëndrim. Unë nuk i ndaj as të rithemelimit apo ca emri…