Këngëtarja e njohur Mariola Kaçani është bërë për herë të parë. Ka qenë partneri i saj që ka ndarë lajmin e bukur në rrjete sociale. “Dita më e bukur e jetës tone, që nuk do ta harrojmë kurrë. Zoti na bekoi me djalin tonë. Faleminderit Zot”, ka shkruar ai. Postimi është rishpërndarë më pas dhe nga këngëtarja, të cilin e kanë shoqëruar dhe me një foto të vogëlushit. Mariola e ka sjellë në jetë djalin ditën e djeshme, ndërsa dhe vëllai i saj, Jurgeni, i ka kushtuar një këngë nipit që sapo ka ardhur në jetë. “Faleminderit vëlla, është dhurata…
Author: tirana
Qarku i Elbasanit ishte ndalesa e radhës e turit të takimeve me Asambletë Socialiste për informimin mbi procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për kryetarët e partisë në 61 bashki të vendit dhe sekretarët ekzekutiv në degët lokale apo nivel qarku.Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues qarku në Elbasan thekson se çdo kandidat do ketë mundësinë të paraqesë përpara asamblesë platformën e tij. “Përmbyllja e këtij procesi, pas takimeve në të gjithë Qarqet e vendit, do konkretizohet me përzgjedhjen e kryetarëve të rinj dhe do sjellë një hapje të Partisë Socialiste, rienergjizimin e çdo strukture të saj…
Është zbuluar identiteti i dy shqiptarëve të cilët u gjetën të plagosur në mes të rrugës në qytetin e Pescaras të Italisë. Ata janë Elvis Balani, 41 vjeç dhe Leon Cako, 39 vjeç. Për fat të mirë, dy shqiptarët e plagosur me thikë në rrugë u pikasën nga një kalimtar i rastit, ndërsa më pas i dha ndihmën e parë duke i çuar dhe në spital. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, 41-vjeçari Balani ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa 39-vjeçari Cako ka plagë në këmbë. Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, si dhe…
Këtë të premte, krerët e grupeve parlamentare do të takohen për të vijuar me negociatat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, ndërsa jemi vetëm tre ditë larg raundit të parë të caktuar më 16 maj. Mësohet se takimet do të zhvillohen të ndara, ku fillimisht pritet të diskutohet mes kreut të Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla dhe Mesila Dodës, rreth orës 10:00. Më pas, takimi i radhës i Ballës do të jetë me Fatmir Mediun. Ndërkohë, ende nuk është njoftuar një konfirmim zyrtar nga ana e Enkelejd Alibeajt për të zhvilluar negociata me Ballën. Enkelejd Alibeaj ka prezantuar një platofrmë,…
Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm. Arrestimi i shtetasit me inicialet L. D., 36 vjeç, banues në Peshkopi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “ROAD GUARD 18”. “Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Rrugore kapën në flagrancë, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, në vendin e quajtur “Majkosh”, shtetasin L. D., duke transportuar me automjetin tip “Ford”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, thuhet në njoftimin e policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash që dyshohet se…
Deputeti Gazment Bardhi shkaktoi sherre dje në Kuvend pas një denoncimi të bërë në “Facebook” për një koleg të PD-së që sipas tij mbahet peng nga kryeministri Edi Rama përmes një vile 760 mijë euroshe. I pyetur nga gazetarët se për kë bëhet fjalë, Bardhi nuk pranoi të zbulonte emrin. Ama e ngushtoi rrethin duke zbuluar se është një person që ka qenë ministër. Dhe ndërsa gazetarët i vunë përballë listën e deputetëve të grupit të Rithemelimit, Bardhi la të kuptohet se mund të jetë njëri nga këto të katërt: Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho ose Bujar Leskaj. Banorêt…
Policia e Divjakës ka arrestuar 1 shtetas i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr.” Policia njofton: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë policore, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. M., 45 vjeç, banues në Çermë e Sipërme, Divjakë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin e datës 12.05.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës…
Policia e Bulqizës ka arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për plagosje të rëndë me dashje. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur në lagjen “Gjeologu”, në ambientet e një lavazhi. Nga hetimet e kryera rezulton se B. Ç., M. P., D. Ç., dhe S. C., kanë shkuar në ambientet e lavazhit të shtetasit E.T., dhe pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta E. T., 34 vjeç, dhe D.T., 25 vjeç, duke u shkaktuar dëmtime në trup. Të lënduarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në pranga për rastin…
Pasditen e së enjtes, Qendra Kombëtare e Tërmeteve (IGP) në Peru ka njoftuar se një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur bregdetin qendror të Perusë. Bazuar në vlerësimet fillestare, tërmeti kishte një thellësi prej 49 kilometrash, ndërsa epiqendra e tij ndodhej rreth 60 km në jug të Limës. Disa pamje të publikuara nga mediet vendase tregojnë panikun i banorëve, teksa shihen rrëshqitje dherash në rrugë dhe pallatet që lëkunden njëri pas tjetrit. Banorët kanë dalë me vrap nga ndërtesat, po ashtu edhe disa politikanë që ishin të ,mbledhur në parlamentin e vendit. Deri më tani nuk…
Gjatë ditës së sotme, Ministrat e Jashtëm të G7-ës do të mblidhen në orët në vijim në Gjermani për te diskutuar rreth sigurisë ushqimore në botë. Kjo temë është më e diskutuara dhe ajo që ngjall më shumë shqetësim që prej nisjes së luftës në Ukrainë. Ukraina është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të drithërave si gruri dhe vaji i lulediellit. Megjithatë, vendi nuk po mund të eksportojë mallra për shkak të prezencës ruse në Detin e Zi. Mungesa dhe rritja e çmimeve si pasojë i ka vënë në pozita të vështira, veçanërisht vendet në zhvillim pasi…
Dihet prej kohësh tashmë se Dafina Zeqiri vuan nga një problem shëndetësor dhe këtë e ka bërë me dije vetë këngëtarja e njohur. Para një viti e pak, ylli i muzikës shqiptare i’u nënshtrua një operacioni për shkak të një dëmtimi në ligamente. Ajo tregoi disa javë më parë se kishte sërish probleme me gjurin e saj. Së fundmi, artistja ka shpërndarë një fotografi ku ka treguar se ka vendosur në zonën ku ndjen dhimbje pak akull. “Trajtim special kudo që shkon kur ke gjurin e dëmtuar”, shkroi këngëtarja. Sa i përket muzikës, këngëtarja ka qenë shumë aktive me projekte…
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oregon, në SHBA ku një nënë qëlloi për vdekje dy fëmijët e saj të moshës 6 dhe 8 vjeç përpara se të vriste veten, tha policia. Gruaja ishte në gjyq me ish-burrin lidhur me kujdestarinë e fëmijëve të saj, sipas dokumenteve të Gjykatës. Ashley Palmer, 31 vjeç, kishte kërkuar në gjykatë të paktën dy herë në mënyrë urgjente kujdestarinë e plotë të fëmijëve, duke përmendur paqëndrueshmërinë e ish-partnerit të saj. Ish-partneri, Jenavie Palmer, ishte planifikuar të merrte fëmijët të martën, ditën kur u gjetën të vdekur. Trupat e tyre u konstatuan rreth orës 07:45…