Një 32-vjeçar ka tentuar dje të futet me dhunë në ambientet e Kryeministrisë. Mësohet se i riu ka goditur njërin prej punonjësve të Gardës së Republikës që shërben te dera e Kryeministrisë pasi kërkonte të hynte brenda ambienteve të saj. Policia njofton: “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. L., 32 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi ka goditur kabinën e rojeve të sigurisë së Gardës së Republikës dhe ka tentuar të futet në ambientet e Kryeministrisë.”
Author: tirana
Gjatë orëve të fundit, “Blutë” e Tiranës kanë finalizuar me sukses dy operacione policore të koduara “Camouflage 5” dhe “Hostel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Camouflage 5” mësohet se është vënë në pranga Artan Frroku, 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Kurse në kërkim u shpall Gjithashtu u shpall në kërkim A. L., 24 vjeç, banues në Tiranë. Njoftohet se personat e përmendur më sipër kryenin transport të emigrantëve të paligjshëm kundrejt…
Më 25 maj do të luhet finalja e Conference League në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri. Në fakt, UEFA është kritikuar shumë nga shtetet përkatëse të klubeve finaliste për shkak se ka zgjedhur të organizojë finalen në një stadium si ky pasi ka një kapacitet të vogël, dhe tifozët nuk do të mund të vijnë dot të gjithë. Megjithatë, lidhur me këtë çështje ka bërë një reagim edhe trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja i cili gjatë një interviste për mediat italiane deklaroi se: “UEFA po mendonte për një sezon eksperimental dhe ndërkohë vitet e fundit është luajtur…
Kryetar i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka dhënë sot një prononcim për gazetarët pas takimit që pati këtë mëngjes me kreun e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla. Në fjalën e tij, Idrizi tha se PDIU e ka gjithë vullnetin të marrë pjesë në procesin e zgjedhjes së presidentit dhe të luajë rolin e saj. Pjesë e këtij takimi ishte edhe Mesila Doda. Ndër të tjera, Idrizi u shpreh se në situatën në të cilën gjendet politika shqiptare momentalisht, është e rëndësishme që kreu i ri i shtetit të zgjidhet në mënyrë konsensuale dhe që të mos jetë i njëanshëm. Kreu i…
Përfaqësimi i Shqipërisë këtë vit në Eurovizion nga Ronela Hajati ka ngjallur mjaft reagime, të cilat u shtuan edhe pas mos kalimit dot në finalen e madhe. Madje skualifikimi i këngëtares shqiptare bëri që fansat e saj të reagonin fort në mbështetje të saj me këngën përfaqësuese “Sekret”, e cila arriti miliona shikime brenda 24 orëve. Kjo këngë goditi aq fort sa i bëri të gjithë ndjekësit anë e mbanë botës të dëgjojnë, këndojnë apo të kërcejnë nën ritmet e saj dhe kjo gjë u vu re nga brohorimat dhe koncertet e shumta që artistja ka zhvilluar. Ndërkohë që Ronela…
Çështja e Butrintit është një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit e cila po diskutohet gjërësisht. Për këtë, vjen një reagim nga Auron Tare i cili është edhe themeluesi i këtij Parku Kombëtar. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Tare ka shpërndarë një nen të Konventës së Parisit të vitit 1972 UNESCO. Kjo Konventë sipas Tares, thekson se Fondacionet nuk mund te jene administratore, por nxitëse të donacioneve për qendrat e Trashëgimisë Kulturore. Reagimi i plotë: FAKTNë Ndihmë të Ministrisë së Kulturës dhe Komisionit të Mediave për çështjen BUTRINTI, me poshte mund te lexoni…
Foshnjat mund të kënaqen me ninullën, por ç’të themi për rastin tonë kur çdo natë, në vend që të pushojmë pas punës, mbytemi? Një nga mendimet tona të para është fuqia e muzikës. Por sa e dobishme është në fund, sipas shkencëtarëve? Kur valët e zërit futen në veshët tanë, trupi i konverton ato në sinjale elektrike, të cilat më pas perceptohen nga truri në një mënyrë tjetër, sipas Fondacionit Sleep. Efekti natyror që ato kanë në trupin tonë mund të ndihmojë ose të vonojë gjumin tonë. Për shembull, një studim i vitit 2012 i botuar në Noise & Health…
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri. Në një status në Facebook shprehet se po zhvillohet një proces gjithëpërfshirës, që synon të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit “Ndërsa vendi fillon procedurat parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përshëndet një proces përfshirës, i cili do të sjellë në postin më të lartë një personalitet që përfaqëson unitetin e popullit, sikurse përcaktohet në Kushtetutën e Shqipërisë.”, thuhet në njoftim.
Largimi i Paulo Dybalas nga Juventus sa vjen e po bëhet më e sigurt megjithatë, destinacioni i argjentinasit ende nuk është përcaktuar. Sipas “Corriere dello Sport”, përveç Interit, për sulmuesin ka hyrë në garë edhe një ekip tjetër në Itali dhe ajo është Roma. Verdhekuqtë do të provojnë të joshin fantazistin argjentinas, të shtyrë fort nga Jose Mourinho. Tekniku portugez ka një simpati të veçantë për Dybala, por përtej dëshirës se Mourinho-s, paga e lojtarit mbetet një pengesë e madhe. Në fakt, Dybala kërkon minimalisht 6-7 milionë euro pagë vjetore, Friedkin, është i gatshëm të bëj një sakrificë të madhe…
Një 4-vjeçare ka përfunduar në spital, pasi ka konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në Heraklio të ishullit grek në Kretë. Sipas medieve lokale nuk janë zbardhur ende rrethanat në të cilat fëmija ka konsumuar alkoolin. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa vogëlushja është transportuar në Qendrën Shëndetësore Miron. Më vonë ajo u transportua në Spitalin Venizelio të Heraklionit për trajtim mjekësor specializuar./
Një varkë me emigrantë u mbyt në veri të një ishulli të pabanuar pranë Porto Rikos. Autoritetet konfirmuan vdekjen e 13 personave, ndërsa 31 të tjerë u shpëtuan. Incidenti ndodhi rreth 16 km larg ishullit të pabanuar Desecheo, në territorin e Porto Rikanit, njoftoi Roja Bregdetare e SHBA. Ka qenë një avion i policisë kufitare që ka pikasur varkën e përmbysur dhe pasagjerët në det, me sa duket pa jelek shpëtimi. Sipas autoriteteve lokale bëhet fjalë për emigrantë. Është e paqartë se sa njerëz ishin në bord kur u përmbys, tha zëdhënësi i Gardës Bregdetare të SHBA Ricardo Castrodad, duke…
Shqipëria do të përfitojë një mbështetje të konsiderueshme për reformimin e Sektorit të Ujit përmes një financimi nga Banka Botërore, që përfshin një hua prej 75 milionë $ dhe një grant prej 6,3 milionë $, miratuar sot nga Bordi i Drejtorëve i Bankës Botërore. Kjo hua është pjesë e Programit Kombëtar prej 135 milionë $ për modernizimin e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në Shqipëri që bashkë financohet nga Qeveria e Shqipërisë. Granti financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO) dhe do të menaxhohet nga Banka Botërore, sipas një njoftimi zyrtar për shtyp. Programi synon përmirësimin e aktivitetit dhe gjendjes…