Author: tirana

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” i cili prej 1 viti e gjysmë menaxhohet nga ‘Kastrati Group’ shënon një fluks pasagjerësh në rritje. Pandemia Covid-19 tashmë ka mbaruar dhe udhëtaret iu janë rikthyer fluturimeve. Vetëm gjatë muajve të parë të vitit 2022 Aeroporti i Rinasit ka shënuar 1 milionë pasagjerë, një shifër e lartë kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të viteve paraardhëse kur pandemia mbylli kufijtë. Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është duke u përgatitur gjithashtu për një numër rekord turistësh që do të hyjnë e dalin nga Shqipëria në sezonin veror që po afron.“Mendojmë se fluksi do të shtohet ende duke…

Read More

Negociatori i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka reaguar përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në “Facebook” lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës, ku tha se grupi i Partisë Demokratike nuk ka miratuar asnjë dokument kriteresh për këtë gjë. Boçi shtroi gjithashtu se Alibeaj po përpiqet të paraqesW një opozitë false dhe kjo duhet të marrë fund, pasi Partia Demokratike ka organet e veta vendimarrëse. Postimi i tij i plotë: Kjo e folura dhe paraqitja e vendimeve personale në emër të Grupit parlamentar të PD-së përpos që është qesharake, mbetet një hile bajate, për të…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha, në daljen e tij në një konferencë për mediat njoftoi se është firmosur kërkesa për mocion për të zhvilluar debat në Kuvend, pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama të bëra në Bruksel për ndryshim të qëndrimit në rast se nuk do të ketë hapje të negociatave. Deklarata të cilat Berisha i cilësoi kërcënuese. “Deputetët e opozitë kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkese për mocion për debat lidhur me kërcënimin që bëri Rama në Bruksel për ndryshimin drejtimit nëse nuk hapen negociatat.”, tha ish-kryeministri. Deklarata: “Zonja Kryetare, siç është bërë e ditur nga mediat, Kryeministri…

Read More

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht shtatë personatë cilët akuzohen për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Sipas burimeve zyrtare, procedimi penal ka nisur konkretisht për Dorjan Nika, 27 vjeç, Olsiana Mucollari, 31 vjeçe, Aleksander Staka, 26 vjeç, Marsida Dauti, 28 vjeçe, Edmond Shehu, 32 vjeç, Iva Jaupi 30 vjeçe dhe Eldrit Papadhima, 22 vjeç. Dyshohet se të rinjtë e përmendur më sipër, ushtronin veprimtari të kundërligjshme në fushën e mashtrimit kompjuterik, në subjekt privat. ABC mëson se bëhet fjalë për një “call center” në të cilën ofroheshin ose shiteshin produkte kozmetike, ndërsa një…

Read More

Vijon lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë që prej 24 shkurtit. Edhe pse përpjekjet për t’i dhënë fund asaj kanë qënë të shumta dhe të vazhdueshme, ende nuk ka asnjë përparim. Ndërkohë, sipas Tgcom24, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se Rusia nuk është kundër një takimi mes dy presidentëve, duke shtuar se kjo është e pamundur të mbahet pa përgatitje adekuate. “Nuk ka përparim në hartimin e një dokumenti të mundshëm që Putin dhe Zelensky të mund të nënshkruajnë. Rusia nuk është kundër një takimi mes dy presidentëve, por është e pamundur të mbahet pa përgatitje adekuate“,…

Read More

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, mirëpriti sot në një takim kryetaren e Këshillit Rajonal të Kharkiv në Ukrainën Lindore, Tetiana Yehorova-Lutsenko, e cila ndodhet këto ditë për vizitë në Shqipëri. Përmes një deklarate, Çuçi tregon se biseduan për situatën e vështirë në Ukrainë dhe specifikisht në rajonin që ajo drejton me një popullsi rreth 3 milionë banorë. “Ishte tejet falënderuese ndaj Shqipërisë për shembullim domethënës që ne kemi treguar me solidaritetin, diplomacinë aktive sidomos në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe jo vetëm, si dhe për ndihmat konkrete që ne kemi dhënë për Ukrainën prej ditëve të para të konfliktit.…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se do të jetë kryetar i PD nëse vullneti i demokratëve do të jetë ky. Në këtë formë iu përgjigj ish-kryedemokrati pyetjes se si do të veprojë nëse vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit nuk njihen nga Gjykata e Apelit. “Nëse më votojnë anëtarët do të jem anëtar i PD. Kushdo tjetër i pazgjedhur do të jetë i Edi Ramës. Është e thjeshtë. Nuk ka asnjë lloj targeri, apeli, për të njohur apo jo forcat politike. Kjo drejtësi kontrollohet nga qeveria dhe jo vetëm qeveria. Kjo e bën më jetik revolucionin që zhvillohet në Shqipëri”,…

Read More

Një i ri ka tentuar që të vetëvritet në Himarë. Pasi njoftoi në emisionin “Me zemër të hapur” për aktin ekstrem, stafi i emisionit ka vënë në dijeni policinë, e cila ka ndërhyrë menjëherë. Kujtojmë se gruaja e të riut me inicialet A.K., u përfshi në një konflikt fizik me familjarët e tij, ndaj ai në gjendje të rënduar psikologjike tentoi vetëvrasje. Por me ndërhyrjen e shefit të Komisariatit të Himarës, është bërë e mundur neutralizimi i të riut, i cili thuhet se ndodhët në gjendje të rënduar psikologjike.

Read More

Skuadra e Milanit vijon të kryesojë kampionatin teksa kanë ngelur edhe 2 javë nga përfundimi i Serie A. Ndeshja e radhës e Milanit është ajo kundër Atalantës dhe entuziazmi tek kampi i kuqezinjve vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë. “Gazzetta dello Sport” shkruan se 75 mijë biletat e disponueshme për ndeshjen kundër Atalantës janë shitur të gjitha. Por, gjtihmonë sipas gazetës në fjalë, kërkesa për bileta ka qënë pothuajse tre herë më e lartë se numri i vendeve në stadium. Kanë qënë rreth 200 mijë kërkesa nga tifozët e Milanit për të parë ndeshjen në stadium, por kjo sigurisht…

Read More

Disa studente femra që dolën vullnetare në edicionin e këtij viti të Eurovisionit kanë ngritur pretendime se janë ngacmuar seksualisht nga kërcimtarët. Në eventin e organizuar në Torino, përveç këngëtarëve, kërcimtarët dhe të ftuarve VIP, kishte dhe vullnetarë. Njëra prej tyre është një studente 20-vjeçare, e cila përdori emrin “Chiara” për të shmangur zbulimin e identitetit të saj, iu drejtua grupit “Non Una Di Meno “, i cili mbështet fushatën #MeToo në Itali si viktimë e ngacmimeve seksuale. Nga sa shkruan prestigjozja britanike “DailyMail”, vajza ka pohuar se kërcimtarët e një artisti, i cili përfaqëson në Eurovizion një vend të…

Read More

Pak javë pasi miliarderi Elon Musk pranoi të merrte në pronësi kompaninë private “Twitter” për shifrën e 44 miliardë dollarëve, ai ka deklaruar së fundmi se po e vendos në pritje ofertën e tij për të blerë rrjetin e njohur social. Musk ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për të blerë Twitter-in. “Marrëveshja për Twitterin është përkohësisht në pritje për të marrë detaje që mbështesin llogaritjen se llogaritë e padëshiruara ose të rreme përfaqësojnë me të vërtetë më pak se 5% të përdoruesve”, shkroi Musk në një postim në rrjetin social. Ky lajm ka bërë që aksionet e Twitter…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediet ditën e sotme risolli sërish në vëmendje rrëzimin e rezolutës në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë”. Rezoluta nuk kaloi dje në Parlament pasi 51 deputetë votuan kundër. “Dënimi i gjenocidit është një detyrim madhor, moral por edhe ligjor ndërkombëtar. Dje në Parlament ndodhi akti më i rëndë në 30 vite. Shqipëria ishte vendi i vetëm që nuk ka dënuar asnjë nga gjenocidet që kanë ndodhur. U mohua genocidi i konfirmuar nga Gjykata. Shqipëria jo që nuk e ka dënuar, por shkalla e lartë e kriminalizimit të pseudo mazhorancës së…

Read More