Author: tirana

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se nuk është arritur asnjë marrëveshje për targat në Bruksel, në takimin ndërmjet kryenegociatorëve nga Kosova dhe Serbia. Ai ka thënë se rezultatet nga takimi janë të përziera. Megjithatë, ka thënë Lajçak, është shënuar progres në çështje të tjera, përfshirë energjinë. “Sapo përfunduam takimin e sotshëm të kryenegociatorëve në Bruksel. Rezultatet janë të përziera. Fatkeqësisht, asnjë marrëveshje nuk është arritur për targat, megjithatë është shënuar progres në fusha të tjera, përfshirë energjinë. Puna do të vazhdojë”, ka shkruar…

Read More

Ministra e Mbrojtjes njofton se është përmbyllur stërvitja “Rinas 22”. Në këtë stërvitje kanë marrë pjesë trupat e Policisë Ushtarake. Sipas ministrisë trupat treguan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen dhe demonstruan nivel të lartë përgatitjeje. “Trupat e Policisë Ushtarake treguan aftësitë e tyre më të mira në stërvitjen “Rinas 22”, gjatë së cilës testuan kapacitetet operacionale. Efektivët e kompanisë së parë demonstruan nivel të lartë përgatitjeje, të denjë për detyrat dhe përgjegjësitë kanë, siç ishte dhe Task Forca e Përbashkët e Gatishmërisë Shumë të Lartë, një strukturë e NATO-s e aftë për t’u dislokuar kudo dhe kurdo…

Read More

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend. Ditën e sotme nuk është shënuar asnjë humbje jete. Sakaq, nga 871 testime, kane rezultuar pozitive 49 qytetarë, ndërsa 31 të tjerë janë shëruar. Statistika (13 Maj 2022) Raste të reja ditore 49Të shëruar në 24 orë 31Të shtruar në spitale 5Humbje jete në 24 orë 0Testime ditore 871 Testime totale 1,816,684Raste pozitive 275,534Raste të shëruara 271,812Raste Aktive 225Humbje jete 3,497 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 121Fier 28Vlorë 19Shkodër 14Elbasan 9Lezhë 8Berat 8Gjirokastër 7Durrës 5Korçë 3Kukës 3″

Read More

Prej 18 muajsh senatori zviceran, Dick Marty, është nën mbrojtje policore. Kjo pasi jeta e tij është në rrezik si rezultat i një paralajmërimi nga dhjetori i vitit 2020 se është vënë nën shënjestër të shërbimeve të inteligjencës serbe për ta vrarë.Siç është potencuar edhe më parë, 77 vjeçari, nuk guxon të dalë nga shtëpia pa jelek antiplumb dhe është në mbrojtje të rreptë policore, pasi shërbimi sekret zviceran ka marrë informacione se shërbimi sekret serb ka parapaguar vrasës për prokurorin liberal që hartoi raportin kundër UÇK-së.about:blank Lidhur me rastin e Martyt, “Amnesty International” ka dalë me një kërkesë ndaj…

Read More

Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj, hodhi poshtë zërat se finalja e Conference League mund të ishte zhvendosur në Athinë, për shkak të debateve me Federatën Shqiptare të Futbollit. Gjatë intervistës në Top Albania Radio, Veliaj theksoi se nuk ka pasur asnjëherë një rrezik të tillë. “Unë do i qëndroj gjithmonë disa parimeve për të pasur transparencë edhe në futboll, siç kemi në shumë fusha të tjera. Këtë s’e luan topi! Jo vetëm që nuk kemi pasur asnjëherë një rrezik që finalja të shkojë në Athinë, por them se më vjen keq që një pjesë e jona, gëzohet kur…

Read More

Një ngjarje ka ndodhur ditën e sotme në Greqi ku drejtoresha e shkollës për fëmijë me aftësi të kufizuara ka kafshuar në këmbë nxënësin autik 11 vjeç. E ëma e fëmijës ka denoncuar rastin e çuditshëm, pasi fëmija ishte kthyer nga shkolla me shenjën e kafshimit në këmbë. Mediet greke shkruajnë se mësuesja i ka thënë nënës se lëndimet në trupin e fëmijës janë shkaktuar kur ajo bashkë me drejtoreshën po tentonin të largonin fëmijën nga drejtoresha, pasi ky i fundit e ka kapur prej flokësh.

Read More

Teksa PS ka 9 vite në pushtet, deputeti Erion Braçe konstaton se ende ka burokraci të shumta në institucionet shqiptare. about:blank Ditën e sotme ai postoi në faqen e tij në Facebook një video nga drejtoria e bujqësisë në Lushnje ku flet për aplikimet, burokracitë dhe fermerët që po marrin naftën. “Për naftën! Në drejtorinë e bujqësisë Lushnjë! Po i vjen radha të gjithëve! Ngadalë, por radha po vjen tek gjithkush. about:blank Burokraci pa fund e ngadalësi prej burokracisë; Jemi ende tek data 8 mars siç javën e kaluar; 60% e aplikimeve është nga data 25 shkurt deri në datën…

Read More

Nga Elbasani ku nisi sot fushatën për kreun e PD-së, Sali Berisha zbuloi bisedën me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha, ku i kërkohej përjashtimi i tij nga PD. “Miqtë e mi! Unë e kuptoj se shumë debate ka pasur mbi qëndrimin e Sali Berishës dhe jam i bindur se jo të gjithë e kanë pasur të qartë se ky qëndrim në mënyrë absolute kishte në themel si energji dashurinë për këtë vend dhe për këtë komb dhe kjo ishte forca ime. E ka shpjeguar në keqinterpretim Lulzim Basha njëherë këtë gjë. Në një bisedë me të më tha se po…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj Serbisë sot, kur tha se po përgatitet për genocide të tjera. Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se nuk do ta lejojë Presidentin Aleksandër Vuçiç që të nënshtronte Ballkanin, por që do t’I jepte përgjigjen që meriton. Teksa fliste nga selia blu, lideri historik i Partisë Demokratike nuk u kursye në akuza ndaj maxhorancës kur tha se rrëzimi i rezolutës së Srebenicës tregonte se Shqipëria nuk ishte e gatshme që të dënonte genocidin serb. Ai sfidoi kryeministrin Edi Rama që të kalojnë ligjin në parlament për të përjashtuar kryeministrat nga çdo lloj…

Read More

Fushata e ish-kryeministrit Sali Berisha për kreun e PD ka nisur me incident në Elbasan. Sapo ish-kryeministri ka nisur fjalën para demokratëve, një i pranishëm në gjendje të dehur ka nisur të bërtasë, dhe disa persona të tjerë kanë tentuar ta largojnë. Por vetë ish-kryeministri duke parë gjendjen e personit përballë e ftoi që të afrohej për të dëgjuar atë që kishte për të thënë. Ka zgjatur vetëm pak minuta situata e tensionuar, dhe më pas personi është larguar nga podiumi.

Read More

Rama ka publikuar në Facebook videon, ku ambasadori dhe përfaqësuesi i Përhershëm i vendit tonë në OKB, Ferit Hoxha ka folur në Këshillin e Sigurimit në New York dhe ka dënuar në emër të Shqipërisë genocidin e Serbisë në Srebrenice, duke nxjerr blof edhe njehere hipokrizine e Sali Berishes i cili propozoi dhe iu rrezua dje nje rezolute per kete ceshtje. Shqiperia ka reaguar ne date 11 Maj, pra perpara Berishes. Reagimi i kryeministrit Rama: 🔴Kjo video është për ata që akoma budallallepsen nga shejtanbudallallëqet e një të damkosuri botërisht si Katrani me Bojë i Shqipërisë🫣Ja si ka folur Shqipëria…

Read More