Author: tirana

Këngëtari Endri Prifti në një intervistë që ka dhënë mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’ u shpreh se është penduar për disa dite të këqija që ka kaluar, ku shprehet se ka qenë nën efektin e ‘helmeve’ Ester Bylyku: Më trego një rast, për diçka që ti ke bërë në gjendje të dehur dhe më pas je penduar. Endri Prifti: Këto kanë të bëjnë me ato helmet që them unë, që rri shumë keq në ambiente që s’duhet të jesh. Rri kot, nuk e kupton se çfarë gabimi po bën, je duke bërë një gabim që nuk e meriton,…

Read More

Kharkiv ka qenë në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse që nga fillimi i pushtimit. Sipas raporteve të fundit, Ukraina ka detyruar forcat ruse të tërhiqen nga Kharkiv – me sa duket “duke fituar betejën” për qytetin, sipas një instituti të SHBA-së, shkruan BBC. Një zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se “përpjekjet kryesore të armikut janë të përqendruara në tërheqjen e njësive të tij nga qyteti i Kharkiv”. Ndërkohë, gazetarët e Reuters thonë se qyteti verilindor ka qenë i qetë për rreth dy javë. Por Moska ende po bombardon zonat e afërta, megjithatë – duke përfshirë Dergachi,…

Read More

Mbrëmjen e kësaj të shtune do të zhvillohet finalja e madhe e ‘Eurovision 2022’. Pjesë e saj janë 25 shtete, që sonte do të konkurrojnë për vendin e parë. Në gjysmëfinalen e dytë u zgjodhën edhe 10 shtetet e tjera finaliste që janë Australia, Azerbajxhani, Belgjika, Çekia, Estonia, Finlanda, Polonia, Rumania, Serbia dhe Suedia. Në gjysmëfinalen e parë 10 vendet që u kualifikuan ishin Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia dhe Holanda, ndërsa 5 vendet Franca, Italia, Anglia, Gjermani dhe Spanja shkojnë automatikisht në finale. Finalja e madhe do të mbahet në stadiumin ‘Pala Olimpico’ në Torino…

Read More

Ndahet nga jeta ish-deputetja e PS dhe pedagogia Edlira Haxhiymeri. Lajmi është bërë me dije nga familjarët. Haxhiymeri vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mundi të fitojë betejën.

Read More

Ky është momenti kur i vihet flaka automjetit të punonjësit të policisë në Shkodër. Shihet se autori, i cili mban ë kokë një kapuç afrohet pranë automjetit tip “Mitsubishi” dhe i vendos zjarrin. Pasi makina përfshihet nga flakët ai largohet menjëherë duke vrapuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”. Automjeti në pronësi të efektivit S. K., 54 vjeç ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit. Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.  https://www.youtube.com/watch?v=uV44nsQo7aA&feature=emb_err_woyt

Read More

Fundjava nisi me fluks të lartë mjetesh e qytetarë të Kosovës që kaluan në Pikën e përbashkët Kufitare të Morinit me destinacion Shqipërinë. Policisë Kufitare i është dashur të punojë me procedure të përshpejtuar që prej orëve të para të ditës, duke shmangur radhët dhe qëndrimet e panevojshme në kufi. Heqja e masave kufizuese të pandemisë prej 1 Majit jo vetëm që ka shmangur vonesat në kontrollet kufitare, por edhe ka rritur fluksin e qytetarëve që kalojnë në dy anët e kufirit. Sipas policisë kufitare në orët e para të kësaj të shtune kanë hyre në Shqipëri më shume se…

Read More

Sipas prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova, deri më tani po hetohen 11, 000 raste për krime lufte dhe 40 të dyshuar, shkruan The Guardian.Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venedictova tha se zyra e saj po hap raste të reja të krimeve të dyshuara të luftës nga forcat ruse, të cilat arrijnë total prej 11.000 çështjesh penale. Venedictova shtoi se “Në të ardhmen e afërt do të hetohen edhe çështje të tjera dhe autorët do të dalin para drejtësisë”. Komentet e saj erdhën pasi në Kiev u mbajt gjyqi i parë për krimet e luftës që nga fillimi i pushtimit në…

Read More

Automjeti i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”. Sipas “uniformave blu” është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç. Makina ka qenë e parkuara para banesës së efektivit. Njoftimi i policisë: Më datë 14.05.2022, rreth orës 04:00, në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, është djegur pjesërisht mjeti tip “Mitsubishi” në pronësi të shtetasit S. K., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë Shkodër. Automjeti ka qenë i parkuar përpara banesës së këtij shtetasi. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e…

Read More

Urbani elektrik që u përfshi në aksident më 29 prill në Tiranë dhe mbeti si urë në dy brigjet e Lanës është spostuar mbrëmjen e kaluar. Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. “🚨 Me kërkesë të prokurorisë që po heton aksidentin unik, kërkohet spostimi i mjetit për të bërë ekspertizën autoteknike në garazh/terren 🚍Mjeti u spostua mbrëmë! Do të rikthehet në përfundim të hetimeve po aty si instalacion për kujdesin në qarkullim.🚸 🚨 Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren 🚍Mjeti u…

Read More

Orët e para të ditës në vendin tonë do të jenë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të lehta të vranësirave në zonat malore. Por mesdita dhe pasditja kryesisht sjellin zhvillim të vranësirave në vend duke krijuar mundësi për reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët. Ndërsa bregdeti në pjesën më të madhe do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi…

Read More

Kur na ndajnë edhe dy ditë nga raundi i parë i votimit në Parlament për Presidentin e ri të vendit, gjasat janë që deri të hënën të mos ketë asnjë emër për të cilin 140 deputetët do të votojnë. Ky është konkluzicioni i takimit të djeshëm mes tre negociatorëve të PS-së, Taulant Balla, Elisa Spiropali dhe Damian Gjiknuri dhe dy nga tre grupet parlamentare të opozitës. Fillimisht ishte Shpëtim Idrizi i cili u takua me grupin socialist e më pas Fatmir Mediu. Ndërkohë që kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj nuk ishte i pranishëm në këto bisedime.https://www.youtube.com/embed/I0s8f9y1BX0Në përfundim…

Read More