Author: tirana

“Interfax Ukraine” bën me dije se sipas një njoftimi për shtyp të Prokurorit të Përgjithshëm në Telegram, plot 227 fëmijë janë vrarë dhe mbi 420 të tjerë janë plagosur, shkruan la repubblica. Megjithatë, vlen të theksohet se këto të dhëna nuk janë përfundimtare pasi hetimet ende vazhdojnë në territoret e pushtuara dhe të çliruara të Ukrainës. Si rezultat i bombardimeve të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse, janë dëmtuar  1748 institucione arsimore, 144 prej të cilave janë shkatërruar  plotësisht.

Read More

Këngëtari kosovar, Robert Berisha ka bërë publike se ka krijuar një romancë të re. Ish-bashkëshorti i Nora Istrefit ishte i ftuar në “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku është shprehur se tashmë ka një partnere në krah dhe se marrëdhënia që ata kanë krijuar është diçka e fortë. Roberti rrëfeu se ishte në një lidhje, e madje ajo e kishte shoqëruar atë edhe në studiot e TAR. Vajza në fjalë quhet Laureta. Pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee, tani…

Read More

Policia e Korçës ka arrestuar një 43-vjeçar i cili akuzohet për kultivim të bimëve narkotike dhe shpërndarje të tyre. Sipas “bluve” të Korçës, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet G. V., banues në fshatin Belorta, ndërsa u procedua penalisht shtetasi me inicialet A. Sh., 34 vjeç, banues në fshatin Hoçisht. Njoftimi i policisë: Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohen doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, fara kanabisi dhe një peshore elektronike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit…

Read More

Hëna po përgatitet të vishet me të kuqe. Në natën mes 15 dhe 16 majit do të jetë eklipsin total i saj, e ashtuquajtura “Hëna e Kuqe”.Fenomeni do të jetë i dukshëm edhe nga Italia, por vetëm për pjesën e parë, sepse kulmi, në fakt, për fat të keq do të jetë në agim, kur Hëna perëndon dhe për këtë arsye nuk do të jetë e vëzhgueshme. Ndërkohë, Unioni Italian i Astrofilëve (Uai) organizon një aktivitet në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Astrofizikës (Inaf) me fillim nga ora 21:00 e së dielës 15 maj, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.…

Read More

Këtë fundjavë, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë, Olta Xhaçka ishte e pranishme në takimin jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin. Në fokus të këtij takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), ishte situata në Ukrainë, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO-s. Në fjalën e saj, ministrja Xhaçka e vuri theksin tek mbështetja për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për…

Read More

Mbrëmjen e djeshme ishte nata finale e Festivalit Muzikor Eurovision 2022, e cila u zhvullua në Torino të Italisë. Mes 25 artistëve finalistë nga po aq vende konkuruese, fituese u shpall Ukraina, një shtet i cili pavarësisht se ndodhet në një gjëndje të tmerrshme lufte i’a doli të triumfojë në një event kaq të rëndësishëm ndërkombëtar. Ukraina përfaqësohej në këtë festival nga “Kalush Orchestra”, të cilët pas fitores dhanë një deklaratë për mediat. “Është e vështirë të thuhet se çfarë do të ndodhë tani, është hera e parë që fitojmë Eurovizionin. Kemi një leje të përkohshme për të qëndruar në…

Read More

Presidenti i Bayern Munich, Harbert Hainer ka reaguar përsëri lidhur me të ardhmen e shumë përfolur të sulmuesit Robert Lewandowski, duke hedhur poshtë çdo aludim për një largim të tij nga bavarezët në fund të këtij sezoni. “E përsëris, Lewandowski ka një kontratë deri në qershor të vitit 2023 dhe do të luajë për ne deri atëherë. Kur nënshkruan një kontratë, nuk mund të flasësh për ta detyruar dikë ta përmbushë”, u shpreh Hainer për “Sport1”. Bayern president Herbert Hainer: “Again, Lewandowski has a contract until June 2023 and will play for us until then. When you sign a contract,…

Read More

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö është shprehur me qëndrim zyrtar se vendi i tij ka vendosur të aplikojë për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, ky vendim ka tensionuar raportet mes Helsinkit dhe Moskës. Para pak ditësh, Kremlini kërcënoi me “hakmarrje tekniko-ushtarake”, duke theksuar gjithashtu një vendosje të mundshme të armëve taktike bërthamore pranë rajonit të Balltikut. Vetë presidenti rus, Vladimir Putin ia sqaroi presidentit finlandez pasojat e vendimeve të tij, që “Nuk ka asnjë kërcënim nga ana jonë për sigurinë tuaj, por hyrja juaj në NATO do të ndikojë vetëm negativisht në marrëdhëniet me Rusinë”. Teksa nga Kievi Mikhailo Podoliak, këshilltari…

Read More

Ndërkohë që rrjeti ka zjerë pas deklaratës së bërë pak ditë më parë nga Sabiani, ku tha se një nga ata që kishte përfituar më shumë nga miqësia e tij ishte Iliri, sot ai ka bërë një tjetër reagim. Këngëtari ka postuar një video në “Instastory”, ku si duket ka qartësuar gjithçka sa i takon miqësisë me fituesin e “Big Brother VIP”, Ilir Shaqirin. Kahas videos në “Instastory”-n e tij, Sabiani shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin, i cili nuk e ka ripostuar videon.Mesa duket me këtë postim Sabiani i ka dhënë një mesazh…

Read More

Një pjesë e mire e qytetarëve të Kharkiv po kthehen në në qytet pas tërheqjes së forcave ruse. Sipas asaj që njoftojnë mediat ndërkombëtare, lajmi bëhet i ditur nga angjencia “Ukrainska Pravda”, e cila i referohet deklaratave të kreut të rajonit, Oleg Sinegubov. “Njerëzit po kthehen në qytetin e Kharkiv, të paktën 2000 persona kthehen çdo ditë. Tani duhet të zgjidhim problemet e strehimit, sepse rreth 4000-5000 njerëz jetojnë ende në metro. Duhet të sigurojmë të paktën strehim të përkohshëm në pritje të ndërtimit të të rejave”, tha ai.

Read More

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ai është arrestuar në sajë të operacionit të është zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës. Burime bëjnë me dije se me finalizimin e operacionit të koduar “Drug Dealer” në pranga u vu M. M., 27 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, bazuar në informacionet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike. I riu akuzohet për veprat penale  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’’…

Read More

Ditën e hënë, përfaqësues të Juventusit do të takohen me ata të mesfushorit Paul Pogba për të negociuar një rikthim të tij në Torino. Prestigjozja italiane “La Gazzetta dello Sport” zbardh detaje nga oferta që bardhezinjtë do të bëjnë për kampionin e botës. Sipas gazetës në fjalë,Juventusi do t’i ofrojë atij 7.5 milionë euro në sezon, plus bonuse që do ta çonin pagën e tij deri në 10 milionë euro. Mesfushori përfiton më shumë aktualisht tek skuadra angleze e Manchester United, ndërkohë që edhe PSG ofron më shumë se klubi nga Torino.

Read More